INTERPOL-i po sfidon profesionalizmin në Kosovë!

Opinione

INTERPOL-i po sfidon profesionalizmin në Kosovë!

Nga: Armend Halimi Më: 12 janar 2017 Në ora: 18:24
Armend Halimi

Si kurr më parë, në vendin tonë është bërë tem diskutimi njëra prej organizatave ndërkombëtare më me zë,  siq është INTERPOL, ndryshe organizata më e madhe e Policisë Ndërkombëtare. Sigurishtë këtij diskutimi i parapriu arrestim i ish-kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj nga autoritetet franqeze në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Serbia, ku ky i fundit akuzohet për krime lufte nga shteti në fjalë.

Është interesant fakti, se edhe pse diskutohet një gjë e tillë, lë përshtypjen se elita politike, e sidomos ajo që thirret në profesionalizmin e shqyrtimit të cështjeve të rendit dhe drejtësisë, nuk kan të kjart se qka në të vërtetë është kjo organizat, cilat janë fushëveprimet apo mandate e saj, etj, gjë që po të ishin shprehur, sigurishtë që do kishin vë në pah lëshimet që kjo organizat bënë në disa nga operacionet e saja.

Andaj, në mungesë të një trajtimi të duhur profesional të problematikës që është shfaqur prej vitesh, sidomos tash e sa javë që nga arrestimi i z.Haradinaj, konsideroj se është me vend të vë në pah disa nga pikat më thelbësore të kësaj organizate, gjë që në të vërtetë do sqaronin se qka në të vërtëtë është dhe si duhet të veprojë apo mos veprojë INTERPOL-I, konkretishtë se në cilat raste tejkalohen autorizimet e saja.

Cka është INTERPOL-i?

Kjo organizatë, me qëllim të realizimit të vizionit të saj të përcaktuar që është “lidhja e policive botrore” si dhe për të jetësuar misionin “për bashkëpunim ndërkombëtarë me qëllim të luftimit dhe parandalimit të krimit, dhe krijimin e sigurisë së njerzëve” ka bashkuar brenda saj 190 vende antare. Pra, më një fjalë, INTERPOL-i është krijuar si një synonim i policisë globale, kjo duke u jetësuar nëpërmes bashkëpunimit të policive të ndryshme të botës me të vetmin qëllim për të bërë një botë më të sigurt.

Si vepron INTERPOL-i dhe cilat janë shkeljet me rastin e Kosovës?

Në mënyrë që kjo lidhje mes policive të shteteve të ndryshme të jetë afatgjate dhe produktive në vizionin dhe misionin e përcaktuar, INTERPOL  vepron mbi bazën e një kushtetute apo statuti që ka krijuar, në të cilën shpreh qëllimin dhe objektiat e saj për t’i konkretizuar me strategji, siq është ajo tri vjecare 2017-2020, e që kryesishtë ka të bëjë me ofrimin e informacioneve dhe ndihmës reciproke mes policive nacionale në 365 ditë në vit .

Nëse marrim për bazë anën ligjore të fushëveprimit të INTERPOL-it, si dhe shkeljet apo lëshimet me rastin e Kosovës, duhet nisur që nga kushtetuta apo stuati i këtij organi.

Në këtë drejtim, ndonse duket e pabësushëme për lëshimet që mund të ketë kjo organizat, sidomos me rastin e përndjekjeve në Kosovë, megjithatë, nëse analizojmë anën ligjorë të veprimit, ku INTERPOL  në njërën prej neneve të kushtetutës së saj ka të theksuar se në cilat raste duhet të jetë neutrale, siq është e shpehur në nenin 3, ku thuhet se rrepsishtë e ndaluar të ndërmarr operacione në krimet me motive apo karakter politik, ushtarak, fetar apo racor,  dhe po të shohim në anën tjetër arrestimet ndaj shqiptarëve të Kosovës që kryhen në emër të fletëlëshimeve nga kjo organizat të ngritura nga Serbia, do vrehen lehtësishtë shkeljet flagrante në këto raste, ngase, për shqiptarët e Kosovës, siq është rasti më i freskët me arrestimin e z.Ramush Haradinaj, këto fletë arreste janë ngritur pikërishtë me anë të aktakuzave që ngërthejnë në vete gjoja krime me motive politike apo ushtarake të kryera nga ish-ushtarët e UCK-së, e që për cudi, këto fletëarrestime i ekzekuton pikërishtë vendi në të cilën ka selin qëndrore INTERPOL e cila është në Lyon të Francës.!

Pos kësaj, po të marrim për bazë edhe nenin 1 të kështuetuës së INTERPOL-it, ku thuhet se kjo organizat tërë misionin dhe vizionin e saj do e realizoj në frymën e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe ligjit ndërkombëtar, dhe misionin e saj për një siguri më të mirë në botë për të gjithë njerzit, dhe nëse marrim për bazë arrestimin e fundit të z.Ramush Haradinaj,  pëkundër lirimit si plotësishtë të pafajshëm në gjykimet e kryera të më hershëme nga Tribunali i Hagës, del se, për habi, sikur pavetdijshëm, me apo paqëllim lëshimet e kësaj organizate nuk kan të ndalur, ngase për veq tjerash, në nenin 11 të Deklaratës Universale, mes tjerash thuhet…”Asnjëri nuk duhet të dënohet për veprimet ose mosveprimet të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare…”, qka do të thotë se, as përndjekje nuk duhet filluar, e që duke njohur drejtën ndërkombëtare me epërësi ndaj asaj nacionale, gjykimet e më hershëme të z.Haradinaj në Tribunal janë bërë pikrishtë me anë të drejtës ndërkombëtare, të cilat e nxorën plotësishtë të pafajshëm. Po ashtu, vlenë të theksohet, se arrestimi i tillë bie në kundërshtim po ashtu me parimin bazë të së drejtën ndërkombëtare të njohur si “Ne bis idem” që do të thotë, as kush nuk mund të gjykohet për një vepër penale, për të cilën është gjykuar një herë”.!

Me këtë rast, duhet shprehur edhe një shqetësim se, këto shkelje nuk janë si rezultat vetëm i veprimeve serbo-franqeze, por për deri sa kryhen me fletëarrestime të INTERPOL-it, dhe përderi sa nuk reagon sekertariati i përgjithshëm i kësaj organizata ndaj këtyre, konsideroj se këto shkelje shkojn në tërësi në adres të kësaj organizate, për rrjedhojë edhe në përgjegjësi të saj.!

Kosova duhet kërkojë ndihmë nga shtetet mike si antare të kësaj organizate!

Duke qenë se kushtetuta e INTERPOL-it mundëson mbledhjet e jashtëzakonshme të asamblesë së përgjithshëme me kërkesë të komitetit ekzekutiv apo shumicës së antarëve për veq atyre që mbahen një herë në vit, Kosova nëpërmes shteteve mike të saj që janë antare të kësaj organizate, siq Shqipëria, Amerika, etj, do duhej të loboj që të ngrit shqetësimet për fletarrestimet e shtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe pikrishtë kushtetutën e saj.

Rëndësia e antarsimit në INTERPOL dhe sfidat e Kosovës.!

INTERPOL, duke qenë polici multi nacionale, me shkëmbim të informative dhe përvojave nga policit më moderne të botës, antarsimi i Kosovës në të, do ndikonte direkt për veq evitimit të shkejeve në përndjekje të qytetarëve të saj,  po ashtu edhe në ngritjen e profesionalizmit. Po ashtu, me antarsim në këtë organizat, Kosova do të përfitonte direkt edhe në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në vend, ngase, INTERPOL, ka zyren operative që punon 24 orë në ditë për të shkëmbyer informata të menjëhershëme për secilen kërkesë të shteteve antare, e bashkë edhe me ndihmen operacionale që ofron kjo organizat nëpërmes ekipeve mbështetëse kur do që kërkojnë vendet antare për asistenc në hetimin dhe zbulimin e krimeve të rënda, siq mund të jenë rastet që u përballë së fundi vendi ynë me kontestimin e rrethanave të vrasjës së një të riu në qendrën e paraburgimit.

Sipas asaj që dihet, Kosova deri më tani ka aplikuar dy herë për antarsim në këtë organizat, ashtu siq edhe njeh të drejtën e se cilit vend kushtetuta e INTERPOL-it për të paraqit kërkesë antarsimi para asamblesë së përgjithshëme të saj, kërkesë të cilën duhet aprovuar 2/3 e antarëve, por që në të dya rastet Kosova dështoj. Në këtë drejtim, antarsimi i vendit në këtë organizat konsiderojë se është duke dështuar për disa arsye, ndër të cilat janë: dështimi në lobim, si dhe paraqitja e imazhit jo të mirë të Policisë së Kosovës karshi arenës ndërkombëtare. Sa i përketë të parës, konsideroj dështim në lobim, ngase INTERPOL është organizat, sikurse cdo organizat tjetër ndërkombëtare që duhet lobuar për të krijuar përkrahje nga shumica e vendeve antare. Ndërsa, e dyta, veprimet e e fundit të ndërmarra në arrestimet masive të policëve të Kosovës, sa do që të jenë të bazuara për akuazat e ngritura ndaj tyre, kanë  jap goditje të rënd imazhit të këtij institucioni, duke pasqyruar si një institucion të kriminalizuar dhe të papërgaditur për antarsim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat