Dikush tjerr lesh, dikush i end penjët, e dikush i thur çorapët

Opinione

Dikush tjerr lesh, dikush i end penjët, e dikush i thur çorapët

Nga: Dedë Preqi Më: 13 janar 2017 Në ora: 08:39
Dedë Preqi

Të gjitha këto, natyrisht janë rrethana që nuk mund të mos themi se nuk duhet të mirren parasysh, nëse duam të kuptojmë rrugën në të cilën jemi nisur ta ndërtojmë demokracinë dhe ta shfrytëzojmë në mënyrë të dinjitetshme dhe në shërbim të jetës normale, që kjo liri dhe demokraci të bëhët realitet.

Nga ana tjetër, të gjitha këto do të ishin shkaqe irelevante sikur të mos gjenin jehonë problemet e sotme ndërnacionale, në një shqyrtim të boshtit relevant, duke mos gjetur një zgjidhje adekuate, apo duke mos mundur ti evitojmë plasaritjet e kohës, si dhe defektin më të vogël, i cili vazhdon pa u ndalur, edhe pse shqiptarët e provojnë të bëjnë përputhjen harmonike të saj.

Serbia akoma e luan rrolin e shtrigës, e cila sado që duket se shpërthen në sipërfaqe me normat e demokracisë, ajo është e zhytur aq thellë në llumin e mitit të vet serb dhe millosheviqean, sa që e ka vështirë të depërtojë nga ky iluzion i turbullt, duke i nxitur dhe skërfitë plagët e së djeshmës, të cilat akoma e kanë të freskët stuhinë shpirtërore që ua shkakëtojë shqiptarëve dhe shumë popujve tjerë në rajon.

Dhe kjo plasaritje, nuk po lejon që ta pranojmë si përfundim aktin e saj të brishtë dhe tragjik, aq më keq, kur kjo me veprimet direkte dhe indirekte, provon edhe sot atë praktikë, në kohën kur nuk mund ta marrim me mend fundin e kësaj loje të ndytë, e cila nuk po lejon ti hapim sytë.

Dhe, për ç’arsye Serbia nuk ndjehët njëherë e rëhatshme, apo e çetësuar dhe me fqinjët e vet shqiptarë kërkon të nxisë probleme e dhëmbje të kësaj natyre, kinse ndonjëherë shdërrohet në realitet para ndërkombëtarëve, apo në Bruksel, ndërsa rrëfimet e saj marrin kahe tjetër çoroditëse.

Pse Serbia nuk po mirret me  gjendjen e popullit të vet dhe me minoritetet që jetojnë në këtë vend, të cilët ankohen përditë me problemet e tyre dhe diskriminimet që iu bëhën nga vetë shteti i saj, sidomos shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, dhe për një arsye fare të thjeshtë, atyre nuk u lejohet të mësojnë në shkolla as nga librat e gjuhës amnore.

Një dramacitet të këtillë ajo po e luan edhe në Mitrovicën e veriut të Kosovës, ajo me serbët e veriut po luan sikur maçoku me minjët, sa herë i thërret në «dasëm», ata kërcejnë dhe nuk dinë se çka po bëjnë me të ardhmën e tyre, duke e mos kuptuar shëmtinë që po ua sjell dhe afron Beogradi.

Por, kjo është pak sa e çuditshme, kur Europa po bënë përpjekje që ti rregullojë dhe ndërtojë marrëdhëniet në mes popujve të saj, ndërsa në anën tjetër, fare pak duket se reagon në mënyrë korekte me Serbinë, se çfarë planesh ajo po projekton dhe zbaton në veriun e Mitrovicës, duke u përzier në çështjet e brendshme të Kosovës, jo vetëm që ura mbi lumin Iber nuk po lëshohet në qarkullim, por tani edhe muri po ndërtohet, si një simbol i ndarjes së këtij vendi.

Kjo situatë tregon një gjendje pasigurie në zemër të Europës, aq më pak është një gjendje që jep shpresa ti shërojë plagët e së kaluarës së dhimbshme, që akoma rrjedhin e gjakojnë në zemrat e shumë nënave shqiptare, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dinë për eshtrat e bijave dhe bijve të tyre të pa gjetur.

Ndërkaq, qeveria Kosovës, i ka bërë disa takime në Bruksel, me qeverinë e Serbisë, dhe me ndërmjetësimin e autoritetëve europiane, por sikur janë të pa mjaftueshme dhe shumë pak efektive marrëveshjet e tyre, sidomos në llogari të Kosovës dhe popullit të saj, apo të cilat janë vetëm skeqe të politikave ditore, që e marrin kohën liderët politik të palëve, kinse po bëhët një marrëveshje, duke bërë ndonjë foto propaganduese, sa për ta mashtruar opinionin.

Me këto propaganda nuk mund të arrihet paqa dhe stabiliteti në vend, por edhe as në rajon, nëse këto rrëfime dhe konstrukcione të momentit që rrjedhin nga Brukseli në mes palëve vazhdojnë në këtë pozicion, apo nuk na bindin se po vendoset një bazament i qendrueshëm i marrëdhënieve  në mes palëve kundërshtuese, e aq më pak të hamonizohet jeta në mes tyre.

Kosova ia hedh fajin Serbisë për mos seriozitetin e saj në marrëveshjet e Brukselit. Serbia ia hedh fajin Kosovës, për mos suksesin e zbatimit të marrëveshjeve dhe mos respektimin e tyre me Asosacionin e komunave në veri të Kosovës. Dhe Brukseli, qëndron në pozicionin e vet të prekurorit, por më shumë në favor të njërës palë, për faktin se qytetarëve të Serbisë, por edhe kriminelëve të saj, ua ka hapë dyert në Europë, që të lëvizin të lirë, por jo edhe qytetarëve të rëndomtë të Kosoves.

Në njërën anë Serbia,  është fare pak koperuese, duke endë penjët e saj politik në mënyrë dhelpërake dhe duke i ikur zbatimëve të marrëveshjeve, kurse Kosova, me politikën e brishtë të saj dhe fare pak të çartë me kërkesat dhe nevojat e veta, duke tjerrë lesh me politikën e saj të butë e fare të  shkathtë, mundohet ti rezistojë kësaj politike të makinerisë famoze serbe.

Ndërsa Europa, është ajo, që nuk i bëhët vonë, në fakt pasojnë problemet në mes palëve, të cilat janë shumë të ndieshme dhe kërkojnë zgjidhje akute, duke pritë se çka po veprojnë palët në mes vete, ndoshta një ditë do të pajtohen vet, dhe për t’ua thurë modelin  e duhur dhe për t’ua futur këbët e tyre të acaruara në çorapa të ngushta, në mënyrë që këto dy vende të vazhdojnë, apo mos të vazhdojnë rrugën e tyre për në Europë?...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat