Ateistët, të parët e shohin Zotin!

Opinione

Ateistët, të parët e shohin Zotin!

Nga: Kimete Berisha Më: 24 janar 2017 Në ora: 23:28
Kimete Berisha

Kur e lexova sot statusin e vajzës së shkrimtarit Dritëro Agolli, m'u kujtua Volteri.

Vajza e shkrimtarit (pa pasur nevojë), tregon se si babai i saj po lufton me 'errësirën'!

Thotë 'errësirë' por e ka fjalën për vdekjen, e cila për shkrimtarin është fundi i fundit, sepse ai gjithmonë ishte ateist, thoshte se kurrë në jetë nuk ka besuar në Zot, dhe s'ka se si të mendoj tani për jetën tjetër (e të mashtrohet me mendime të mira), s'ka se si ta përfytyrojë parajsën e të shpresoj për një tjetër Diell, kur nuk beson në të.

Dhe, prandaj, duket se është lehtë të jetosh si ateist, por jo edhe të vdesësh si ateist!

Volteri, siç ka treguar motra medicinale që e ka shoqëruar filozofin gjatë procesit të vdekjes, ka qenë i trishtuar deri në atë shkallë, sa, ka qarë, është shkrryer në dysheme, i ka ra murit me kokë, i ka kërkuar falje Zotit, ka bërtitur, e ka lutur Zotin t'i ndihmojë, dhe aq shumë ka qenë i mërzitur dhe ka vuajtur në çastet e vdekjes, sa që, motra medicinale ka thënë se 'sikur ta dinte se do ta shihte gjithë atë dramë në trupin e tij, nuk do të pranonte të kujdesej për të, as për pasurinë e krejt Evropës.

(Kur e mendon çfarë ciniku ka qenë Volteri, sa shumë është tallur me Zotin dhe sa me arrogancë e ka shkruar 'Filozofin e paditur'!)

Për milingonën, njeriu dhe hëna nuk ekzistojnë, sepse nuk i sheh. 
As ne, nuk mund të mohojmë diçka më të madhe se ne, vetëm pse nuk e shohim.

Lum ata që besojnë sot prej qejfit, e jo nesër si Volteri, prej zorit!

Kush beson, nuk ka çfarë të humbas.

Nuk është lehtë të shkosh nga kjo botë me mendimin se nuk ka një botë tjetër!

Nëse shkenca nuk e ka vërtetuar se ka Zot, nuk e ka vërtetuar as se s'ka Zot, ose quaje si të duash 'një rend tjetër.

Edhe dyshimi është një lloj mallkimi, një lloj arrogance e ateistit, që mendon se atë që ai nuk e sheh-nuk ekziston!

Çka është morali? Dashuria? Mirësia? Nuk janë organe të trupit që vdesin!

Nuk është puna që e kemi obligim të besojmë në Zot, por problemi është se s'kemi tjetër alternatinë, nuk kemi tjetër derë!

Kush je ti të të paraqitet Zoti sheshit (me kusht që t'i m'i besu)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat