Një shekull jetë dhe veprimtari intelektuale të Akademikut Idriz Ajetit

Opinione

Një shekull jetë dhe veprimtari intelektuale të Akademikut Idriz Ajetit

Mr.Donika Hoti Nga Mr.Donika Hoti Më 14 shkurt 2017 Në ora: 12:35
Akademiku Idriz Ajeti

Institucionet e larta të Republikës së Kosovës dhe ndërtimi i veprimtarisë së tyre funksionale drejt promovimit të vlerave kombëtare dhe ngritja e kapaciteteve të tyre intelektuale në formimin dhe promovimin e identitetit dhe unitetit në sferën intelektuale të popullatës shqiptare gjithmonë ishin në pikëpamjet dhe vizionin e tyre intelektual.

Njëri ndër ta është edhe studiuesi më i shquar i degës së albanologjisë së Republikës së Kosovës dhe njëri ndër themeluesi i institucioneve më të larta shtetërore në aspektin akademik, i cili vjen me prejardhje nga komuna e Medvegjës, njëra ndër komuna të Kosovës Lindore të banuara me shumicë shqiptare, pjesëmarrës dhe përfaqësuesi i Kosovës në Kongresin e Drejtëshkrimit i mbajtur në Tiranë në vitin 1972. Veprimtaria e tij shkencore dhe albanologjike u vlerësua lartë nga studiuesit vendor dhe ndërkombëtar si një udhërefyes dhe si model për emacipimin dhe përpjekjet e popullatës shqiptare në ish-Jugosllavi në theks të veçantë për identitetin kulturor dhe promovimin e saj përpara botës dhe kemi të drejtë ta quajmë figurën e tij si “atashe kulturor i qytetarëve të Kosovës” në mbarë botën shqiptare. Me rastin e mbushjes së 100 vjetorit të lindjes së tij me 27 janar të vitit 2017 ishte mbajtur një ceromoni akademike të organizuar nën pantronazhin e kryeministri të Republikës së Kosovës akademiku Isa Mustafa, figura e tij u vlerësua lartë me epitetin e “albanologut të parë shqiptar në Kosovë” dhe me drejtorin e parë të “Institutit Albanologjisë së Republikës së Shqipërisë Eqrem Qabej”, jo rasisht nga udhëheqësit të lartë shtetëror dhe nga të gjithë përfaqësuesit të botës akademike në të gjitha trevave shqiptare është cilësuar si “Eqrem Qabej i Kosovës”. Ky personalitet ishte drejtori i parë i Institutit Albanologjik i cili ky institucion shtetëror me 28 shkurt të këtij muaji e feston “50 vjetorin e rithemelimit” të tij.

Kush është akademiku Idriz Ajeti?

Idriz Ajeti është i lindur me 26 qershor të vitit 1917, shkollimin fillore e ka të përfunduar në Banjën të Sijarinës në vitin 1930, atë të mesëm e kreu në qytetin e Shkupit në vitin 1938, po të njëjtin vitin e kishte regjistruar studimet universitare në Fakultetin të Filozofisë pranë Universiteti të Zagrebit në degën e romanistikës, ketë degë e mbaroi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1949 në Fakultetin e Filozofisë të Beogradit. Që nga vitit 1949 deri në vitin 1953 z.Ajeti kishte punuar si profesor i gjuhës në gjimnazin “Sami Frashëri”. Që nga viti 1953 deri në vitin 1960, z.Ajeti ka punuar edhe në cilësinë e lektorit, kuadër saj kishte dhënë edhe mësim në Degën e Albanologjisë pranë Fakultetin të Filozofisë të Universiteti Beogradit. Pas mbrojtjes së disertacionit të doktoratës me temën “Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë”, që në fillimet e viteve 60-të bëhet docent, pastaj profesor inordinar të vitit 1968 profesor ordinar dhe kishte dhënë mësim në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofisë të Prishtinës.

Cili është kontributi i tij si intelektual? Z.Ajeti kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për nxjerrjën e revistës së parë shkencore e njohur me emrin“Gjurmime albanologjike”, në vitin 1962 menjëherë pas hapjes së Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Pastaj kontributi i tij njihej si organizatori i parë i cili e kishte organizuar “Seminarin e Kulturës Shqiptare për albanologët e huaj” në vitin e 1974.

Me rithemelimin e “Institutit Albanologjik”  në vitin 1967 bëhet drejtori i parë i këtij institucioni, me preseancë i dyti me rradhë pas akademikut Fehmi Agani, që për qëllim ka studimin dhe promovimin e kulturës shpirtërore dhe materiale të popullatës shqiptare. Pastaj bëhet edhe dekan në Fakultetin Filozofik, në vitet 1973-75 si dhe bëhet rektori i dytë me rradhë pas Dervish Rozhajës në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1989 bëhet anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas zgjedhjeve paralele për Kuvendin e Kosovës në vitin 1998 zgjidhet si kryetar i parë i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërsa, në vitet 1979-1981 bëhet kryetari i dytë me rradhë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, pas Esad Mekullit, mirëpo funksionin e njëjtë e kishte pasur përsëri nga viti 1996 deri në vitin 1999. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe Arteve i kanë botuar vepra të plota në pesë vëllime. Akademiku Idriz Ajeti është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Shqipërisë.

Akademiku z.Ajeti ka marrur pjesë në Konferencën Shkencore “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot”, e mbajtur me 20 dhe 21 nëntor të viti 1992, e organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Shqipërisë, së bashku me Mahir Domin, në një punim të përbashkët kishte marrë pjesë në konferencën shkencore e organizaur nga “Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë” me temë “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot”, ndërsa me 11 dhe 12 nëntor të vitit 2002 merr pjesë në “Konferencën Shkencore dhe Ndërkombëtare dhe shoqëria shqiptare sot”, e organizuar nga “Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë” me temën “Shqipja standarde dhe shoqëria kosovare sot” e mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë.

Me cilat mirënjohje është dekoruar personaliteti i Idriz Ajetit gjatë një shekullit të tij?

Z.Ajeti për fushëveprimtarinë e tij shkencore është ndëruar me dekoratën “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”. Kjo medalje është dekoratë shtetërore e Republikës së Kosovës, e cila i dhurohet vetëm qytetarëve të Kosovës dhe atyre të huajve si dhe personaliteteve të botës shqiptare të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm rreth mirëkuptimit në mes popullatës shqiptare dhe kombeve të tjera në të gjitha fushat në frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Këtë dekoratë si shprehje mirënjohjeje dhe nderimi e kishte bërë për herë të parë ish-presidenti i Kosovës Prof.Dr.Fatmir Sejdiu.

Ndërsa, personaliteti i z.Ajeti është dekoruar edhe me medaljen “Çmimi Presidencial për Studiues”, kjo mirënjohje i dhurohet vetëm qytetarëve të Kosovës e të huaj që tregojnë rezultate të larta në fushën e studimeve e të shkencave humaniste dhe ekzakte. Figura e z.Ajetit është dekoruar me “Shpërblimin e 7 korrikut” dhe me “Shpërblimin e KAÇKJ-së”.

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së akademikut Idriz Ajeti, në ceremoninë e organizuar nga Konferenca jubilare–shkencore kushtuar veprimtarisë së tij shkencore është nderuar me dy çmime: Me “Çmimin e karrierës”, çmim ky i cili është organizuar për herë të parë për dhënien e çmimeve shkencore kombëtare për kontributet në fushat shkencore dhe albanologjike e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Shqipërisë, ky çmim i ishte dorëzuar z.Ajeti nga kryetari i saj z.Muzafer Korkuti. Ndërsa, në po të njejtën datë nën Patronazhin e presidentit të Republikës së Kosovës z.Thaçi është dekoruar me çmimin “Medaljen Presidenciale të Meritave”, ky çmim i dhurohet vetëm personaliteteve të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në një fushë të caktuar. Kjo figurë kombëtare është emërtuar nga presidenti i Republikës së Kosovës si“Çabeja i Kosovës”.

Cilat tekste shkollore i kishte përkthyer z.Ajeti?

Në cilësinë e albanologut të parë të Kosovës, z.Ajeti i kishte përkthyer këto vepra si: Letërsinë jugosllave (dispensë), Prishtinë, në vitin 1947, Libër leximi për klasën IV të shkollave fillore (së bashku me Stathi Kostarin e Jani Gjinon), Prishtinë, në vitin 1948, nga letërsia shqipe (së bashku me Hasan Vokshin), botimi i shtëpisë botuese Mustafa Bakija, Prishtinë në vitin 1951, Arkadije Gajdar, Timuri dhe çeta e tij (përkthim nga gjuha serbo-kroate), botimi i shtëpisë botuese Mustafa Bakija, Prishtinë, në vitin 1951, Prozën jugosllave (me Tajar Hatipin, Nebil Dinon e Vehap Shitën), botimi i shtëpisë botuese Mustafa Bakija, Prishtinë, në vitin 1952, Libër leximi për klasën V të shkollës tetëvjeçare (me Anton Çetën), botimi i shtëpisë botuese Mustafa Bakija, Prishtinë, në vitin 1954, Libër për klasën V të shkollës tetëvjeçare (botim II), (me Anton Çetën) botim i shtëpisë botuese Mustafa Bakija, Prishtinë në vitin 1955, Branko Qopiq, Ndodhinat e Nikoletin Bursaçit (përkthim nga gjuha serbo-kroate), etj.

Cilat janë veprat shkencore të akademikut të Idriz Ajeti të botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës: “Vepra 1”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës e botuar në vitin 1997, Prishtinë, “Vepra e 2”, ASHAK, Prishtinë të botuar në vitin 1998, “Vepra e 3”,ASHAK, Prishtinë në vitin 1998, “Vepra e 4”, ASHAK, Prishtinë në vitin 2001, “Vepra 5”, ASHAK, Prishtinë në vitin 2002,“Për të vërtetën shkencore”, ASHAK, Prishtinë në vitin 2006.

Kontributi i tij rreth promovimit të gjuhës shqipe dhe krijimtaria e tij letrare dhe vlerat akademike vlerësohen lartë nga çdo qytetarë dhe intelektual i Kosovës, respektimi i tij si albanolog i parë i Kosovës, i cili cilësohet me figurat të larta intelektuale dhe akademike në mbarë botën shqiptare, për këtë arsyeje Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës për hir të 100 vjetorit të lindjes së tij, figurën e këtij personalitetit e vlerësuan si njëri ndër veprimtarët më të shquar drejtë avancimit dhe identitetit kulturor e kombëtar të popullatës shqiptare në ish-Jugosllavi dhe njëkohësisht u cilësua si ndërtuesi i institucioneve të larta arsimore të Republikës së Kosovës. Akademiku Idriz Ajeti është nderuar disa herë me çmime të çmuara shtetërore nga presidenti i Republikës së Kosovës dhe atij të Shqipërisë për punën e tij në fushën arsimore dhe shkencore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat