Instituti i të Përndjekurve krijon partinë e re të përçarjes

Opinione

Instituti i të Përndjekurve krijon partinë e re të përçarjes

Nga: Ilir Vata Më: 27 janar 2017 Në ora: 10:56
Ilir Vata

Instituti i të Përndjekurve Politike në vend se të integrojë të përndjekurit i përcan ato me një parti të re politike duke i dhënë kështu një goditje të re të përndjekurve nëpërmjet dasisë.

Ashtu zvarritur nëpër vuajtje në diktaturë në burgje dhe kampe të interrnimit, vrangur nga dajaku i xhelatit, presioni psikollogji, izolimi në qeli dhe zvarritur zhak në pos-diktaturë në luftë për të drejta të mohuara, të përndjekurit gjende të kërrcënuar nga rreziku më i lig, ai i dasisë, përçmimit, injorimit, madje dhe vjedhjes dhe abuzimit me të drejtat që qevria u garanton kësaj shtrese.

Për 26 vite të përndjekurit kanë përfituar nga e drejta e tyre e ligjshme vetëm 1/3 e atyre të mirave të sanksionuar me ligj dhe nga dëshpërblimi kanë marrë vetëm 1/3 e ditës së burgut që morën persekutorët e tyre sepse disa dhe vetëm ca njërëz janë pasuruar mbi vujtjen e tyre dhe ky makth vazhdon për shkak të heshtjes së tyre dhe indiferencës së shtetit dhe drejtësisë.

Në këto tre vite u bë një hob i madh cilësorë në integrimit e të përndjekurve, u sanksionua një skemë dhe tashmë për të burgosurit dëmshpërblimi po përfundon, mbeten edhe shumë për t’u realizuar por diçka u bë ndryshe nga herët e tjera, madje u shënua dhe akti sublim trasparenca me të shkuarën me hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, madje dhe një muze dhe nese do të ishte vazhduar me këtë ritëm, do ishin të përndjekurit të kuruar sot pas më shumë se çrekshekulli nga rënja e diktaturës.

Ndërsa për mosrealizimet të përndjekurit rropaten me kërkesat e tyre për t’u integruar dhe vazhdojnë të protestojnë për dosjet e patrajtuara të të burgosurve politikë që skanë marrë asnjë lekë, për statusin e tyre, strehimin e punësimin, institutet e të përndjekurve politikë që kanë për detyrë integrimin e tyre, formojnë parti politike dhe nuk përmbushin detyrën që kanë të sanksionuar me ligj?

Në çudirat shqiptare politike ndodh edhe kështu, ku drejtues të institucionit të shtetit, përdorin asetet shtetërore për të bërë parti politike si mjet presioni ndaj pushtetit për të maksimizuar të mirat e tyre dhe përçmuar të përndjekurit.

Kjo është e vërtetë, ka ndodhur tashmë një parti e re politike me sens të përndjekurve politikë dhe ka si promotor titullarë të institucioneve të vetë të përndjekurve, ku tashmë numri i partive politike me të përndjekur shkon në pesë, pas 12 shoqatash të ndarë prej vitesh si një sëmundje që degjeneron pa mbarim, tamam me simtomat e kancerit, gangrenës së pashërueshme.

Historia me ndarje dhe dasinë e të përndjekurve është sa vetë mosha e trazicionit të trishtë, pasi qëllimi i palëve politike ka qenë tinzar dhe synimkeq sepse i kanë përdorur të përndjekurit si mundësi për t’i furnizuar me vota, jo si një shtresë për ta integruar e bërë pjesë të shoqërisë shqiptare ku të kishte mundësi jo vetëm të jetonte si të tjerët, por dhe të integroheshin politikishtë nëpërmjet përfaqësimit të tyre.

Kemi parë marrëzi përtej të imagjinueshmes, se të përndjekurit i kanë ndarë në të përndjekur socialistë dhe demokratë dhe nga një shoqatë, sot janë bërë 12 të tilla dhe çdo vit zgjedhor gjithmonë do të ketë disa që të shënojnë një dasi dhe në aspektin e zhvillimit kjo është normale, por ajo që nuk shkonë është fakti se drejtues të institucioneve promovojnë parti politike, në vend se të integrojnë ato siç edhe e kanë të sanksionuar ne ligj dhe programin qeverisës.

Dy institutet e të përndjekurve kanë si detyrë integrimin e kësaj shtresë, si në aspektin moral nëpërmjet hulumtimit, studimit, promovimit edhe në aspektin social nëpërmjet punësimit, strehimit, promovimit të velerave sociale e profesionale dhe madje edhe me ndihmë sociale, por në fak veprohet ndryshe sepse ndihma sociale nga 50 mijë lekësh të vjetra është dhënë për 300 vetë në mënyrë selektive të njëanshme dhe me kusht që të jenë pjesë e partisë politike së tyre të re.

Pse këta emra nuk bëhen publik dhe të përndjekurit te jenë koshjen, pse nuk hartohen projekte dhe kërkesa të mbledhura nga shoqatat e të përndjekurve politik, apo për faktin se dhe fondin e marrë nga 1% i ndërmarrjeve me asete shtetrore u jepen disa shoqatave dhe jo sipas ligjit, apo se disa kryetarë nuk janë dakortë me drejtimin e institucionit të të përndjekurve?!

Historia e istitutit zë fill më Komitetin e të Përndjekurve Politikë që më pas në vigjilje të 1997 nga ish- kryeministri Nano u titullua IIPP dhe që atherë mbeti i tillë si një model i vjetruar, jo produkrivë, madje shpesh herë të përndjekurit e kanë konsideruar si institute Marksist-Leninis, pikërisht modeli që zgjodhi regjimi komunist dhe mënyra se si menaxhohet, madje edhe trashëgohet.

Më vonë kemi një tjetër Institut ai i Studimeve të Krimeve të Komuniszmit dhe madje antarët janë të votuar nga parlamenti, por produktiviteti për me shumë se gjashtë vite ka qenë inegzistent dhe i pa dobishëm për të përndjekurit politikë, mabase korrnizimi.

Përtej përzgjedhjes së llojtë të menaxhimit të të përndjekurve Institutet duhet të jenë në përputhje me statusin shtetëror që ato kanë dhe jo të përdorin asetet shtetrore, burimet njerëzore të institutit për të modeluar parti politike.

Në kohë është provuar nga KLSH së nga ky institucion janë bërë shkelje të mëdha dhe i gjithë opinioni publik është i njohur me faktin e intepelancës kërkuar nga mandeal i burgjeve të shqipërisë Pjetër Arbnori ku hapatazi u dokumentuan abuzimet por që mbetën pa përgjigje

Edhe vite më vonë KLSH ka konstatura shkelje por gjithmonë ata kanë qenë një zë i mbyllur sepse politika dhe pushteti ka përdorur syrin qorr përballë abuzimeve për të vjelur të përndjekurit me vota dhe falur të korruptuarit.

Janë fondet për strehimin që nuk kanë marrë ende një përgjigje, si të pallatët “Kafodi” ku pati dhe një viktimë (vrarë fal konfliktit të krijuar në atë kohë) sepse ato u ndanë në mënyrë abusive dhe madje u përdorën si mjet për t’u shitut e fituar disa persona.

U ndanë objekte shtetërore, podrume, kopshe ambjente në pronësi të shtetit dhe ata u dhanë me klientelizëm dhe si mjet kishin fitimin dhe kjo është harruar?

Ndërtime për të përndjekurit, rruga “Don Bosko” e njëjta histori, apo siç vazhdoi historia me letrat me vlerë ku drejtues e njërëz me pushtet te të përndjekuri përfituan ndërsa vetë ata që vuajtën letrat me vlerë u zhvlerësuan.

Të drejtat e studimit, vendet e punës dhe çdo e mirë e dhe në për të përndjekurit nga qeveritë u shpërdoruar nga një grusht njerëzish që sot janë milioner dhe lëhtësishtë të kostatushëm pasi i kanë ngulur pasuritë e paluajtshmë në çdo vend, në pallatë, vila e asete që kalojnë miliona euro, ndërsa të përndjekurit vazhdojnë në përplitmën e tyre.

Nuk mund të thuash me një gojë që ajo qeveri apo kjo nuk ka dhën asgjë, sepse faktet flasin dhe madje janë kokëfortë sepse skema e dëmshpërblimit nisi nga e djathta dhe u mbyllë më një kest, ndërsa qeveria aktuale ka shkuar në kestin e shtatë dhe për shumicën e të burgosurve brenda këti mandate shlyhet dëshpërblimi për të burgosurit politikë, ndërsa presin rreth 400 dosje të patrajtuara të të burgosurve dhe në total 3000 dosje bashkë me ata që kanë berë interrnim me tela me gjemba (siç edhe e cituam) presin ende.

U plotësua një nga kërkesat e të përndjekurve politik hapja e dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit dhe tashmë kemi një institucion që ka nisur procesin, ashtu siç edhe kemi një muze të titulluar Bunk’Art 2 pas ati të parit dhe kjo vetëm në 3 vite qeverisëse, por të përndjekurit kanë një barrë me halle që kërkojnë përgjigje.

Po kush do ua zgjidhi? Ata që kanë marrë përsipër ti përdorin të përndjekurit si mundësi për të përfituar ata, apo njërëz që kërkojnë që me vuajtjen e tyre të pasurohen vetë dhe kjo dilemë vazhdon derisa institucionet përgjegjëse të integrimit të të përndjekurve haxhojnë energji, para mundësi njerëzore për të plotësuar orekset e tyre politike.

Institucionet shtetërore, ministritë përkatëse, drejtues të qeverisë të marrin në shqyrtim çeshtjen, të ngrenë një Komision Hetimor për verifikimin e gjithëçkaje të përfituar në mënyrë të paligjshme nga ish-derejtuesit e të përndjekurve sepse ata janë para të marra mbi vuajtje dhe dhimbje, mbi plagë dhe varre dhe më e rëndësishmja janë para të djersës së taksapahuesëve shqiptarë dhe shteti është përgjegjës.

Fundja të përndjekurit kanë vuajtur dhe nuk meritojnë të ripërndiqen me medora zgrapje, zhvatje në mënyrë krejt të padrejtë dhe në syrin e të gjithëve, madje duke i përdorur si kavje për arsye politike duke përdoruar si masë shtërguese institucionet e shtetit, një paralele që ngjanë me diktaturën.

Ende të përndjekurit i kanë sytë nga qeveria sepse presin integrimin e plotë të tyre sepse në radhë të parë është një e drejtë ligjore dhe e dyta një detyrim moral sepse ende shteti shqiptar nuk ka kërkuar falje për krimet e komunismit dhe ende nuk ka nis një hetim për keto krime ndonse persekutorët dhe vrasësit janë gjallë.

Janë ende më shumë se 7000 varre të humbura dhe të përndjekurit nuk kanë ende mundësi të nisin kujën e tyre sepse nuk dinë ku ta fillojnë, pasi varret e të egzekutuarëve janë të fshehur ende sot dhe askush nuk ka mundësi të hedh një lule për nderimin e të dashurve të tyre.

Ende diktatori është hero kombëtar, madje janë më shumë se dymijë eksponet të diktaturës që gëzojnë dekorata për merita të larta ndërsa ata në të vërtetë janë përsekutor.

Të përndjekurit flenë jashtë ende që kur kanë dalë nga burgu, jetojnë në kampet e interrnimit, nuk përfitojnë pension apo lehtësira të tjera sepse statusi i tyre është i pavlerë ndryshe nga ai ish- ushtarakëve, fundja le t’i trajtojmë njësoj, pa mëri.

Partitë politike janë të nevojshme sepse janë një zë më shumë dhe cilido ska pse të merakoset për këtë fak, por ajo që stonon është fakti se prodhimi i partive pa shkak dhe jo nga nisma natyrore por nëpërmjet institucionet shtetrore bënë të mendosh se duhet dhe një dasi tjetër në këtë prag elektoral, që të përndjekurit të vuajn ende.

Në këtë sfond të përcipët ka vend për vëmendje serioze shtetërore dhe institucionale, pasi çdo qindarkë e dhënë për të përndjekurit duhet të kishte shkuar në destinacion dhe jo në xhepat e disave që e përdorin atë për të shtuar të mirat për vetë dhe varfëruar të përndjekurit, kjo praktikë duhet të marrë fund dhe dikush duhet të marrë përgjegjesi ligjore.

Fjalën drejtësi po e përdorin të gjithë madje dhe më të korruptuari sapo e përdhosin drejtësinë, po i hedhin llum dhe e bëjnë pisë sa shqiptarët të mos e besojnë më dhe nëse duhet të kemi drejtësi le ti përballim abuzuesit me të qofshin dhe të përndjekurit, sepse korrupsioni ka një ftyrë atë më të urryerën nga shqiptarët dhe po investohet edhe në kapitale politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat