A e dini se në Kosovë vepron Organizata Komuniste e quajtur Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës?

Opinione

A e dini se në Kosovë vepron Organizata Komuniste e quajtur Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës?

Nga: Sabri Maxhuni (Novosella) Më: 18 janar 2017 Në ora: 16:31
Sabri Maxhuni (Novosella)

Së pari shtroj pyetjen para faktorit ndërkombtar në Kosovë?

A e dini se në Kosovë vepron Organizata Komuniste e quajtur Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës (OMLK)?

Nëse nuk e dinë, është për tu habitur se si është e mundur që mos ta dijnë derisa kjo Organizatë Komuniste vepron në Kosovë dhe në diasporë, në ilegalitet, që nga viti 1976 e deri në ditët tona, e organizuar nga komunistët Hidajet Hyseni, Kadri Zeka etj., dhe tërë veprimtarinë anti euro-amerikane e ka zhvilluar dhe po e zhvillon, duke qenë nxitëse e të gjitha konflikteve politike në Kosovë.

Një pyetja tjetër është: A ka ndonjë organizatë komuniste ILEGALE që vepron në ndonjërën prej shteteve demokratike euro-amerikane, e nuk pengohet ?!
Kjo organizatë komuniste është organizuar në shembullin e Frontit Popullor, Partisë së Punës të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë,  të Themelur nga Milladin Popoviqi dhe Enver Hoxha me shokë.  

Është e mjaftueshme që të lexohet Statuti, Programi dhe Organi Intern “Pararoja” si dhe të gjitha shkrimet programore të kësaj organizate komuniste të Kosovës.
Sulmet që i bëjnë, posaçërisht kundër Kuvendit të Kosëovës, bëhen në shembullin e sulmeve që i bënin komunistët e PKSH kundër Kuvendit të Shqipërisë gjatë kohës së okupimit nazifashist, duke bërë një njejtësim në mes okupimit nazifashist të Shqipëris nga italo-gjermanët, me “pushtuesit” e sotshëm euro amerikan të Kosovës!
OMLK bënë veprime edhe legale, për çdo vit e shënon vdekjen e komunistit Enver Hoxha !

Tani shënon përvjetorin e themelimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK-së) me mbajtjën e Simpoziumit “Shkencor” me temën “Themelimi i Lëvizjes

Popullore të Kosovës - LPK-së dhe heronjët e janarit 1982”!

Për gënjeshtrat, trillimet e ndryshme të OMLK-së kam shkruar librin me titull: “Puçi i LPK-së kundër Lëvizjes së demokratit vizionar Metush Krasniqit”
Tentimi për t’i njejtësuar patriotët demokratë Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën me komunistin Kadri Zeka, është në vazhdën e gënjeshtrave dhe trillimeve të tyre.

Edhe gurët e varreve kur ua gdhendëm, patëm probleme me komunistët e OMLK. Ata donin që edhe në gurët e varreve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës të shkruhej: Komunisti Jusuf Gërvalla dhe Komunisti Bardhosh Gërvalla, ashtu siç shkruan në gurin e varrit të komunistit Kadri Zeka!

Edhe njëher pyetja ime për miqtë e popullit shqiptar, dekomokratët euro-amerikan, që e çliruan Kosovën nga komunisti Millosheviq, se pse nuk ndërmarrin asgjë kundër komunistëve shqiptarë, që e kanë luftuar dhe e luftojnë çdo demokrat shqiptar dhe “reaksionin” euro-amerikan po sikurse Enver Hoxha dhe Millosheviqi.

Vëllaut tim, shokut të komunistëve Selatin Novosella, i pata treguar se si tri herë komunistët kanë përgatitur atentat kundër meje. Ai ma ktheu: Me pas dashtë me të vra, të kishin vra!

Plotësisht e vërtetë, nuk kanë dashur të më vrasin, por kanë dashur që të më friksojnë. E kanë ditë se po të më vritnin, do të më shpallnin hero dhe pas vdekjes sime, më tepër do t’i goditnin shkrimet e mia se unë për së gjalli!

Edhe në Vetvendosje deri në kreun e sajë, janë themeluesit e Organizatës Marksiste-Leninistet e Kosovës - OMLK si Hydajet Hyseni e të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat