LDK-ja nuk ka pasur kurrë struktura vrastare

Opinione

LDK-ja nuk ka pasur kurrë struktura vrastare

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 16 janar 2017 Në ora: 20:24
Idriz Zeqiraj

Spekullimi provokativ i eksponentit të LPK-së, Ibrahim Kelmendit, shumë i përfolur, i dyshuar, zyrtarisht e privatisht, për shumëçka, se "Smajl Hajdarajn e kanë vrarë njerëzit e Ibrahim Rugovës, sepse ai kishte kundërshtuar lëshimet ndaj "Povratakut" serb, në këmbim të votave, për zgjedhjen e Presidentit!"  Kjo është një broçkullë e radhës. Për habi,  I.Kelmendi ankohet si viktimë e luftës speciale, që i bëjnë kundërshtarët e tij. Por, në fakt, është ai që këtë u bënë të tjerëve. Një pjesë e shkrimeve denigruese, shpifëse dhe sharëse, anonime dhe gjysmë anonime, kundër Presidentit Rugova, ekziston dyshimi i bazuar se prapa tyre është, pikërisht, Ibrahim Kelmendi. 

Urrejtja patologjike e Ibrahim Kelmendit ndaj Dr. Rugovës nismon kur ky i fundit porositi mërgimtarët: "Mos hidhni pare në kapuç!"  Ibrahim Rugova kishte informacion të bollshëm se krerët e LPK-së mblidhnin para me kartonë , kapuçë, në emër të Kosovës. Tani që ishin krijuar institucionet paralele, përfshi edhe Ministrinë e Financave, duhej bërë administrimi zyrtar, me letër, laps dhe bankë.

Ibrahim Rugova nuk ka qenë njeri i tarafit dhe i klaneve. Por, dihet se ka pasur bashkëpunëtorë më afër zemrës, edhe pse kurrë nuk i ka favorizuar, në raport me besimin dhe respektin që kishte për ata. Ndër këta shquhen: Xhemajl Mustafa, Sali Çekaj, Ukë Bytyçi, Smajl Hajdaraj. Xhema dhe Saliu, me sjelljet dhe veprimet e tyre, ngjasonin me Dr.Rugovën, sikur të ishin vëllezër lindakë, biologjikë. Vrasjen e Saliut edhe e priste, sepse ishte në luftë ballore. Por, jo edhe të Xhemail Mustafës, vrasja e të cilit e preku, e dërrmoi shpirtërisht dhe fizikisht. Nëse kancerin e shkakton edhe goditja shpirtërore, vrasja e Xhemës e goditi për vdekje edhe Dr. Rugovën. 

Heroi Ukë Bytyçi, me atë burrërinë dhe pathyeshmërinë e tij, në mbrojtjen e autonomisë të Kosovës, më 1989, ishte pjesë e krenarisë të Ibrahim Rugovës. "Atje ku është Uka, punët shkojnë mbarë", - do të thoshte, më një rast, Presidenti Rugova, i bindur në zotësinë dhe trimërinë e tij, në menaxhimin, drejtimin e ndershëm dhe demokratik të Komunës të Suharekës.

Smajl Hajdaraj ishte - djalë shtëpie - në Familjen e Presidentit Rugova. Në raste nevojash materiale, Smajli kishte ndarë bukën e kalamajve me Familjen Rugova. Afërsia e tij me Dr. Rugovën ishte e padukshme, por shumë intime e familjare. Smajl Hajdaraj nismoi, në heshtje, aksionin për makinë të blinduar për Presidentin Rugova dhe, nëpërmjet vëllait të tij, Fazliut, në Gjermani, e realizoi aksionin, madje pa zhurmë e bujë.

Ao që dihet është se Smajl Hajdarajn e ekzekutoi SHIK-u kriminal i partive banda: PDK-së dhe AAK-së. I pari i "Pronto-s", me bandën e tij, do ta ndalonte veturën e Smajlit dhe do ta kërcënonte, duke ia treguar revolën, për t`u larguar nga veprimtaritë e LDK-së. Ku Familja Hajdaraj, përkatësisht, djali i Smajlit, Shpëtimi, kohë më  parë, e denoncoi rastin, kryeeksponenti i "Pronto-s" tha se "Smajl Hajadarajn e kam pasur shok!" Atëherë, kemi të bëjmë me një shoqëri unike, të panjohur deri me sot, - shoqëri me revole në kokë!!!"

Në mbremjen fatale të ekzekutimit të Smajl Hajdaraj, krisma e armës, në korridorin para derës të banesës, bën që vajza e tij, me britmë e vajë,  t`i afrohet babait të mbytur në gjak. Një plolic i armatosur, u ndodh, "rastësisht", aty, krejt gjakftohtë i thotë vajzës: "Hajt, se nuk u ba nami pse e vranë!" Pra, polici zyrtar shoqëronte vrasësin. Dhe, për "çudi", edhe ky polic do të vritej, për t`i humbur gjurmët, dëshmitë e krimit. Më qartë nuk ka se si shpjegohet edhe kjo vrasje e radhës "enigmatike" e SHIK-ut terrorist.

Ibrahim Kelmendi nuk është i vetëm në luftën speciale e konspirative kundër LDK-së. Gazetari dhe moderatori i emisionit  "Pa rrotulla", Milaim Zeka, por. këtë herë, mysafir i "Komitetit Qendror" të Buzhalës me dy bashkëpunëtorët e tij simpatikë, do të shokonte opinionin publik, me daklaratën sa sensacionale, po aq edhe paushalle se "90 % e vrasjeve të pas luftës i ka bërë vetë LDK-ja!!!" Se në çfarë gjendje psiqike e shpirtërore ka qenë zoti Zeka, kur ka lëshuar, në etër, një lajm të tillë, vetëm ai e dinë. Por, një gjë është e sigurtë se as ai vet nuk e beson këtë.

Unë pajtohem me gazetarin e veçantë në shumëçka, sepse, jo rrallë, është i drejtëpërdrejtë. Është e vërtetë se Isa Mustafa po e rrënon LDK-në, sikur të jetë sjellur në krye të saj nga PDK-ja e SHIK-u i saj. Është e vërtetë se SHIK-u është infiltruar në strukturat drejtuese të LDK-së, me njerëzit e tij hafije e konspirativë, që po ia bëjnë gjëmën LDK-së të Ibrahim Rugovës. 

Për këtë Dega e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër si dhe verpimtarë të devotshëm të Mërgatës, por edhe vendorë të Kosovës, e kanë denoncuar, madje, me fakte të pamohueshme, infiltrimin, depërtimin e SHIK-ut në strukturat vendim-marrëse të LDK-së. Dhe, kanë kërkuar, nga strukturat e shëndosha dhe anëtarësia, të bëjnë trysninë e duhur, për t`i pastruar këta virusë paralizues dhe vdektarë të LDK-së. 

Por, nga ana tjetër,  deklarimi se "90 % të vrasjeve të pas luftës i ka bërë vetë LDK-ja", - është jashtë çdo logjike normale. Lidhja Demokratike e Kosovës kurrë dhe asnjëherë nuk ka pasur struktura vrastare. Dhe, të paktën, deri më tani, nuk është shënuar asnjë rast, jo fajësimi, por, as dyshimi, për ndonjë vrasje. Edhe një emër që është lakuar, ai ka pranuar se ka bashkëpunuar me kreun e krimit, Kadri Veselin e G-2-in, i cili, rrjedhimisht, nuk duhet të këtë qenë as anëtar i LDK-së. Ndërkohë që, kemi shumë dhjetra raste se strukturat e krimit u përkasin partive - banda, të ekstremit të majtë enverist - stalinist, PDK-së dhe AAK-së, krerët e të cilave vijnë nga LPK-ja, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat