Viktimat e viktimave!

Opinione

Viktimat e viktimave!

Nga: Armend Halimi Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 23:25
Armend Halimi

Të drejtat dhe liritë e njeriut janë nevojë, shkelja e tyre është krim, ndërsa tejkalimi i tyre është keqshfrtyëzim. Të drejtat dhe liritë e njeriut si nevojë jetese do të thotë të mundësohet hiq më shuë e as më pak jetesa, të jeshë gjallë me parakushtet e nevojshme, shkelja e tyre do të thtoë për tej egos, mohimi të lirive dhe të drejtave për tjetrin, të cilat pikrishtë i gëzonë shkelësi, ego e cila ka një eptet, krim. Por, cka është më brengosëse për kohën tonë, forma tjetër, ajo që një fije e hollë e ndan nga krimi, keqpërdorimi i tyre. Për deri sa me krim ia mohon tjetrit, me keqpërdorim i mbi vlerson tuajat. 

Tradicionalishtë me krim janë identifikuar njerzë me personalitet jo të lavdishëm, por është interesant se me keqpërdorim të lirive dhe të drejtave identifikohen njerzë me personalitet prej intelektuali. Sikurse krimi sikurse keqpërdorimi nxit mbrojtje përball një sulmi, njëri direkt, tjetri indirekt. Fatkeqësishtë nga kjo na del se të dya llojet e personaliteteve kanë për produktivitet viktimën.!

Të viktimizoshë nuk do të thotë vetëm të vrasësh, si njëra prej formave më të rënda të krimit, apo vetëm të lëndosh fizikishtë, por edhe të lëndosh emocionalishtë, sic janë fyerjet, njollosjet, etj., sikurse është forma më e zakonshme e keqpërdorimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Për krimin nuk do shumë koment, ai në të shumtën e rasteve bëhet me motive të qarta, pra të mohoj tjetrit ato cka gëzon vetë, është me rëndësi të ndalemi tek viktimat e keqpërdoruesëve, të cilët realishtë edhe pse kanë po të njëjtin efekt, apo rezultat me krimin, pra viktimizimin e tjerit, ata mundohen të fshihen pas “lirisë së gëzimit” të drejtave të tyre.

Edhe pse ligjvënësit dhe përpiluesit e dokumenteve me karakter të njohjës dhe mbrojtjës së drejtave dhe lirive të njeriut i  kanë paraparë situata të tilla prej shumë kohësh më parë, përjashtimisht nga kriminelët të cilët nuk kanë për frik e as respekt ligjë as ade, është e pafalshme mos njohja e tyre nga ana e keqpërdoruesëve, që zakonishtë janë “promovuesit” e lirive dhe të drejtave të njeriut, të cilët nën petkun e intelektualitetit thrrasin vetëm në “gëzim”, por jo edhe në mbrojtje.

Këta zakonishtë janë praktikuesit e lirisë së shprehjës, që për kundër efekt kanë nxitjen e reagimit të palës së prekur nga shprehja e tyre, në këtë rast viktimat, e që kur këto të fundit reagojnë, sjellin viktimizimin e të parëve. Kjo zakonishtë vije nga mos kjartësimi që kanë në lirin e shprehjës.

Marrë simbolikishtë liritë dhe të drejtat e njeriut është sikurse një kuzhinë kolektive që servon ushqime nga të gjitha llojet, mesin e të cilave janë të lirë banorët të zgjedhin për ngrënje atë qka edhe ua ka ëndja, të reklamojnë madje atë, por përfundon kjo liri, aty ku përzgjedhësi tjetër ndihet i përqeshur për preferencën e ushqimit tjetër që ka bërë, ngase liritë dhe të drejtat e njeriut mbarojnë aty ku cënohen apo i rrezikohen tjetrit  .!

Për të iu rikthyer elaburimit të kësaj tematike profesionalishtë, dhe me shembuj konkret të rasteve më të freskëta në shoqërinë tonë ku kemi viktima të viktimave të lirive dhe të drejtat të njeriut nga keqpërdorimi i tyre, duhet nisur nga ato me motive fetare.

Bota është e mbushur me tmerret e përditshme që sjellin luftrat apo konfliktet me motive fetare, të cilat për nga tmerri që prodhojnë para syve tanë, për gjithë cka tjeter nëse munden me arsyetu, vetëm për fe dhe besim në as një rast jo.

Besimtarët e feve, pa dallim, e kanë të kjartë se dashuria ndaj Zotit nuk tregohet me dhunën ndaj tjetrit. Duke qenë kështu, jo vetëm se nuk pajtohen me tmerruesit që thirren në identitetin e tyre, por pikrishtë ndihen të viktimizuar nga njollosja që u bëhet në emër të tyre.

Por, ata të cilët zakonishtë sot po i qajn hallet e këtij tmerri, dhe duke qenë thuajse përgjithësishtë pa identitet fetar, gjoja se duke kritikuar të bëmat e tmerruesëve, duhet kritkuar dhe njollosur identiteti në të cilën thirren.! Edhe këtu e shoh të nevojshme një shembull simbolik. Për prodhuesit fallso të markës “adidas”, nuk ka logjik të fyhet e përqeshet kompania origjinale, sepse këta të fundit janë viktimizuar mjftë nga falsifikatorët, aq më tepër kritikat të vijnë nga njerzë që nuk janë klient të kësaj kompanie.!

Kësisoj, besimtarët sidomos të atij islam, sot janë duke u viktimizuar e riviktimizuar. Në njërën anë nga kriminelët që vrasin në emër të tyre, të cilët quhen terrorist radikal, në anën tjetër nga keqpërdoruesit e fjalës së lirë palimit, që propozojë të quhen “terroristët intelektual”, sepse të dya këto kategori kanë për pasoj viktimat e palës tjetër.

Fare në fund, që vetëgjyqësia të mos jetë në duarët e qytetarëve, konsideroj se bie barra mbi insistitucionet shtetrore në promovimin e veprpave penale, sidomos të nxitjës së përcarjës, fyerjes, etj, po aq sa në promovimin e lirisë së shprehjës, e cila në rast të keqpërdorimit të llojit të shprehur në shoqërinë tonë, sjell viktima të viktimave.

Autori është njohës i punëve të organeve të rendit dhe drejtësië.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat