Rasti i trenit, pse nuk u veprua njejtë edhe me Malin e Zi?

Opinione

Rasti i trenit, pse nuk u veprua njejtë edhe me Malin e Zi?

Nga: Ali Kelmendi Më: 16 janar 2017 Në ora: 19:54
Ali Kelmendi

Insistimi për ratrifikimin e demarkacionit në kuvend nga njera anë dhe Rugova „therrët djemtë të vet “ e atdhedashësit mbarë Kosovës e më gjerë për mosndryshim të kufirit me malin e zi nga tjetra anë, si dhe situata e paqëndrueshme nga vetë qeveria,  athua vallë mos kanë ndonjë analogji më parullën ish jugosllave të pasluftës së ii-të botërore “ se jetën e japim dhe trieshtën s’e japim“.

Thirrjet popullore për Çakorr dhe Zhleb qe janë territore tona, ma përkujtojnë deridiku dhe i ngjajnë një analogjie të një Plaku të fshatit nga Kodralia të Deqanit, përkitazi fshatit të gazetarit tonë të ndjerë Jusuf Ferizit, korespodentit tonë nga Lindja e Mesme, ku plaku i fshatit më urdhëra nga hierarkia shtetërore jugosllave merr ftesën për t’i tubuar fshatarët e me i pyetur : „ A me ia dhënë Trieshtën Italisë apo jo“.

I njejti e fut ftesën në kuletë dhe e harron. Pas një kohe i kujtohet dhe i thërrët fshatarët në mbledhje dhe unanimisht marrin qëndrim mos me ia dorëzuar Trieshtën Italisë dhe, vrapon shpejt në Komitetin e Partisë në Deqan me raportuar për vendimin e fshatarëve të tij. Zyrtari i thotë se Trieshtën e kishte dhenë Jugosllavija. I befasuar i shkreti i përgjigjet me ton të lartë: „ Nëse e ka dhënë Jugosllavija s’e jep Kodralia“. Kjo ishte pra, besnikeria jonë shqiptare për mbrojtjen e shtetit dhe sovranitetin të tij, qoftë ai edhe i huaji siq ishte jugosllavia.

Po të ndodhtë kjo me rastin tonë të Demarkacionit, ku qeveria synon t’i tjetërsojë 8.230 ha ( 82.3 km2) pronë rugovase, çka do të thoshte kodraliu me rugovasit dhe, me shqiptarët atdhedashës duke përfshirë edhe një numër deputetësh të ndershëm e patriotë, opozitën e më gjërë, se: „ Qeverinë e japim, pronen dhe sovranitetin tonë se japim“. Rasti me „trenin e sherrit“ i dëtyroi qeveritaret të veprojnë dhe ta mbrojnë sovranitetin shtetëror.

Pse nuk u veprua njejtë edhe me Malin e Zi. Vet e lusin Malin e Zi me ua dhenë pronën tonë shekullore duke e zhdjergë kufirin në Kuqishte. Nuk po ua ndien për sovranitetin e shtetit tonë. Ende pa e homogjenizuar sovranitetin, të njejtit e shkapërderdhin. Befasinë e bën zëvendeskryeministrit Ramiz Qun Kelmendit i Elkosit, me prejardhje nga Reka e Allagës Rugovë, Sipas traditës rugovase një numër burrash nga Rugova vajtën në Prishtinë me ia uruar „mashkullit“ rugovas postin  e „Math“ pa e ditur dredhinë e tradhtinë re tij. 

Njejtë veproj edhe i Pari i Pejës ; Gazmend Muhaxheri – agjituesi, i cili qe në fillim u deklarua qe kufiri me Malin e Zi, është kufiri i ri i Komisionit të Murat Mehës dhe qeverisë!!! Këtë  njeri  Rugovasit e bënë kryetar Komune duke ia dhënë të gjithë votat e tyre. Me kompanjollët nga lartë u kishte premtuar rugovasve edhe krijimin e komunës së Rugovës, por si duket e kanë harruar tërësisht. Paturpësi e llojit të veqantë. 

Pra, ky është soji tipik i qeveritarëve tanë me një numër të madh deputetësh e kryetarë komunash tona. Rugova në dekada dhe shekuj ka dhenë një numër të madh të trimave, të heronjëve dhe deshmorësh duke e mbrojtur kufirin tonë. Fishta, do të kishte thënë, se: Rugova ka djem si Zana, qe s’u dhimbset babë as nana, babë as nana hiq as jeta, për kufij e troje t’veta“ Por, pa asnjë mik dhe pa asnjë mbështëtes ndërkombëtarë.

E rrethuar me armiqtë fqinjë dhe armiqtë ndërkombëtare si Rusia Cariste me satelitet e saj europiane e cila vepron njejtë edhe sot. Sot, ka qindra intelektual rugovas brenda dhe jashtë shtetit. Ka mbi 30 profesorë univerzitarë e doktorë shkencave. Të bashkuar kanë formuar edhe  Klubin e Intelektualëve Rugovas  KIRUG, me kryesinë e vet;  me Prof. dr. Riza Smaka, Prof. dr. Mujë Rugova, Prof. dr. Zymer Neziri, Prof. dr. Ali B. Muriqi, Prof. dr. Shemsedin Dreshaj, Prof. dr. Hysen Lajqi,, Prof. dr. Jeton Kelmendi, Prof. dr. Azem Lajqi etj. Me datë 05.janar 2017, kanë nxjerrë një Memorandë me të vetmin subjekt – lidhur me Demarkacionin.

Nëse s’ma zënë për të madhe klubi KIRUG do ta citoja vetëm një pasus, ku KIRUG-u edhe me këtë rast prononcohet pro demarkacionit ndërkufitar të vendit tonë me Malin e Zi të bazuar në delimitacionin nga viti 1945 ( të cilin koincidentalisht e kanë dizajnuar vetë malazezët në krye me Millovan Gjillasin, Milladin Popoviqin, Svetozar Vukmanoviq-Tempo-n, etj.) i cili si i tillë, figuron edhe në hartat zyrtare të Malit të Zi, të Serbisë, të YU II, Kosovës, në tekstet shkollore, univerzitare e shkencore, në enciklopeditë bashkëkohore të shteteve në fjalë si edhe shteteve tjera ( mbaron citati).

Image
Shif hartën

Unë, përsonalisht në vazhden e hulumtimeve për faktet qe vertetojnë vijen kufitare: Qafë e çakorrit, Mokna-Hajlë Kullë,  sot me datë 16.01.17 gjeta edhe një Atllas Botëror: KNAURS WELTATLLAS i botuar në vitin 1988 në Entin Leksikografik në München. Në shpalim gjeta Hartën e shtetëve të Danubit dhe të Ballkanit, faqe 50.

Në fund po ritheksoj edhe njehërë, pse nuk ndodhë edhe një mrekulli tjetër me çakorrin duke kërkuar rinegociata me malazezët për të rikonfirmuar vijen ekzistuese kufitare  (1945-1999) dhe mbrojtur sovranitetin tonë shtetëror siq ndodhi me trenin.  Dhe pavarësisht, ata malazezët nëse duan me hyrë me shpejtë e shpejtë në NATO, siq e dha mbremë vizën një komision amerikan për Malin e Zi, ata i dinë dhe i kanë kufijtë e shënuar para 70-72 viteve dhe të njejtit mund t’i verifikojnë dhe ta plotësojnë kushtin për kufi, për të hyrë në NATO dhe të  qenë në miqësi fqinjësore më shtetin e Kosovës. Kosova fare nuk po u pëngon atyre të hyjnë në NATO, përkundrazi në i mbështesim. Njëkohësisht hiqët edhe një kusht për ne për liberalizimin e vizave dhe mbetët ai më i vështiri dhe më i parealizueshmi me këtë qeveri -  siq është korrupcioni megalloman si armiku më i madh i kosovarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat