Çadra e miliarderëve

Opinione

Çadra e miliarderëve

Nga: Ilir Vata Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 20:50
Ilir Vata

Nëse opozita do të kishte dashur zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk kishte që në heshtje të bënte aleancë me partinë më të madhe në vend për të mbajtur në këmbë Kodin Zgjedhor më përjashtues, diskriminues dhe që lë hapësira për një proces zgjedhor të pabesueshem deri të caku i paparanueshem: blerja e votës.

Nëse do të kishte dashur  një Kod Zgjedhor të përmirësuar, me komisioner apartiak, financim të partive politike nga buxheti i shtetit, me numërim elektronik dhe votim biometrik, nëse do kish dashur lista të hapura apo një kod të korrektuar kombëtar, opozita do të kishte dëgjuar partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare që ka më shumë se një vitë që kanë nisur tryezën e tyre të dialogut.

Opozita nuk kërkon ndryshimin e Kodit Zgjdhor por të justifikojë humbjen e pashmangshme që e pret në zgjedhjet e 18 qershorit, sepse në qeverisjen e saj ka drejtuar me një grup njerëzish dhe të mirat nuk jua dha qytetarëve, grupeve të interesit si mbështetësit tradicional të përndjekuri dhe pronarët, madje i ka diskreminuarata ato.

Opozita sot kur ishte në qeveri i la pronarët në gjyqe, madje janë qindra dosje që kanë shkuar në Stazburg dhe mijëra të tjera që rrinë ende në gjykatë më shumë se 20 vite, sepse politika e saj për pronarët ishte e modelit tipik komunist, sepse ata lanë në fuqi dhe mbrojtën ligjin 7501, ndërsa të përndjekurit i lanë në harresë të shpërfillur, pa dëmshpërblim, pa stre, pa punë dhe pa përfaqësim.

Sot në protestë foli një vajzë e re në emër të të përndjekurve, por pavarësisht atyre që tha apo i kishin shkruar, fundja ishte një nga të shtresës shtresa tonë ose të paktën jo si më parë kur në emër të të përndjekurve flisni mëkatar.

Por nuk mjafton kaq, duhet një platformë konkrete, reale e besueshme e miratuar nga të gjithë aktorët dhe grupet e interesit, duhet një kontratë noteriale që të finalizohet një akt besimi publik që të përndjekurit të besojnë te opozita, por është vonë, katër vite në opozitë nuk e kanë çelur “sqepin” për të përndjekurit, kjo para zgjedhjeve është lojë e vjetër e përsëritur çdo dy vite dhe të përndjekurit nuk mashtrohet më?!

Mbështetësit e ditës së zezë të opozitës demokratët dhe simpatizantët janë ndjerë të përjashtuar nga politika, punësimi pasi të mirat e ligjshme ju a afruan me çmim, duke ju shitur vendet e punës, duke ju mohuar garën e meritokracisë për gjithcka ju takonte me ligj.

Opozita fsheh qëllimin e vertetë se në të gjithë këtë përpjekje opozitarët kanë një hall edhe më i madh se ai që është thënë, pasi ata në vijim e prej kohësh janë kritikuar nga ndërkombëtarët për pengimin e reformës në drejtësi dhe në pamundësi për ta penguar, ngritën mundësinë e tyre të fundit, protesta për të themeluar pasigurinë, panikun, terheqjen e vemendjes dhe pse jo nëse munden destabilizimin.

Bllokimi i reformës në drejtësi është mundësia e vetme për t'i shpëtuar drejtësisë disa eksponetë të korruptuar të qeverisjes së djeshme dhe mbi të gjitha për të mbrojtur prokurorët dhe gjyqtarët e koruptuar si garanci e tyre sot dhe nësër për t'i shpëtuar trasparencës dhe drejtësisë.

Opozita është në të drejtën e saj të përdor çdo mjet që t'i shpëtojë drejtësisë, por më parë ata do të bënin mirë të merrni avokat sesa të përdornin njerëzit e shkretë në shumë raste të zhutur në halle për të mbrojtur pasuritë e tyre të paligjshme.

Në sheshin para kryeministrisë janë rreth 1000 persona që janë në çadër dhe rreth saj janë njerëzit më të pasur në vend, ish-drejtor zyrtarë të lartë në qeverisjen e djeshme, deputet dhe ish- ministra, miliarderët e vërtetë, ata që janë ulur në shesh peshojnë në pasuri të gjithë Shqipërinë, ja pra se kë po mbrojnë shqiptarët, miliarderët shqiptarë që janë pasuruar duke grabitur shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat