Me këto fytyrat politike dhe akademike dhe çfarëdo qofshin ato, Kosova po humbë shumë

Opinione

Me këto fytyrat politike dhe akademike dhe çfarëdo qofshin ato, Kosova po humbë shumë

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:52
Ragip Guraziu

Ata që po pretendojnë për ndarje të Kosovës,apo Veriun e Mitrovicës me 21 përqindshin e territoreve tjera që përfshihen në këtë pjesë, me Luginën e Preshevës,çka do të thonë apo deklarojnë tani me deklaratën e   Maja Kocijançic ;varet nga Prishtina nëse do flasin për shqiptarët e Preshevës. Kjo sdo koment

Ne po kerkojmë vet ndrrim territoresh shqiptaro-shqiptar,merr andej e jep kendej

Te gjitha ftyrat politike qofshin intelektual, politikaj apo veprimtar te ndryshëm me disa perjashtime, po mundohen të shkëmbejnë tokat shqiptaro -shqiptare,Veriun e Mitrovicës me 21 përqindshin e territorit,në këmbim të Luginës së Preshevës,dhe territoreve shqiptare që i përkasin ati territori. Dolën do ftyra akademike dhe patriotike këto ditë për këto këmbime territoresh shqiptaro-shqiptar,siç akademik ,Rexhep  Qosja, dhe veprimtari i çështjes kombëtare,njëherit bashkëveprimtari i të madhit Ukshin Hoti,Afrim Morina që vije nga komuna e THerandës. Vite më parë këtë këmbim territoresh ka pas deklaruar haptas edhe publikisht,dhe e ka përkrah,sipas aneksit të vitit 1956,Lutfi Haziri,Tani kryetar i komunës së Gjilanit.

Po deklarata e Maja Kocijançic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së,tregon diç tjetër

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, ka konfirmuar për “Presheva Jonë” në Bruksel, se këto dy ditë mbahet raundi i pare për këtë vit, i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesit e tyre të nivelit më të lartë.

Por,sa i përket shqiptarëve të Preshevës,varet nga Prishtina nëse do flasin për shqiptarët e Preshevës,ka deklaruar Kocijançic,për Preshev Jonë.Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, ka konfirmuar për “Presheva Jonë” në Bruksel, se këto dy ditë mbahet raundi i pare për këtë vit, i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesit e tyre të nivelit më të lartë.“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është i rëndësishëm jo vetëm për keto dy vende, por dhe për paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe BE”, ka thëne znj.Kocijancic.Kjo deklarat i shtriu për tokë ata akademik e politikaj që po pretendojnë shkëmbim të territoresh,shqiptaro-shqiptar,dhe ja kush jemi ne shqiptaret dhe ku jemi me këtë mentalitet të brishtë?!

Flitet vazhdimisht se nevojitet të respektohet reciprociteti mes të drejtave të pakicave në Serbi dhe Kosovë, por në Bruksel kjo duket se ende është larg, meqë në këte proces të dialogut bëhet fjalë vetem për serbët e Kosovës e jo dhe për shqiptaret e Serbisë, në këte rast të Luginës se Preshevës.

Akademik,Daci na doli në sipërfaqe?!

Daci: Rugova kishte vullnet t’i japë tri komunat e veriut, për kthimin e Luginës

Akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit te Kosovës, thotë se ky lidership politik shqiptar nuk mund ta jetësojë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim.

Daci, duke komentuar idenë e Rexhep Qosjes, për shkëmbim të territoreve ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, “por kësaj radhe duhet parë më shumë relacionet mes Washingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan”.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e din në detaje idenë e Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët, që t’i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës.Daci këto komente i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum.Jo rastëshit,nga ndërkombëtarët është larguar akademik Daci nga politika dhe tani e përgojonë, Ibrahim Rugovën për së vdekuri,dhe pse ai Daci nuk ka fol derisa Rugova ishte gjallë?!

Ndryshe nga shefi i OKB-së, është kritikuar Prishtina dhe Beogradi për stagnimin e dialogut për shkak se palet hezitojne te zbatojne marrëveshjet e nënshkruara.

“Nga ky takim mes perfaqësuesve kosovarë dhe serbë, ne presim avancimin në të ardhmen e dy vendeve dhe jemi të vetëdijshëm se dialogu është një proces që përuron vazhdimisht vlera bashkëpunimi, afrie dhe marrëveshje”, tha znj. Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Një delagcion nga Presheva së shpejti do bëjë vizite në selinë e BE-së në Bruksel.

Flitet vazhdimisht se nevojitet të respektohet reciprociteti mes të drejtave të pakicave në Serbi dhe Kosovë, por në Bruksel kjo duket se ende është larg, meqë në këte proces të dialogut bëhet fjalë vetem për serbët e Kosovës e jo dhe për shqiptaret e Serbisë, në këte rast të Luginës se Preshevës.

A ka gjasa që nesër apo ditët e ardhshme të flitet edhe për problemet e shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë?

Kësaj pyetje, Maja Kocijancic iu përgjigj shkurt se “kjo nuk varet nga Brukseli, por nga palët në rajon. Nëse dëshiron Prishtina, pse jo. Kjo varet nga pala kosovare, nëse do të flasë për Luginen e Preshevës apo jo”.

Media ka mësuar nga burimet diplomatike se nesër mund të flitet në Bruksel dhe për shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, nëse i përmbahet delegacioni kosovar premtimeve të ministrit Enver Hoxhaj, i cili disa ditë më parë tha se “se Lugina e Preshevës duhet të inkuadrohet në procesin e dioalogut Kosovë-Serbi”.

Sidoqoftë, ditët e ardhshme pritet një takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës me zyrtarët e lartë të BE-së ku temë pritet të jetë situata aktuale dhe nevoja për inkuadrimin e Luginnës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat