Protesta atidrejtësi, fisheku në pajë

Opinione

Protesta atidrejtësi, fisheku në pajë

Nga: Ilir Vata Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 14:30
Ilir Vata

Në kohën kur procesi i vetingut dhe institucionet e drejtësisë po lindin pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese të miratuar me 140 vota, tashmë pishmanllëku ka bërë punën e vetë, e bashkë me frikën se largohen nga politika dhe humbin pasuritë e paligjshme të vënë me korrupsion, kanë një plan “B” për të penguar drejtësinë me protesta.

Sekenari i parë për të itimiduar diplomacinë perendimore, SHBA-BE me metoda të vjetra të diktaturës dhe sigurimit të shtetit, dështoi, tanimë dhe procesi i reformës në drejtësi është një synim kryesorë i ndërkombëtarëve dhe i mazhorancës, bashkë me padurimin e shqiptarëve për të bërë drejtësi, duke korrnizuar kështu një barrjerë të pakalueshme nga planëprishësit e reformës në drejtësi.

Por gjithmonë ka një mundësi për të bërë punën e djallit dhe në këto punorë janë bashkuar të gjithë ata që janë të korruptuar, politikanë të rëndësishëm në vend, gjyqtarë, prokurorë, biznesmen që kanë përfituar nga paligjshmëria, madje edhe njërëz të krimit që aktivitetin e tyre të paligjshëm e kanë të lidhur me biznesin dhe segmente të politikës, dhe tashmë kanë një plan.

Po cili është plani “B”!?

Pas rritjes së tensionit politik dhe institucional, lëshimi i disa zërave për të bërë zhurmë dhe shpërdarë ilaritet, madje dhe ulërima e disa mediave për ndryshime të mëdha, opozita me të drejtën e saj, ka një planë për protesta me objeksinin, zgjedhje të lira dhe të ndershme?.

Në fillim do të bëhet presion që mazhoranca të lëshojë pe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që në fakt është pikërisht ajo vetë që nuk lëshon në asnjë çast parimet e saj nihiliste për të patur një kod elektoral që të favorizojë partitë e mëdha me shpresën se e nesërmja do jetë e saj, por preteksti është i motivuar, zgjedhje të lira dhe parimisht qëndron.

Opozita i sheh zgjedhjet e 18 qershorit si makth sepse nuk është në gjendje të hyjë në garë për faktin se mbartën problemeve të mëdha të akumuluara ndër vite dhe krijuar rishtazi dhe tashmë i është shtuar dhe mosbesimi qytetar, madje dhe i mbështetësve të zellshëm të saj dhe në këto kushte, humbja është e garantuar që do të thotë dhe shumë vite në opozitë, padurim i madh në gjithë atë babëzi që kanë.

Mbështetësit kërkojnë pushtetin dhe rrisin presioni, ndërsa opozita dhe krerët e saj, ju kërkojnë atyre mbështetjen me protesta dhe në këtë insisiativë janë politikanë pa dallim ngjyre, pushtarë dhe zyrtarë të korruptuar, dhe të gjithë bashkë për të sjellë kaus në vend që të bëjnë të mundur pengimin e reformës në drejtësi, pra të shpëtojnë prej saj.

Skenari i protestës

Protesta nis me 18 shkurt, për shumë nga ata që kërkojnë të përputhin data historike e lidhin aksionin final me 20 shkurt, dita e rrëzimit të të shtorës së diktatorit, apo siç njihet zyrtarisht si dita e kujtesës dhe me këtë rast sinifikojnë diktaturën duke hedhur vija paralele pavarësishtë kohës do finalizojnë protestën e madhe, pra sulmin institucional.

Skenari është i lexueshëm, pak opozita dhe ca nga zyrtarët e korruptuar të sjellim trazira, anarki deri në destabilizim të vendit, vetëm dhe për një asye për ti shpëtuar drejtësisë disa të korruptuar, madje më të pasurit në Shqipri dhe më gjerë?!

Në të vërtetë të korruptuarit janë në të drejtën e tyre të përdorin çdo mjet për ti shpëtuar burgut, por në një botë moderrne zgjidhja më e mirë është të gjenë nga një avokat sepse drejtësisë nuk i shpëtojnë dot, se mbase me perpjekjen për ti shpëtuar ligjit mund ta shkelin sërish atë, megjithatë është mundësia e tyre e fundit pra një farë vetësakrifikimi politik.

Dikur në të drejtën zakonore shqiptare dhe në kanunet e veriut, fisheku në pajë ishte një mjet që garantonte palët në një mardhënje familjare, kur lidheshin dy të rinjë me mblesëri, pala e vajzës i jepte si garanci mikut, fishekun, bashkë me pajën e nuses që nese ajo shkelte tre parimet e mëdha, dhëndërri kish të drejtë ta vriste me fishekun e familjes.

Në fakt fisheku në pajë shërbente më shumë si presion psikologjik te grate, dhe ndonse ishte një veprim primitiv ai ishte një garanci për vazhdimin e miqësisë dhe të jetës bashkëshortore, ishte një veprim parandalues i tradhëtisë bashortore, por dhe një garanci më shumë mes palëve.

Fisheku në pajë i opozitës është në fakt e vetmja mundësi për të shpëtuar nga drejtësia, dhe jo vetëm opozita por dhe mazhoranca në segmente të saj ka nga ata që janë paqur me praktikën e vjetër të garancisë finale “o sot o kurrë” dhe opozita nuk është vetëm në protesta, por bashkë me të gjithë mëkatarët e shqiptarëve.

Si gjithmonë viktima të kësaj proteste janë demonstruesit, qytetarët tanë që ndonse do të marrin para borxhe për të ardhur në protestë, ndonse nuk kanë bukë për fëmijtë apo kanë një bela me halle, duhet të vijnë të shpëtojnë dhe njëherë hajdutët nga ligji, që të kenë edhe një herë ti vjedhin si më parë.

Por fisheku në pajë mudet të jetë dhe moment final i sakrificës së politikës së vjetër për ti dhën fund një herë e mirë kësaj gjendje politike, pikërisht asaj politike që ka zhytur duart deri në brryl në të mirat qytetare, të asja politike të lidhur me të shkuarën që shpesh herë i ka sjellë drama shqiptarëve, madje i ka çuar në tragjedi duke degjeneruar deri në anarki totale sa sot pasojat e të vrarëve në përgjakje e qytetarëve për pushtet janë të gjalla.

Nga drama shekullore e shqiptarëve vjenë fisheku në pajë edhe sot në kohë moderrne sepse politika e vjetër ka zgjedhur dramën e shqiptarëve për të pasuruar vetën, sunduar shqiptarët me metodat më të këqija të mundshme, madje duke i përdorur shqiptarët si lapanjosëe mercenarë.

Të gjithë e dinë se çfarë ndodhë mas mitingut, qytetarët pa bukë e lekë në xhep kthehen në punën e përditshme ndërsa politikanët shtrihen në darkë në vaskat e florinjta, marrin pushtetin dhe harrojnë çdo mundim të qytetarëve dhe kjo tashmë është praktikë, por harrojnë mjeranët politikan se shqiptarët janë mençuruar dhe janë më politikan se këta politikanë mediokër dhe e dinë mirë se pushteti merret me alternative konkuruese dhe jo me hu dhe metota komunsite..?!

Gjithsesi, kësaj radhe opozitarët e kanë një mundësi për ta shfrytëzuar, fishekun në pajë, ose të ikin nga skena politika si destabilizues ose ti drejtohen drejtësisë dhe të shpjegohen për mëkatet e tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat