Kush ja lagu barutin Vucicit në Davos?

Opinione

Kush ja lagu barutin Vucicit në Davos?

Nga: Nefail Maliqi Më: 18 janar 2017 Në ora: 18:57
Nefail Maliqi

Në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet këtyre ditëve në Davos të Zvicrës (17-20 janar)  janë tubuar mbi 3000 pjesëmarrës, liderë këta e përfaqësues të shumtë politik e ndërkombëtar dhe të bizneseve të fuqishëm nga e mbare bota, përfshirë këtu edhe disa nga vendet e Ballkanit.  Edhe pse Kosova dhe shqiptaret nuk ishin prezent fizikisht sivjet te ketë samit ndërkombëtar, megjithatë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic si pjesëmarrës në njëfarë mënyre  me sukses ka “prezantuar”  edhe  Kosovën,  meqë te lihet përshtypja se në Davos këto dite nga takimet e Vucicit, po  flitet  me shume për shqiptarët se sa për Serbinë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Derisa presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic hidhte flakë goje i cili shkoi aq larg, sa kërcënoi me futjen e tij me dy bijtë me ushtrinë serbe në Kosovë dhe luftë me shqiptarët. Ngjashëm foli ne Beograd edhe shefi i qeverise serbe Aleskander Vucic, por ky i fundit ne Davos duket se u “çarmatos” dhe lagu ndokush barutin dhe u tregua shume i bute, madje duke harruar edhe trenin “Made in Rashka”.

Do përkujtuar se pak ore pas dështimit te trenin laraman i cili nga media botërore dhe ndërkombëtarët u cilësua si një tren provokativ, Vucic tha se do të ankohet tek kinezet dhe rusët por ai çuditërisht ne Davos edhe pse takoi rus e kineze, nuk ju ndie zëri dhe e harroi trenin laraman “podarak” nga vëllazëria ruse.

Ne fakt siç raportuan media serbe, duke ju referuar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” se “Vucic ne Davos mund ta shfrytëzonte Forumin Ndërkombëtarë për propagande për Kosovën nga treni deri tek shqiptaret “terroiste” apo “isistë”. Vucic i cili Beogradin e lëshoi i “armatosur”, shtrohet pyetja se kush lagu barutin atij në Davos, nëse jo bora e Alpeve te Zvicres,  ka shkruar “Presheva Jonë”

Biden, Kerry në Davos me aeroplan, Vucic me trenin Made in Rashka “rick werz” në Kosovë dhe BE

Kryeministri serb kërkoi paqe dhe stabilitet në rajon dhe dialog me palën kosovare duke përfshirë një linje “të nxehtë” Beograd – Prishtinë në mënyrë që të ketë një komunikim direkt ndërmjet zyrtarëve të Serbisë dhe atyre të Kosovës.,

Vucic ne Davos te Zvicrës po zhvillon takime në Davos, përfshirë këtu pos me autoritetet helvetike edhe me nënpresidentin amerikan, Joe Biden, ku tema për dhe rreth Kosovës nuk ka munguar. Nga gazetarët botëror në Davos deklarata e Vuciuc pas takimit me kreret e shtetit amerikan, duke se Biden e beri “pule” Vucicin me porosi të qarta për te dhe kryetarin e tij luftënxitës, Nikolicit qe t ‘mos sillen fort kah Kosova, sepse nuk ka kthim mbrapa 1999. Treni mund te kthehet mbrapa, por jo edhe Kosova,. Këtë ja kishte thëne herën e fundit edhe kancelaria  gjermane Angela Merkel se nuk ka “rick werz” me Kosovën se NATO dhe UCK ja kishte prishur ndërrimin e shpejtësisë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

“Beogradi edhe Prishtina duhet të harrojnë armët dhe të bisedojnë për të gjitha.” tha Vucic ne Davos. Mbetet të shihet nëse zbutja e Vucic ishte efektive apo Serbia do të vazhdojë me provokimet e tij ndaj Kosovës dhe se do t’ mbaj puplat e pulës nga Davosi dhe ne Beograd, apo do i vënë ato të gjelit, si zakonisht përballe shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat