Bora, Ramushi dhe treni rus…

Opinione

Bora, Ramushi dhe treni rus…

Nga: Sevdail Hyseni Më: 15 janar 2017 Në ora: 08:23
Sevdail Hyseni

Nga Java e parë dhe e dytë e janarit të Vitit të Ri, u nis me probleme nga qielli e nga toka. E para e cila urimet e tona, për një vit të mbarë, të suksesshëm e me fat, gjatë ndërrimit të motmotit, ishte dhurata e borës, që solli gëzim dhe trishtim në viset tona.

Shqiptarët reaguan si komb, secili në republikën e provincën e vet, për t’u mbrojtur nga stuhia e borës, ngrica dhe akulli. Po me kaq, nuk ngelën shqiptarët, problemet vazhduan nga qelli e toka, për të kaluar dete e oqeane përtej Atlantikut.

Arrestimi i Ramush Haradinajt, në Francë, për shkak një fletë -  arresti nga Serbia, ngriti shqiptarët në këmbë, por edhe serbët dhe të tjerët, si në garë, se kush do të dalë më i fortë në këtë betejë.

Pa mbaruar mirë puna e borës dhe Ramushit, nga nëntoka doli treni rus, i cili deshi të hyjë në Mitrovicën e Kosovës, për të promovuar propagandën serbo - ruse në shtetin e shqiptarëve.

Treni internacional, sa i përket propagandës së mbishkrimeve në më se 20 gjuhë të huaja, nuk la anësh edhe gjuhën shqipe, ku shkrihej “Kosova është Serbi!”.   

Autoritetet shqiptare i thanë “Stop!” një provokimi të tillë, i cili erdhi me njëherë pas provokimit me fletë-arrestin kundër Ramush Haradinajt. Treni rus u ndalë në Rashkë të Serbisë, duke alarmuar Beogradin, për një gjendje pasigurie në kufirin shqiptaro - serb.

Agjencitë e lajmeve serbe dhe ato ndërkombëtarë sollën reagimin e kryeministrit Aleksandër Vuçiq, në një konferencë shtypi, i cili urdhëroi që treni të ndalet në Rashkë, ngase sipas tij, shqiptarët e Kosovës po përpiqeshin ta hedhin në erë hekurudhën, ndaj një veprim i tillë shmangu konfliktet dhe shpëtoi jetën e udhëtarëve”.

Kryeministri Vuçiq, gjithashtu, nuk e la pa thënë para gazetarëve: "Ne dërguam një tren, jo një tank", për në Kosovë.

Institucionet shtetërore të Kosovës, folën me një zë, rreth provokimit të dytë të Beogradit, që edhi në fillim të këtij viti, duke treguar elementet e shtetësisë edhe në atë pjesë të Kosovës, që i thonë Mitrovica e Veriut, me institucione paralele.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, me shqetësim të madh i përcollën këto lëvizje, duke parë me sytë e vetë forca të shumta të kombinuara serbe, të cilat u zbarkuan në kufirin me Kosovë. Ata u patën befasuar para disa ditësh, kur ushtria serbe i pat pastruar rrugët nga stuhia e borës përgjatë vijës kufitare, duke ofruar qarkullim të lirë për qytetarët e viseve malore dhe urbane.

Deri në fund të janarit kanë mbetur edhe dy javë të tjera, me shpresë se do të tejkalohen tensione, të cilat na kthejnë në kujtesë kohët e vështira, të para 18 vjetësh, ku akoma nuk janë shëruar plagët e një lufte, që nuk harrohet lehtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat