Meritokraci në Diplomaci?!

Opinione

Meritokraci në Diplomaci?!

Nga: Adea Hasi Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:23
Adea Hasi

Kosova si shtet i ri që është sigurisht që ka nevojë për një përfaqësim sa më të denjë në arenën ndërkombëtare. Shteti jonë synon afirmim dhe këtë mund ta arrijë më së miri përmes përfaqësuesëve të zotë.  Dihet se si është situata jonë politike, prandaj duhet bërë maksimumi në sferën e diplomacisë që të fitojmë sa më tepër miq dhe mbështetës.

Sigurisht ne dimë dhe kemi dëgjuar për rolin tepër të rëndësishëm të ambasadorëve në afirmimin ndërkombëtar të shtetit. Dihet që një ambassador prej kohëve të hershme është dashur të plotësoje disa kritere në mënyrë që të shëndrohet në përfaqësues të shtetit. Që herët ambasadori duhej të ishte i zgjuar, i edukuar, i shkolluar mirë, të jetë orator, të ketë prejardhje të mirë, mos të ketë ndonjë skandal familjar dhe të ketë jetë të qetë private. Sigurisht me kalimin e kohës këto kritere vetëm sa u forcuan, për shtetet tjera sigurisht jo për Kosovën tonë.

Nga kurreshtja po të hulumtosh ambasadorët tanë në shtetet tjera, përgatitjen, zotësitë dhe veprimet e  tyre, do habiteni. Sigurisht, me përjashtim të një numri  që përpiqen të përfaqësojnë Kosovën ashtu sic e meriton, pjesa tjetër ekzistojnë vetëm si përfaqësues jo-funksional që besomëni as nuk dinë si ta kryejnë punën për të cilën janë zgjedhur.

Një ambassador duhet të përcjellë situatën në shtetin tjetër ku është akredituar dhe të informojë shtetin amë, sigurisht pa ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit nikoqir. Mirëpo, në këtu rrallë dëgjojmë ndonjë informatë të dhënë nga ndonjë ambassador ose ndonjë prononcim të tyre për një qështje të caktuar. Bile shumica janë pothuajse inekzistentë, jo vetëm për ne këtu por edhe për shtetin ku ndodhen.  Pastaj, ambasadori duhet të bëjë të pamundurën  të ndikojë në zhvillimin e marëdhënieve ekonomike, politike, sociale, kulturore, shkencore të shtetit amë dhe atij nikoqir. Kurse këta tanët thjeshtë shijojnë jetën e ofruar me gjitha privilegjet diplomatike që vijojnë duke mos dashur ta ngarkojnë kokën me punët për të cilat kanë shkuar.

Kjo ndodh sepse disa nga këta persona që kanë zënë pozitat e ambasadorëve kanë mungesë të profesionalizmit dhe nuk janë zgjedhur në bazë të parimit të meritokracisë dhe përzgjedhja e tyre nuk është bërë me qëllimin e avancimit shtetëror por për interesa partiake dhe elektorale.

Ka tmerrësisht shumë raste ku ambasadori është dërguar si përfaqësues në një shtet por nuk e din as gjuhën e atij shteti, sillet me përkthyes. Kemi përfaqësues të atillë që as shqipen mirë se flasin e pale një gjuhë tjetër.

Mirëpo, disa prej  të përzgjedhurëve as nuk kanë lidhje me politikën ,u takojnë profesioneve të ndryshme dhe sigurisht nuk mund të presësh diplomaci të suksesshme prej tyre.

Me kalimin e kohës nuk kanë munguar as skandalet e bëra nga përfaqësuesit  tanë nëpër shtetet tjera duke i vendosur një hije të zezë shtetit tonë. Për shembull ne vetë jemi dëshmitarë të keqpërdorimeve të detyrave në format më të ndryshme nga përfaqsuesit tanë në shtete tjera.

Pastaj, misionet diplomatike shihen si mundësi punësimi për të afërmit ose për personat të cilëve u janë borxhli dhe duhet t’ua kompensojnë favorin politik të bërë dikur.

Po shpresoj që së shpejti do ndërrohet kjo garniturë politike dhe do zëvendësohet me të rinj të kualifikuar dhe profesionistë, që i meritojnë ato vende të rëndësishme pune dhe ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht në cdo sferë.

Të mbahet mend se “Mendjelehtësia dhe veprimet e gabuara politike janë një luks i madh për cdo përfaqësues shteti prandaj duhet paguar shtrenjtë për to”.

Fatkeqësisht , gabimet në politikën tonë janë të panumërta dhe shpresoj që popullata të vetëdijësohet sa më shpejtë që të mos I paguajmë ne borxhet e atyre që kanë dështuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat