Rrugëtimi i Kosovës drejtë Pavarësisë

Opinione

Rrugëtimi i Kosovës drejtë Pavarësisë

Nga: MA. Alban Berisha Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 07:07
Alban Berisha

Tek sa pas viteve te 80-ta kishte filluar lëkundja e bazamentit të Jugosllavisë, federatë kjo e cila ishte e formuar nga gjashtë republika dhe dy krahina. Shtete si Sllovenia dhe Kroacia po shqyrtonin seriozisht shkeputjen nga Jugosllavia. Ne keto rretha edhe qytetarët e Kosovës e në veçanti njerëzit e ndritur të saj, e shikonin si të domosdoshme fillimin e punes për shkëputje nga Jugosllavia gjegjësisht nga Serbia. Gjëja më e duhur qe mund të behej aso kohe ishte orjentimi drjetë sistemit pluralist dhe me synimin e ndjekjes së rruges së demokracisë.

Tek sa dëshira e qytetareve të Kosoves për ndarje nga Serbia sa vinte e shtohej, njerëz të ndritur të keti vendi e kishin kuptuar mjaftë mirë kërkesen e qytetarëve, dhe rruga më e mirë për ta realizuar iden e pluralizmit ishte si fillim krijimi i një organizate politike e cila do të kishte përkrahje qytetare. Intelektual si Mark Krasniqi, Ali Aliu, Jusuf Buxhovi, Xhemajl Mustafa nen udheheqjen e Dr. Ibrahim Rugoves, morën vendimin qe ta themelonin një levizje politike që do të quhej Lidhja Demokratike e Kosoves. Ishte mesi i muajit tetor dhe fillimi i nëntorit të vitit 1989 ku filloj puna e ketyre shkrimtareve të cilët perpiluan të gjitha elementet që do ta bënin LDK-në një organizate të mirëfilltë politike, ata formuan statutin e subjektit dhe zgjodhën organet udheheqese. Këta intelektual me në krye Presidentin Rugova, filluan te perballeshin  me regjimin e atëhershem i cili po rrihte, vriste dhe torturonte popullaten shqiptare e cila ishte shumicë dërmuese.

Me 2 Korrik 1990 këta intelektual por edhe të tjerë që ju bashkuan si Femi Agani, vendosen te shapllnin Pavaresine e Kosoves. Ata aso kohe në Kuvendin e Kosoves, përmes një deklarate shpallen Kosoven të pavarur, sigurisht qe ky akt historik eshte ndoshta gurthemeli i Pavaresisë që ne e kemi sot. Sigurisht që pas kësaj deklarate, dhe krijimit të aktit me të lartë juridik, Kushtetutes në shtator të vitit 1990, represioni serb vetem sa vinte dhe behej edhe më i eger, në këtë mënyrë pushteti pushtues i Sërbisë, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë.

Por për të perballuar represionin LDK dhe Presidenti Rugova zgjodhen nje rrugë mjaftë të zgjuar. Ata duke pare fuqinë ushtarake të Serbisë, zgjodhen politiken paqësore, duke kerkuar nga qytetaret që të kenë qetësinë e duhur dhe që secili të kujdeset për shtëpine e tij, ani pse as edhe një herë te vetme nuk u perjashtua lufta si alternative, madje ajo shihej si momenti kur duhej të mbrohej pragu i shtëpisë. Por krahas politikes paqesore dhe luftes si mundesi, LDK arriti që të krijoj kontakte dhe të krijoj besim tek faktori ndërkombëtar e në veçanti të krijoj raporte mjaft të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, gjë qe Kosoven në të ardhmen kjo miqësi edhe do ta shpetonte.

Kur lufta në Bosnje po perfundonte, Serbia kishte në plan ta niste nje të tillë edhe në Kosovë, ani pse populli shqiptar nuk e donte atë gjë, sepse kishte të drejtën e vetvendosjes dhe gjithçka çka kishin bërë perfaqësuesit shqiptar ishte ligjore dhe në perputhje me të drejten ndërkombëtare. Megjithatë shteti serb që thirrej në emer të Jugosllavisë e cila ishte drejtë fundit tash më, shkeli çdo të drejtë themelore të njëriut, duke i vrarë dhe dëbuar qytetarët nga shtëpitë e tyre. Në këto kohë ishte shfaqur në skenë edhe Ushtria Clirimtare e Kosovës, e cila edhe pse me mundësi të pakta, përmes prirësve të saj si Adem Jashari, Zahir Pajaziti e Agim Ramadani punuan për ti mbrojtur qytetarët e tyre madje duke flijuar edhe jeten e tyre.

Duke parë masakrat gjenocidiale që po ndodhënin si ajo e Reçakut apo edhe e familjes Jasharai,  bashkesia nderkombetare me në krye Shtetet e Bashkuara, vendosen qe të kete bisedime në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, me të vetmin qëllim ndalimin e dhunës dhe krimit qe Serbia po bente ne popullesine shumice shqiptare.  Me 6 Shkurt të vitit 1999 filluan bisedimet e Rambujes, kur kryediplomat i grupit te kontaktit ishte caktuar Kristofer Hill dhe ku pala e Kosoves ishte gjithëpërfshirese dhe unike në qendrimin e saj.  

Grupi i Kontaktit kishte ofruar një marreveshje, ku në të cilen kerkohej nga Serbia largimi i trupave serbe dhe mundësia e hyrjes së trupave paqëruajtese per të garantuar siguri. Këtë marrëveshje e kishte pranuar Kosova por jo edhe Serbia, megjithatë bashkësia ndërkombëtare insistonte qe Serbia ta pranoj marrëveshjen, per këtë aresye diplomati amerikan Richard Holbrouk me 22 Mars 1999 udhëtoj për në Beograd për ta bindur Presidentin e Serbise Miloseviç që ta pranoj marrëveshjen dhe ta ndal luftën, por Miloseviç nuk kishte pranuar një gjë të tillë. Holbrouk kthehet pa marreveshje, ku perfundimisht u shterr mundësia e kompromisit.

Pas dështimit të bindjes së pales serbe në bisedime per ti terhjekur trupat policore dhe paramilitare, aleanca veriatlantike NATO nisi bombardimet ndaj Serbise. Saktësisht bombardimet filluan me 24 Mars 1999, ku zgjaten deri me 6 Qershor të po ati viti, në të cilen date perfunduan bombardimet pas arritjes se marreveshjes se Kumanovës, marreveshje e cila u arrite ne mes te Serbise dhe Natos. Kjo mundesoi qe trupat e NATO-se te hynin në Kosovë, ku ndryshe quheshin edhe si trupa paqeruajtese. Ne këto momente Kosova arriti lirine, ku një gjë ishte e sigurt qe më nuk do të ketë luftë, por do të punohej për rimekembjen e Kosoves së shaktrruar.

Po në atë kohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezuluten për Kosovën qe ishte 1244, rezulutë e cila obligonte qe në Kosove te kishte nje protektorat nderkombetare me një mision civil që do të ishte UNMIK-u dhe misionin ushtarak që do të ishte KFOR-i. Të dy këto misione kishin per qellim stabilitetin e vendit dhe njëkohësisht organizimin e organeve udhëheqese të Kosovës.

Jeta e mirefilltë demokratike dhe riorganizimi shoqerore kishte filluar tek ne vitin 2000, ku një pjesë e mirë e refugjatëve të ikur nga lufta kishin filluar të kthehen, sa qe gatishmeria e tyre per tu kthyer ne vendin e vet kishte habitur edhe shtetet perendimore. Sigurisht që orjentimi i Kosovës ishte një orjentim demokratik i cili sigurisht që i kishte kushtet e tij dhe njera nga kushtet ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e para ne Kosoven e pasluftes ishin ato lokale ku do të organizoheshin nga OSBE, por me ndihemn edhe te faktorit politik të Kosoves. Në ato zgjedhje si subjekti qe fitoi me se shumti komuna për të udhëhequr ishte Lidhja Demkratike e Kosoves, e cila kishte fituar shumicen dërmuese të komunave të Kosoves.

Për gjatë 5 viteve të konsulidimit të Kosoves, institucionet e saj, qeveria, parlamenti por ne veçanti Presidenti I Kosoves Dr. Ibrahim Rugova benin thirrje për një Kosovë të pavarur, ku nën moton rugoviane “Kosova e pavarur me orientim drjet NATO-se dhe BE-se” bënin thirrje qe sa më parë te arrihej pavaresia e Kosoves. Takime te shpeshta te Presidentit me ndërkombëtarët e me pas edhe qendrimi i palekundur i tij per asgje me pak dhe asgje me shume se Pavaresi, solli edhe iden e nje rundi tjeter negociatash me qellim që të zgjidhej përfundimisht statusi final i Kosoves. Në nëntor të 2005-tes filluan bisedimet e Vienes, ku kryediplomat në keto bisedime ishte ish presidenti i Finlandes Marti Ahtisari.  Tek sa kishin filluar bisedimet, delegacioni i Kosoves ishte prapë i bashkuar dhe i palekundur në qëllimin e tyre që ishte Pavarësia e Kosovës.

Por nuk shkoj gjithçka ashtu siç ishte paramenduar, pasi që në Kosovë ndodhi një tragjedi shtetrore. Ishte koha kur Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova i cili po udhëheqte bisedimet, permes nje deklarate per media njoftoj qytetaret e tij se ai vuante nga një semundje e rendë që ishte kancei i lokalizuar në mushkri. Ashkush nuk po e besonte kete fakt shokues.

 Kaluam 3 muaj te trishtuar ku me 21 Janar Presidenti Rugova vdiq dhe i gjithë vendi ishte në zi. Ditë e trishtuar e cila nuk do të harrohet kurrë, dhe oret e pritjes per te bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosoves ishin me e pakta që populli i Kosoves mund të bente per prirësinë e saj, i cili u nderua nga liderët më eminent të botës demokratike.

Edhe pse vdekja e Presidentit sikur i kishte stepur të gjithë, bisedimet per statusin final te Kosoves vazhduan. Ishte fundi i vitit 2006 ku Marti Ahtisari tashme vetem kishte përpiluar projektin e tij, qe do të ishte nje projekt per Pavarësi të mbiqkyrur per Kosoven. Ky raport  në thelb ishte një Pako në të cilen shpjegohej se si do të bëhej dhe se si do të funksionoj Pavaresia e Kosoves. Ishte data 2 Shkurt 2007-të ku Ahtisrai i dorëzon propozimin e tij Prishtinës dhe Beogradit, ku prapë pala serbe nuk e pranoi këtë projekt, madje ata ende sot nuk e pranojnë pavaresinë e Kosovës.

Pako e Ahtisarit kishte kushtet e saja, me sakt ishin 44 ligje të cilat ishin si kusht për Pavarësi, të gjitha këto ligje në ta cilat parashihej të drejta shtese per minoritetet, ruajtja e trashigimisë kulturore dhe fetare apo edhe kushtin tjeter qe shteti i Kosove duhet të jetë një shtet multietnik ku simbolet e Kosoves nuk do te permbanin elemente të simboleve kombetare, si dhe nuk mund ti ngjanin as nje shteti tjeter. Me gjithë këto kushte pala kosovare e pranoj këtë propozim.

Kur Kosova po përgatitej për shpalljen e pavarësisë në konsulidim te plotë me bashkesinë ndërkombëtare, në Kosovë çdo dite që kalonte po pritej momenti i shpalljes së Pavarësisë. Por duhej të pritej një vizitë e Presidentit Amerikan George W Bush në Tiranë për ta vulosur që Pavaresia e Kosoves do te ndodhte shume shpejt. “Time is noë” ishte fjala e Presidentit Bush dedikuar popullit të Kosoves dhe perfaqësuesve te saj.

Javët e fundit të gjithë po menondin se cila do të ishte dita e shpalljes se Pavaresisë, tek sa diplomat të huaj si Bob Dole kishin thënë që nuk është herët për pavarësinë e Kosoves, madje nese vonohet një gjë e tillë mund te kemi trazira pasi që durimit të popullit të Kosoves mund ti vie fundi. Vetem pak ditë para të Dieles  Historike, u kuptua që data 17 Shkurt do të jetë dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kështu me 17 Shkurt 2008 në ora 15:00 Parlamenti i Kosoves u mblodh në një mbledhje të jashtezakonshme ku permes leximit te deklarates se pavaresisë nga ish Kryeministri Hashim Thaqi dhe nënshkrimit të saj nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe deputetet shpalli Kosoven shtet te pavarur dhe demokratik. “Moment historik që ju ndodhë rrallë popujve” thoshte Ismail Kadare!

Deklarata të ndryshme të liderëve botërore mbuluan mediat vendore dhe ndërkombëtare. Ku ne mes tjerash Nicolas Sarkozy, në një nga shkollat e Parisit, ju kishte thënë fëmijeve që “tani më kemi një shtet të ri dhe harta e botës dhe evropes ka ndryshuar, ju duhet të njoftoheni me shtetin e Kosoves”. Thenje te ngjashme pati edhe nga lideret e tjerë të botës demokratike, sië vazhduan edhe njohjet për shtetin me të ri ne botë, ku sot qe jemi në 9 vjetorin e pavaresisë kemi gjithësej 113 njohje.

Megjithatë historia mbetet histori dhe Kosova ka shumë punë para vetes. Zhvillimi ekonomik, konsulidimi i rendit ligjor dhe poashtu përparimi në sistemin e arsimit janë vetem disa pika themelore ku Kosova duhet të bëjë progress të shtuar, sepse ky progres do të jetë shumë i nevojshem per forcimin e shtetit tonë dhe poashtu një lehtesim për brezat e ardheshem të cilët duhet të rriten në një Kosovë të zhvilluar dhe plotësisht të integruar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat