Je i lirë me e mbajtë burrninë t’ande, je i lirë me u çburrnue

Opinione

Je i lirë me e mbajtë burrninë t’ande, je i lirë me u çburrnue

Nga: Ali Kelmendi Më: 22 janar 2017 Në ora: 13:53
Ali Kelmendi

Ftyren e vrugnueme ne daç laje ne daç zezoje edhe ma.

Je i lirë me e mbajtë burrninë t’ande, je i lirë me u çburrnue

(Kanuni, Neni 85, e Falmja, paragrafi 318 dhe 319)

Pasi që, të ne, në Kosovë nuk po funksionon shteti ligjor dhe, se i pari i shtetit thirrët në të drejtën Kanunore, atëherë drejtësia jonë nuk përfillet, ajo anashkalohët dhe fare nuk gjën zbatim sipas Kushtetutës së Kosovës dhe së  të Drejtës ndërkombëtare.

Vallë,  a thua këta qeveritaret tanë duke mos ditur për ta, para zgjedhjeve së sa kanë pasur burrni, tani dalë ngadalë po vërehët së ajo u paska munguar dhe, sheshit shihet se shumë nga ta janë edhe çburrnua. Janë të bindur dhe mendojnë së me gabimet e tyre të bëra do të mund t’i ikën drejtësisë dhe, paskan filluar të mbështetën në Kanunin e Maleve tona! Keni kujdes ju ore qeveritare, liderë, së ju mund t’a anashkaloni drejtësinë por, Kanuni assesi nuk do t’ju falë. Po e zgjodhet Kanunin, i cili po na kthen prapa në kohërat kur nuk kishte drejtësi, e vetë populli duke e përdorur asokohe atë e sjellte deri diku të drejtën në vend. Populli, duke e patur parasysh Kanunin, ishte më  shumë i kujdesëshem në veprimet dhe të pamirat që eventualisht do t’i bënte dhe, se do të ndëshkohej vetë dhe familja, kusherinjtë dhe farefisi i afërm. Familjes, si zakonisht mund edhe t’i mirrej pasuria, tî hakmirrëshin dhe ishte e dëtyruar të mbyllej në shtepi dhe, varësisht prej veprimeve ndodhte edhe te izolohej dhe, herë hërë edhe te leqitej duke u largua nga lagjëja apo fshati.

Tani do t’i kthehëm Kreut tetëmbthjetë (18), ku trajtohet ?ështja e kufirit dhe, në nënin 57 thuhët, citoi:

Kufijtë e tokës nuk luhën.

-Kufiri perbâhet  prej guresh të mdhaj e picigatë edhe ngulen sà nen, aq mbi dhe,  dhe së:

„ Guri i kufinit ka deshmitarë“             

 -Ne  te ngulun të kufijve, pos shpijave nder fjale, duhet te jenë edhe pleqt e katunit, pleqte flamurit e sa me shum prej te rish e femish e edhe prej katundesh të rrethit, qi te mbahet ne mend kufini.

-Se e cila toke…, katundi me katund a Flamuri me Flamur, kanë te damet me kufi.

„ Kufini i ngulun nji herë, nuk luhet ma“.

-Eshtnat e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit janë baraz. Me e luejt kufinin asht nji si me luejt me  eshtent e te dekunve.

-Ai qe të hijë me da kufij, a me drejtue ndo’i  kufi të harrue, do t’a marrë në shpirt, do ta ngarkojë në cup të krahit një gur e nji bucë dheu, e do t’u prije dy shpijave a dy katuneve, a dy Flamureve, tuj ngulë kufinin e ri a tuj kallxue shejet e kufijve të vjetër.

Sipas Kanunit ai qe i prin ( në rastin tonë Murat Meha me Komisionin shtetëror dhe me kompani e mentorët e tij, në ndryshimin e kufirit të Vjetër të  vitit 1945 - Kufirit të shënuar nga Millovan Gjillasi, Milladin Popoviqi e Svetozar Vukmanoviqi – Tempo ) duhet të përbehet ( të bejë be) para Kanunit:

-Për këtë gurë e dhe, me të cilën e ngarkova veten, pershka kam pas ndie prej të parëve, vendet e kufijve kanë qenë, sikurse do t’ju dëftoj tash, e me sa ma merr mendja e shpirti, s’do t’i rëndohem kurrnjanës anë.

-Për këtë peshë qe kam mbi trup, këtu e këtu kanë qenë kufijtë e hërshëm e këtu po i nguli edhe unë. A i bajsha në at jetë, n’kjofsha tue ju rrejtë. Për këtë peshë e cila mu rëndoftë n’at jetë, një këtu janë kenë shejat e vjetra të kufijve, si me ka pasë kallxue tatgjyshi kur i ruaja dhitë me te. (këtu po gënjen Murat Meha dhe ka dhenë përgjigje të pandërshme e tradhtare ndaj Vendit dhe popullit të tij) Ai e ka pasë marrë n’atë  jetë së kufijtë kanë qenë këtu e këtu.

 (Edhe Rugovasit e kanë trashëguar prej tatllarëve- baballarëve se ku kanë qenë kufinjtë: në ?akorr-Mokne-Hajle dhe Zhleb dhe, se para 72 viteve janë shënuar  së pari në hartat Ushtarake të vitit 15. X/XI 1944 dhe më pastaj nga Komisioni i ish jugosllavisë i vitit 1945 kufinjtë janë aty ku kanë qenë hon e don). Në Preambullen e shtetit Malazez të vitit 1956, në nënin I. Emëri dhe Kufinjtë, citohet tekstualisht së : Kufiri me Republikën Popullore të Sërbisë përshkon Qafën e Bogiqeviqe, Qafën e ?akorrrit, Hajlës dhe Zhlebit. Për herë të parë Mali i Zi bën Hartën e vet CRNA GORA. Ndërsa Sërbija i konfirmon të njejtit kufinjë përmes Hartës së vitit 1965 dhe më vonë e vërteton Harta gjeografike e Malit të Zi e vitit 28.12.1982.

-M’u rëndoftë në këtë dhe në atë jetë, kjo peshë, e mos shkofsha me shpirt kah kufijt e vjetër. Nëse gurin e kufirit e ka marrë në krah, atëherë s’ka burrë qe mund ta luaj. Dhe po u bo ndonjë vrasje përshkak luajtjes së kufirit, ngatrrestari ( në këtë rast Murat Meha) do të lajë për gjobë 100 desh e një ka dhe, të ngrihet katunisht.

-Mëtytje sipas nënit 58 „ Kufiri nuk bën lak“.( Besa ka bërë lak me vizore!)

-Më pastaj flitët për kufirin e fituar më gjak etj.etj..

Pra, ?ështja e kufirit ndërshqiptar; e fshatit më fshat, e fqiut me fqinjë, e vëllaut më vëlla e le më e kufirit ndërshtëtor është një gjë shumë delikate. Por, për ne kosovarët është shumë më e lehtë se kufiri ka 72 vite qe ka ekzistuar dhe si të tillë e kemi trashëguar. E ka hëngër sa e ka hëngër dhe kullotë Sërbia, mirëpo tepsija ka ngelur e tera. Gjër më sot nuk ka patur ndryshim legal të kufijnëve në ish Jugosllavinë. Le ta prezantoje dikush zyrtatrisht me dokumente valide së kur na qenkan ndryshuar kufinjtë?!. Të njoftohët i tërë populli më të vërtetën mbi kufirin me Malin e Zi. Por. Jo. Këtë po mundohën ta bejnë shqiptarët e lig. Se ?farë Komisioni të formojë qeveria këtyre ditëve, pa bashkëpjesëmarrjen e  Rugovasëve, siq shkruan në Kanun me pleq, djem e femijë për ta parë së ku ishin gurët e Vjetër në Vijen kufitare:?akorr Hajlë dhe Zhleb dhe pa pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të te gjitha strukturave relevante shtetëtore nuk do të ketë verifikim të saktë të kufinjëve e sidomos të kufirit të Murat Mehës. Nëse nuk veprohet në këtë mënyrë atëherë do të konsiderohet se nuk funksionon shteti ligjor dhe, për popullin e sidomos Rugovasit po u dashkan t’i kthehën Kanunit sikurse bëri Kryetari i shtetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat