Reforma në drejtësi do t’i japë fund anarshisë, kaosit dhe njollosjes

Opinione

Reforma në drejtësi do t’i japë fund anarshisë, kaosit dhe njollosjes

Nga: Sali Leka Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 09:58
Sajmir Tahiri

Sot hidhet shumë baltë mbi ministrinë e Brendshme dhe mbi ju si kryetitullar i saj, por kjo ndodh për shkak të reformimit të plotë e të thellë që ka pësuar policia e shtetit, e bazuar mbi standarde dhe modele perëndimore, që iu kanë rezistuar kohëve.   Nuk thotë kot populli: “Pemën me kokërra e gjuajnë me gurë”. Reforma në drejtësi që pritet të sendërtohet në Shqipëri do ti japë fund një herë e përgjithmonë anarshisë dhe njollosjes së pa fre, duke e bazuar shtetin dhe ligjin mbi principet themelore të së drejtës dhe jo mbi skizofreninë e podiumeve dritëshkurtëra partiake.

Në kohën që mos u ktheftë kurrë, unë me shumë vullnet guxim dhe vitalitet viganik i kam dërguar tre letra E. Hoxhës, dy R.Alisë, dy M.Shehut, por letra që po ju drejtoi juve Sajmir Tahiri me shumë gëzim dhe admirim sublim më ka bërë akoma më vital e viganik. Më ka bërë eposik të betuar kontributi juaj i dobishëm, i çmuar, bashkë me kontributin njëzet e shtatë vjeçar të Edi Ramës dhe Ilir Metës, guximtarë vizionarë, kontribut shumë më i madh kombëtar se ai i Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe Mehmet Shehut.

Kurse me anëtarin e Byrosë Politike, besnikun e Partisë Komuniste shokun Hysni Kapo jam takuar  e kam folur dhe kam biseduar si burri m burrin, si humani me humanin, si fisniku me fisnikun, si vigani me viganin. Por për këto ngjarje të shekullit XX do të tregoj herë tjetër, sot theksoj: unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka, poet lirik erotik dhe eposik teuratik kam shumë tregime të vërteta të dobishme për jetën njerëzore më shumë se kanë shkruar 25 shkrimtarë të burgosur dhe të pa burgosur, të internuar dhe të pa internuar, duke përfshirë  edhe ata të diskriminuar dhe të privilegjuar nga klika enveriste-ramiziste.

Kur isha i mbyllur në burgun e skëterrit mizorist hetuesit dhe operativët e sigurimit iu fola e iu tregova: Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka humanist i provuar i shekullit XX, demokrat i betuar, antimizorist, me guxim dhe vullnet dhe modernist i përkushtuar, për letërsinë prozën dhe poezinë kulturën jetike shembullore, për  të drejtën e çmuar dhe të vërtetën e bekuar hyjnore. i dua, i admiroj më shumë se prifti dhe hoxha kishën fenë dhe xhaminë.

Këtyre mrekullive të shkëlqyera të dobishme për jetën njerëzore u falem me ibadin, u qëndroj teslim iradin edhe përpara grykës së topit dhe zinxhirit të tankut, ashtu si MIc Sokoli dhe Vojo Kushi.

Hetuesi me operativin më thanë:    

“Fol shkrimtari Sali Leka fol dhe trego! Pse shkruan tregime të vërteta me demaskime të drejta për keqbërësit për zuzarët dhe kusarët dhe redaksitë e gazetave nuk i botojnë. Pse nuk shkruan Sali Leka gënjeshtra sajime dhe trillime ashtu si shkruajnë Fatos Kongoli, Xhevat Lloshi, Llazar Siliqi, Vath Koreshi, Bardhyl Londo, Fahri Balliu, dhe i botojnë dhe neve nga burgu të ju lirojmë. Ose përndryshe do tia dorëzojmë dosjen tënde prokurorit”. Kurse unë hetuesit dhe operativit të sigurimit u fola, u tregova: Jo, jo, kurrë jo! Nuk shkruajë gënjeshtra, as shpifje, as trillime! Por kam shkruar dhe do të shkruaj tregime të vërteta të dobishme për jetën njerëzore dhe demaskime të drejta për krimet dhe masakrat mizore.

Do të qëndroj në burg 30 vjet deri në vitin 2007 dhe dua nga hetuesia dhe drejtoria e burgut letra dhe stilolapsa për të shkruar poezi dhe tregime të mrekullueshme. Kam besimin se mbas vitit 2007 do të pakësohen shkrimtarët dhe gazetarët e gënjeshtrave të abuzimeve, të spekulimeve dhe të sajimeve skandaloze dhe do të shtohet numri i shkrimtarëve, i gazetarëve, i analistëve dhe i publicistëve me tregime të vërteta, me demaskime të drejta kundër të ligave makabre mizoriste. Sesi ka vazhduar situata mbas daljes nga burgu dhe mbas vitit 1991 do të shkruaj ditë tjetër.

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Ujku qimen e ndryshon por zakonin nuk e harron”  Edhe klika mizoriste enveriste ramiziste mbas vitit 1991 ndryshoi strukturë dhe metodë, por egërsinë ligësinë dhe padrejtësinë makabre nuk e ndryshoi.

Më shumë nderim dhe kujtim për ata djem dhe burra, vajza dhe gra që u burgosën, u internuan, u diskriminuan egërsisht dhe tmerrësisht dhe sot nuk jetojnë.

Me shumë admirim për ata që jetojnë dhe kontribojnë për kohën e sotme.

E theksoj në kohën e sotme se i kanë të tëra kushtet hapësirat konditat komode dhe lirinë e madhe për të kontribuar për çdo problem dhe sektor jetik për të mirën e popullit shqiptar. Për të kontriuar me vullnet për letërsinë dhe kulturën shembullore, drejtësinë dhe demokracinë humaniste njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat