PDIU duhet nxjerrë jashtë ligjit si grup trafikantësh

Opinione

PDIU duhet nxjerrë jashtë ligjit si grup trafikantësh

Nga: Kreshnik Spahiu Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 08:23
Kreshnik Spahiu

Prokuroria ka zbuluar se pothuaj i gjithë grupi parlamentar i PDIU kanë kryer krime dhe figurojnë të dënuar jashtë Shqipërisë! 

A mundet një parti të ketë 90% të deputetëve burgaxhi? Ky është fenomeni më i pareçedentë në historinë botërore të cilën Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria shqiptare duhet ta hetojë me përparësi.

Egzistenca e një partie si PDIU duhet eleminuar urgjentisht për dy shkaqe madhore:

1) Trafikimin e deputetëve nga majtas-djathtas
2) Inkriminimin e politikës shqiptare

Nga kjo duhet të nxjerë mësime edhe PD si aleatja që rriti artificialisht një band gjoja "patriotike" 4 vjet më parë në koalicion duke luftuar Aleancën KuqeZi.

Sot Athinës dhe shovinistëve grek i është bërë një shërbim i madh, pasi ata kanë të drejtën të thonë: "shikoni kush e përfaqëson çamërinë".

Për këto arsye nuk mbetet gjë tjetër veçse kauzën çame ta mbrojnë nacionalistët kuqezi.

Sigurisht Edi Rama do vazhdoj kërcënimet që do e rimbaj pushtetin me PDIU apo FRD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat