Diplomati

Opinione

Diplomati

Nga: Genc Drini Më: 22 janar 2017 Në ora: 11:53
Genc Drini

Po risjellim për botim shkrimin “Diplomati” të Genc Drinit i botuar në gusht 2005 në gazetën “The Albanian”, Londër që e sheh politikën serbe egërsisht agresive edhe në të ardhmen dhe krejt jasht iluzioneve të fqinjësisë së mirë dhe të politikave evropiane që ëndërronin dhe ëndërrojnë disa politikanë shqiptarë. Sot në janar 2017 edhe kryetarja  e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi J.Miliq pohon:” Serbia kurrë gjatë kohës së Vuçiqit nuk ka qenë e orientuar drejt Evropës... dhe ai tani ka nisur të realizojë politikën antiperëndimore dhe t’i kthehet në tërësi Rusisë”.

‘’Kundrim estetik mbi diplomacinë serbe” pas intervistës së dhënë në ‘’Dojce Vele’’nga ministri jashtëm i Unionit Serbi -Mali i Zi, Vuk Drashkoviç”(botuar dhe në gazetën ‘’Korrieri’’ të datës 20 korrik 2005).

Është shumë vështirë të shkëputesh nga realiteti përvëlues i politikës së ditëve të sotme, dhe ta vëzhgosh atë ashtu siç ndjek spektatori i paanshëm një ndeshje shahu në mes dy lojtarësh. Megjithatë një këndvështrim i tillë zë shkas nga vetë Drashkovici kur në përcaktimin e tij për brezin e politikanëve të rinj shqiptar që po gëlojnë në politikën e kohës përdor togfjalëshin neutral:’’ brez i talentuar’ që e huan kryesisht nga sfera e artit dhe e letersisë së cilës i takon dhe shkrimtari diplomat.

Diplomati Drashkoviç duke pasur para vehtes si primar dhe të patjetërsueshëm synimin që si qytetar serb të përmbushë në mënyrë të plotë detyrën madhore ndaj kombit dhe Serbisë, ashtu si çdo pjestar i çdo kombi tjetër ka për detyrë për kombin e vet, vetvetiu është i paisur me ideologjinë dhe moralin më të sigurtë të mundshëm që i vë në dorë të gjithë arsenalin e nevojshëm “të armëve” që i duhen për ta kryer më së miri dhe pa alternativë detyrën. Serbia dhe serbët rrezatojnë për të si një pol i shenjtë magnetik që nuk e lenë kurrë të çorientohet dhe të devijojë rrugë. Nuk e lenë kurrë të pranojë zgjidhje gjysmake të mveshura me përcaktimin e pa kuptimtë ‘’pragmatike’’ por që në fakt shprehin vetëm pazotësinë , mediokritetin, pamundësinë e diplomacisë për të arritur deri në fund synimet e veta dhe mund të rrezikojnë qëllimet madhore serbe. Plumbat vrasës mbi kryeministrin Gjingjic na e tregojnë dhe korrektimin që serbët i bëjnë devijimeve të tilla. Megjithëse Drashkoviçi megjithese kalorës i intransigjent i purizmit të  idealeve serbe prap  ka kaluar një eksperiencë të ngjashme, prandaj dhe vetëkorrektohet për të qenë në resonancë të plotë me filozofinë poltike dhe praktikën serbe.. !

Status “përfundimtar”.

Por merita e tij e veçantë e Drashkoviçit si diplomat është se si njohës i letërsisë dhe dramës ai ka ndërtuar stilin e të folurit të vet diplomatik duke peshuar fort jo mbi fjali dhe mendime të stërholluara që vetëm nga amatorët quhen diplomatike por të ndërtuar mbi një fjalë të vetme tipike si sintezë që përmban të gjithë peshën e qëllimit kryesor përgjegjësinë, forcën dhe kërcënimin duke e imponuar si një refren goditës, impresionues pa lënë asnjë alternativë për kundërshtarin. I pyetur në një intervistë  për bisedimet që po afrohen për të përcaktuar statusin përfundimtar për Kosovën shkëlqen me reagimin e tij të prerë dhe të egër ndaj togfjalëshit ‘’statusi përfundimtar’’. I ngrohur dhe nga fryma prej poeti fatal shpërthen furishëm kundër fjalës ‘’ përfundimtar’’. Hedh dorashkat dhe lëshon deklaratën solemne: ‘’vetëm vdekja paraqet statusin përfundimtar’’! Vetëm një urrejtje e thellë mund ta çojë në këtë përgjigje politiko “solemne” . Por sado befasuese dhe kërcënuse përgjigja nuk ndjehet aq spontane por e përpunuar që më parë dhe e llogaritur që të bëjë efektin më të thellë të mundshëm. Po pavarësisht nëse është apo jo e mundur që Serbia të arrijë të sfidojë sot Kosovën kërcënimi i diplomatit nuk ka përse të merret si një bllof ...! E nesërmja vjen ndryshe dhe ai e ndjen vërtetë atë që thotë. Përgjigja e tij nuk vjen si një aspiratë utopike, por si një impuls real, duke përfytyruar një veprim ushtarak konkret që duhet ndërmarrë në Kosovë në kohën e duhur. Ky reagim që ndjehet i vërtetë ushqehet plotësisht nga psiqika orientuese dhe vepruese e politikës serbe e ushqyer nga një traditë e pasur që vjen nga thellësia e mesjetës së lavdishme luftarake serbe. Vjen nga vërshimi sidoqë sa një flakë shkrepseje i Stefan Dushanit në mesjetë dhe i krajlëve të tjerë të Serbisë në jugut të Ballkanit  vërshime nga të cilat serbët megjithatë nëpërmes shumë Srebrenicave gjatë historisë kanë fituar shumë territore. Këngë të pa numurta, legjenda dhe mirënjohje për parardhësit luftëtarë..

Po mbi të gjitha, kjo frymë lufte e nxehtë dhe përvëluese vjen direkt nga luftërat e bujëshme të dhjetvjecarit tonë, “Srebrenicave të reja” që kanë shtuar “lavdinë” serbe. Merr impuls nga veprimi i furishëm ushtarak pastrues apokaliptik serb që nga të tjerët u quajt turri vrastar genocidal serb në Kosovë. Dhe diplomati nuk është aspak jashtë kësaj fryme, përkundrazi e përfaqëson atë dhe e di se me shpatën diplomatike ai nuk bën tjetër por vazhdon të njëjtën luftë, për ti lëshuar në çastin e duhur radhën shpatës së çeliktë. Prandaj duhet të “kuptohet” shumë qartë se që serbët të fusin shpatën në mill të gjithë shqiptarëve kudo që janë u kërkohet vetëm një gjë shumë e vogël, shumë formale, të heqin dorë nga ‘’fjala’’ pavarësi për Kosovën, të njohin kufirin e jashtëm të “shtetit aktual” serb,! Në thelb shqiptarët e Kosovës duhet të njohin dhe të dinë njëherë e mirë “se janë dhe do të jenë përherë” nën Serbinë. Vetëm pas kësaj vjen mirësia e pa fund serbe dhe diplomati i saj pohon me plot gojën se pas kësaj shqiptarët e Kosovës do të jenë të lirë të shkojnë nga të dëshërojnë, në Europë, në BE së fundi dhe vetë serbët mund të futen në BE dhe atëherë shqiptarët mund të fluturojnë si zogj të lirë nga të duan...Megjithatë në përfytyrimet e serbëve dhe të Drashkoviçit për Bashkimin Europjan nuk ka një vizion kaq idilik. Serbët BE nuk e ndjejnë në përputhje me aspiratat tradicionale lindore të Serbisë, dhe moralisht integrimi i Serbisë në BE për ta do ishte i dyshimtë.

Veç kësaj ata kurrë nuk arrijnë ta konsiderojnë B.E. si të përhershëm.. A nuk janë shkatërruar të gjitha llojet e perandorive apo bashkimeve të shteteve gjatë historisë mijëravjecare të njerëzimit, mes tyre dhe ish Jugosllavia? Ja dy arësyet që politika serbe të jetë vetvetiu  euroskeptike. Futja në BE mund të shihet nga serbët vetëm si një zgjidhje e përkohëshme “pragmatike” e dyshimtë ngaqë pragmatizmi vjen i gjymtuar nga përkohëshmëria e BE. Vetëm serbët dhe Serbia janë dhe do të jenë të përhershëm dhe jo Bashkimi Europjan e për të cilin serbët kurrë nuk kanë pse “sakrifikojnë” Kosovën. Nuk kanë përse ëndrën pushtuese serbe ta zevendësojnë me ëndrën efemere iluzore europjane prandaj Serbia më parë niset drejt Kosovës. Niset në emër të brezave që e kanë pushtuar dhe e kanë sjellë si dhuratë për brezin e ri sot dhe për “brezat që do të vijnë”po dhe për të përcjellë një fryme ekspansioni të përhershëm të shpirtit serb për brezat…! S’ka rëndësi se aty jetojnë 95% shqiptarë, kjo është shumë më eksituese dhe frymëzuese për të vazhduar në këtë rrugë luftarake më tej në histori…!  Le të bëjnë të tjerët sakrifica për BE, le të lëshojnë nga sovraniteti i tyre, të lëshojnë interesat, të zbehin apo shuajnë krenarinë e popujve të tyre e gjithçka dhe ti ushqejnë popujt e tyre me iluzione europjane, kështu vetëm mbulojnë pazotësitë e veta dhe dështimin. Të tjerët mund ta bëjnë këtë, po jo serbët, kurrë !

Dikush mund të thërrasë po ç’është kjo mendësi e egër mesjetare serbe?! Por politikanët serbë buzëqeshin kur dëgjojmë nga të tjerët të deklarojnë me naivitet apo demagogji se lufta mbaroi dhe tashti ne jetojmë “në kohë të tjera, në kohë moderne, me vizione të tjera në epokën e marëdhënie miqësore dhe të bashkpunimit dhe paqës dhe jo atë të egër mesjetare”! Ç’është kjo këngë absurde e përsëritur nga të diturit demagog për të paditurit? Gjithmonë kohët e jetuara kanë qenë moderne, pra gjithmonë dhe përjetësisht koha që jetohet është moderne por pavarësisht variacioneve të modës politike marëdhëniet mes popujve gjithmonë i janë nënshtruar të njëjtave ligjësi të pandryshueshme të forcës dominuese dhe do vazhdojnë ti nënshtrohen dhe sot dhe nesër dhe gjithmonë.

Në thelb vizionet e Drashkoviçit ngjasin me ato të pararendësve të tijë luftëbërës të këtij dhjetëvjecari në Ballkan, të krejt shekullit po dhe të shekujve më thellë, por me ndryshimin e vetëm se tek ai përkohësisht pathosi i luftës është zëvendësuar me pathosin e paraluftës.

talenti

Fjala e dytë në të cilën peshon me shumë zell diplomati serb është fjala‘’talent’’. Ai gjen sot politikanë “ të talentuar shqiptarë’’ me të cilët “mund të punohet” e sigurisht që ka parasyshë  një politikë të caktuar të zhvilluar nga politikanë të caktuar në ditët tona në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare, por nuk e sheh të nevojshme të përmendë emra, ndoshta nga që vetë shqiptarët njohin disa prej tyre. Shpërfillshëm per të gjithë shqiptarët, të sotmit dhe të ardhëshmit dhe pa asnjë dorashkë u rekomandon shqiptareve modelin e politikanit më të talentuar shqiptar. Kthehet e rrëmon në luftërat ballkanike dhe luftën e Parë Botërore  në të cilat serbi, siç thonë shqiptarët dhe historia jo serbe po vriste e shqynte e gllabëronte njërën pas tjetrës tokat shqiptare sipas një programimi të njohur dhe që po realizohej nëpërmes  grykës së topave dhe majës së bajonetave serbe. Po Drashkoviçi nuk është nga ata që intimidohet nga këto konstatime sepse sipas tij mendësia agresive serbe pushtuese është e natyrëshmehe sepse lufta pushtuese është “thelbi më racional i politikës.” Pikërisht në atë periudhë luftash pushtuese serbe ai peshkon dhe gjen talentin tipik, Esat Pashë Toptanin, politikanin shqiptar që me një zë është shpallur tradhëtar nga të gjithë shqiptarët dhe mbahet si sinonimi i tradhëtisë së hapur kundër interesave kombëtare shqiptare.

Po diplomati dhunon, sfidon pa dorashka  dhe shtyn brezin e ri “të politikanëve të talentuar shqiptarë’’ të orientohen edhe më nga  bëmat e supermodelit të tij shqiptar Esat Pasha. Përulet në nderim para tij për të treguar se serbët nuk i harrojnë kurrë miqtë që kanë bërë aq shumë për serbët dhe Serbinë. Kështu po mund të fillojmë bashkpunimin me shqiptarët dhe të tjerët, prandaj jam unë këtu në rolin e diplomatit. Më së pari shqiptarët dhe të tjerët duhet të ndrrojnë kujtesën e tyre të “gabuar” historike duke ndrruar mendësinë e tyre naïve dhe të gabuar për ekuilibër gjeostrategjik të bazuar mbi të drejta barazore të popujve dhe ti nënshtrohen frymës tonë serbe fitimtare dhe atëherë mund të fillojmë bashkëpunimin “e sinqertë”…me shqiptarët kudo dhe që i “duam kaq shumë”!

Dashuria

Nuk kish si të mungonte tek letrari i improvizuar diplomat fjala e ngrohtë dashuri kur tregon që serbët rrugën më të bukur të Beogradit e kanë  emërtuar ‘’Albania’’dhe  sipas tij shqiptarët  duhet të ishin të kënaqur për këtë “dashuri” të vërtetë serbe. Si të mos jenë të kënaqur shqiptarët  për dashurinë e pa shterrur serbe për të pushtuar territoret shqiptare, qytetet shqiptare, portet shqiptare, detet shqiptare? Ka mbi 120 vjet duke llogaritur vetëm kohët moderne që sebët kanë bërë përpjekje dhe lufta për ti pushtuar dhe ndërhyrjen “sentimentale” të Drashkoviçit  nuk kanë sit ë mos e konsiderojnë si një sarkazëm agresive.

vijon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat