Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ballkani të jetë një zonë stabiliteti!

Opinione

Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ballkani të jetë një zonë stabiliteti!

Nga: Prof.Nijazi Halili Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:34
Prof.Nijazi Halili

Përfaqësuesit ndërkombëtar në vazhdimësi apelojnë dhe japin mesazhe të qarta kosovarëve, që detyrat e tyre të shtëpisë  të mësohen t,i kryejnë vetë, sepse kjo është mënyra me e mire e mundshme, edhe i ndjeri Akademik Esat Stavilieci, thoshte se Bashkësia ndërkombëtare nuk është nëna që e lindë fëmijën, ajo është mamia që  e bën më të lehtë lindjen. Asnjë foshnje nuk ushqehet më mirë se me gjirin e nënës së vet'...!

Gjithashtu edhe Profesori i historisë, Nikolla Pano, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk beson që si rrjedhojë e zgjedhjes së zotit Donald Trump, politika e SHBA në Ballkan të ketë ndryshime dramatike. Përgjithësisht nuk mendoj se do të ketë një ndryshim domethënës në politikën e jashtme amerikane. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ballkani të jetë një zonë stabiliteti. Ky ka qenë një tipar themelor i politikës së jashtme amerikane në atë rajon.

Në këtë këndvështrim, vendet kryesore në rajon do të marrin sigurime se nuk do të ketë ndryshime dramatike. Mund të ndodhë ndonjë ngjarje kataklizmike që mund të ketë pasoja edhe për Ballkanin, por nëse zhvillimet do të jenë përgjatë trajektores së tanishme, nuk parashikoj ndonjë ndryshim madhor në Ballkan apo në politikën e jashtme të administratës së re në Uashington.

Diplomatet Amerikan japin mesazhe të qarta  për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, sepse faktori ndërkombëtar nuk është i interesuar të dështojë në projektin e tyre, për të cilin është investuar shumë për krijimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht ndryshimeve politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, politika e jashtme amerikane do të mbetet e njejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat