Në fund edhe ministri Hoxhaj e vajton me lot krokodilli demarkacionin dhe liberalizimin e vizave!

Opinione

Në fund edhe ministri Hoxhaj e vajton me lot krokodilli demarkacionin dhe liberalizimin e vizave!

Nga: Ali Kelmendi Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 16:15
Ali Kelmendi

Kur ministrit Hoxhaj ju dogjën të gjitha letrat për punën e tij në Ministrinë e Jashtme në njohjën e shtetit të Kosovës nga shtetët e jashtme, nga mos pranimi i Kosovës në UNESKO  edhe pse Kosovën disa shtete e kishin njohur më parë, e tjera e tjera, dhe tani ky u kthehët  shoqërive civile, artistëve  dhe të gjithë atyre që dëshirojnë dhe së kanë nevojë të dalin jashtë shtetit;  me punë, për punë dhe për vizita e që të gjithë e dinë që këto kërkesa janë krejtësisht normale dhe të arsyeshme për ta. U thotë që të bejnë presion edhe në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e demarkacionit, që në fund të pasojë për ta liberalizimi i vizave dhe, sipas tij, Kosova nuk do të humbasë asnjë mimiletër të tokës së saj, se përndryshe, sa për liberalizim nuk do ta jipte asnjë plembë të saj?

Kjo së çka thotë Hoxhaj, me përkujton një barcoletë të një hoxhe; kur malazezit iu kishte pa sëmurë lopa dhe vendosë të vjen të hoxha, si ky i yni me i shkruar hajmali.  Hoxha ia shkruan hajmalinë dhe i thotë malazezit që t’ia hudhë në koritë me ujë për të pirë lopa për shtatë ditë. Atëhërë, do ta shofish se si lopa do të këndjellët?! Pas shtatë dite i cofë (ngordhë) lopa malazezit dhe, befasohët shumë. Vendos ta hapë hajmalinë e të shikoj së ?ka i kishte shkruar hoxha në hajmali dhe atë me gërma latinice. Ky kishte shkruar: “ Oj lopë e malazezit, qofsh shëndosh, por edhe nëse cofë ke të drejtë“. Malazezi i hidhëruar kthehët të hoxha i hidhëruar duke i thënë se e kishtë gënjyer dhe i thotë: hoxhë me kë gënjyar dhe, shpejtë pa diskutim  mi kthe të hollat, të hollat që ia kishte dhënë më parë hoxhës për hajmali se përndryshe s’e dinë ti se ?ka mund të bejë unë.

Këtë barcoletë po e përkthejë në gjuhën e Komisionit të Murat Mehës dhe qeveritarëve që po e vajtojnë përherë demarkacionin i cili nuk po gjenë mirëkuptim as në popull as në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky „hoxhë“ eksperti ynë Murat Meha me Komisionin shtetëror dhe me urdhër të padronëve ua bën Linjen e re kufitare të demarkimit malazezve dhe, u premton se e njejta do të përfundojë pa farë problemësh? Mirëpo, kjo Marrëveshie (Hajmali) e nënshkruar apriori në Vienë nga  z. Tha?i, pa u ratifikuar më parë në Kuvend, nuk po gjën mbështetjen nga populli me ekspertët e sajë, nga intelektualët e ndryshëm, nga opozita e sidomos nga Rugovasit vendor të zonës kufitare me Malin e Zi, të cilën nuk pranojnë kurrsesi tjetërsimin e 82.3 km2 të tokës së tyre shekullore t’ju falët/shitët malazezve.

 Qeveritarët duke filluar nga kryetari, kryeministri dhe ministrat gjithnjë po vajtojnë për demarkacionin dhe po përpiqën edhe t’i përmallojnë edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që për hatër të tyrë ta ratifikojnë demarkacionin!!!? Ju deputetë të nderuar, besoj që nuk do të përmalloheni si liderët e juaj, së këta po qajnë me lot krokodilli, pasi që nuk po ua ndien për territorin, kufinjtë dhe sovranitetin e shtetit  tonë. Mos e njollosni emërin, nderin tuaj e të familjeve tuaja, të baballarëve tuaj, me ra në grackën  e rrezikshme që po na pret mbi krye si shpata e Demokleut.

Pra. Edhe Malazezët le ta kuptojnë së kjo Marreveshie ka ngordhur (cofë) dhe, ata le t’i kthehën  së të vërtetës mbi kufirin e Vjetër ?akorr - Hajlë – Kullë ku ka qenë kufiri i shënuar po nga burrat e Mëdhenjë të shtetit malazez/jugosllav; Gjillasit-Popiviqit dhe Tempos me komisionët e tyre e më në fund të pasuara nëpër kartografitë enciklopedike jugosllave, të atllaseve të ndryshme botërore etj.

 Le ta lënë të paqenë e të pa vlerë „ništavnom“ Matjen e Murat Mehës dhe Marrëveshien e nënshkruar nga Tha?i  pasi që nuk është ratifikuar në Kuvendin tonë.  Pasi që, malazezët e dini mirë kufirin, po ju sugjeroj edhe një herë ta pranojnë, në mënyrë që ata si miqë dhe fqinjë tanë, t’i hapën rrugët për integrimet e tyre ndërkombëtare veriatalantike dhe, neve kosovarëve poashtu të na hapën rrugët tona të njëjta, si liberalizimi i vizave duke u mbështetë të qeveritarët tanë kur thonë se është e mundshme që pas kësaj edhe kosovarët të levizin të lirë. Dhe në fund kemi edhe mundësitë tjera që të bëhën Komisione tjera të përbashkëta për rishënim/rivërtetim të kufirit të Vjetër; ?akorr-Hajlë-Kullë, në të kundërtën të shkohët në Gjyqin e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Zgjedhja përfundimtare e këtij problemi Madhor është në interesin e të dy palëve tona shqiptaro- malazeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat