Opozita në vetëvrasje politike

Opinione

Opozita në vetëvrasje politike

Nga: Ilir Vata Më: 18 mars 2017 Në ora: 10:08
Ilir Vata

Në këtë fillim pranvere, opozita ka zgjedhur të shkojë në stan ende pa ardhur behari elektoral, sepse ajo nuk ka fituar besimin e qytetarëve dhe me keq akoma disa kanë frikë nga drejtësia dhe të tjerë frikë nga humja politike dhe zgjidhja është stani politik, që tashmë është bërë sofra e të gjithë të korruptuarve, kundërshtarëve të ligjit dhe të inkriminuarve, shtuar dhe të eturve për pushtet, ish- doganjerët, apo drejtorët e qeverisë së tyre.

Lideri i ri i opozitës harxhoi energji të mëdha për t’u bërë lidër që su bë dhe vazhdon në rrekjen e tij dhe kjo përpjekje e stërmundimshme vijon që pas garës me të ndjerin Sokoll Olldashi, sepse i është dashur të përzgjedh në rrethe njerëzit që konsideroheshin të besuarit e tij dhe incidentet nuk munguan në shumë rrethe të vendit si në Mat, Laç, Shkodër dhe gjetkë , por ka ende shumë degë që nuk kanë arritur të bëjnë zgjedhje sipas ndarjes në nivel bashkie, sepse konflikti vazhdon.

Kjo gjende ka sjellë pasigurinë dhe besueshmërinë e demokratëve për liderin e ri të partisë më të madhe opozitare dhe në këtë vazhdë mosbesimi është rritur duke sjellë natyrshëm një përplasje mes konservatorve të vjetër të PD-së dhe klanit të ri të liderit aktual, sa opozita mbërriti në një fatalitet që edhe pas afro katër vitesh nuk arriti të jetë në gjendje të përballet në zgjedhje me dinjitet dhe besueshmëri për fitore.

Në fakt, e gjithë përgjegjësia e situatës së mjerueshme opozitare nuk është vetëm e liderit të ri, ndonse ishte i paracaktur në përzgjedhje, por të gjithë problematikat e mbartura në vite iu faturuan ati dhe kjo është një peshë e madhe për të, fundja s’kishte pse të përgjigjej për të gjithë ciklin të një partie politike që në lindje, e që në shumë raste ka bërë gabime të mëdha, deri në fatalitet politike, social dhe institucional.

Që në lindje të partisë së parë opozitare atributet e ndryshimit politik i faturohen asaj në rastin më të mirë të mundshëm, e përveç kësaj dhe peshës për të bërë opozitarizëm, pruralizëm dhe zhvilluar debat politik, por në thelb pozicionimi i saj si parti e qendrës së djathtë e vë në mëdyshje përcaktimin si e tillë.

Përsa i përket qëndrimeve të saj politike dhe qeverisëse në lidhje me pronat, të përndjekurit dhe qëndrimit të saj më të shukarën diklatoriale që ka qenë teje nihiliste, konfuz, e paqartë dhe shpesh herë qëllimkeq, e ka bërë partinë opozitare të humb terren nga e djathta duke e zhveshur atë gradualisht deri në akuza se është parti e majtë, madje e ideuar nga Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist në Shqipëri.

Lideri i ri e mori në këtë gjendje, sepse partia e parë opozitare mendon se këtë zhveshje të natyrshme nga e djathta e kompenson me disa parti politike të rrirur nga ajo vetë, si ballistët të dy partite apo tre, ku janë ballistët dhe ballistët demokratë, në të vërtetë ballistët përçmoheshin në kohë të qeverisjes demokrate dhe vazhdon të injorohen sot me trasmetimin e fillmave të diktaturës.

Janë në të njëjtën gjendje Legalistët, që në fakt vijnë si parti e mbretit për monarki kushtetuese dhe bëjnë ovacione për republikën madje dhe për republikën e re që është një shpikje e lideri për të bërë sencacion se sa realisht një formë tjetër qeverisëse, madje ka dhe parti të tjera që përfaqësojnë mbretin, por që vetë pretendeni për fron, (djesë pastë), ua ndryshojnë emrat, ku këtu futen dhe dy partitë konservatore dhe vetë LZHK e dalë nga një pakt më mbretin dhe PDM e të përndjekurve.

Në të njëjtin dimesion është dhe partia e pronarëve, që ka 27 vite që ka bërë aleancë me partine e parë opozitare duke tradhëtuar vetë pronarët dhe mbajtur në fuqi ligjin famëkeq 7501, dhe vazhdon në të njëjtën ujëra sepse në emër të pronarëve ka garanduar disa karrigë për të ç’bërë vetë pronat e pronarëve.

Edhe të përndjekurit e kanë një segment përfaqësimi, por shumica e partive të të përndjekurve dhe ata që kanë filluar të farmatohen nuk e shohin vetën të kthyer ta partia e parë opozitare sepse nihilizmi vazhdon si më parë madje dhe me agresiv dhe dashakeq, dhe më keq akoma sepse me këtë shtresë ata kanë zgjedhur të emërojnë një indivit që të përfaqësojë të përndjekurit, dhe ky është një tjetër fatalitet politik, përveçse edhe provokues.

Përtej edhe të pranueshmet të përndjekurit që mbanë opozita për përfaqësim disa janë ish- mëkatarë të diktaturës, madje shiten si të përndjekur sepse nuk kanë asnjë lidhje me vuajtjen, përkundrazi kanë shënuar vuajtje, dhe lideri i ri vazhdon të thellojë gabimin në këtë drejtim si një plagë që kërkonë ta lëndojë më shumë.

I gjithë ky cikël zhvillimi i marrë përciptas, tregon qartë se partia më e madhe e opoztës nuk ka zhvilluar asnjë herë zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë së saj, madje zërat oponet janë shtypur deri në hakmarrje e përjashtime dhe nuk kanë qënë të pakët fgurat e ndëshkuara, që nga Azem Hadari që u përjshtua nga partia, Pjetër Arbnori që ra pre e një urrejtje politike deri në përjashtim, Edyart Selami, Genc Polllo, Neritan Ceka, Arben Imami dhe qundra në rrethe në nivel kryetari dhe antari kryesi.

Kjo gjueti është ende dhe vazhdon të ushtrohet nën një diktat të heshtur sepse partitë politike dhe në këtë rast partia më e madhe opozitare përdor listat e kandidatëve për deputet si presion dhe kjo shtrihet deri në rrethe.

Sllogani i dalë së fundmi një antarë një votë nga partia e parë opozitare është një fars, sepse në asnjë rreth nuk janë bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme, madje situatat e zgjedhjeve kanë degjeneruar deri në dhunë verbale dhe fizike, pra ende nuk kemi të çliruar partinë e parë të opozitës nga makthi i emrimit të drejtuesve në ved të të zgjedhurve nga forumet e saj.

Në këto kushte politike, pamundësia e saj për të ardhur në pushte e bënë atë një parti që po që po shkonë drejt degradimit total sepse e ka humbur kuptimin e saj politik të themelimit si parti e djathtë e lindur në Shqipëri dhe tashmë është në të njëjtat kushte si ish- partia komuniste që erdhi në momentin që të zhkurmohej dhe një kauz e re politike të linde.

E djathta në Shqipëri po lind në mënyrë natyrale, dhe ndonse vonë që nga rënja e diktaturës ajo tashme është krejt e natyrshme të lind sepse në Shqipëri familjet e mëdha, pronarët, shtëpite e mira shtepitë e para që kanë drejtuar në shekuj në aspekti zonal të plebishitas ndër kohë po ndërgjegjësohn për një politikë të së djathtës, pasi tashme ajo i mungon politikës shiptarë dhe për llogjikë demokracia nuk e ka alrernativen e saj ndryshe, pra pjesa e mungya e e së djathtën e bënë demokracinë të çalë.

Fundi politik i një partie të pagjetur do të degjenerojë në rrugë, madje do të gjejë pretekste për të egzistuar, mbase mund të jenë me fatalite politike e social, por ajo që dihet është se një parti, vdes kur vret demokracinë e saj të brendshme dhe çdo tendative e saj politike është thjeshtë nxjerrja e vretit të akumuluar në grahmat e fundit të saj, sepse ajo ka bërë vetëvrasje politike, sepse ka vetëpërjashtuar veten nga mundësia për t'u përballur në zgjedhje, sepse fundi është i sigurtë.

Nuk mud të jesh i besueshëm kur kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershmë, kur kurrë dhe asnjëherë nuk ke mundur që këto zgjedhje të zhvillohen brenda vetë partisë politike, nuk mund të jesh i besueshëm se donë demokracinë kur tendon që me vetvrasjen e opozitës të vrasësh vetë demokracinë, nuk mund të jesh i besueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme kur vret vetë drejtësin, mundësin e vetme për të garantuar rendin demokratik.

Opozita me gjithë kompleksitetet e saj dhe staturën politike të paarrirë po degjeneron në rrugë nga pamundësi për të garantuar demokracinë e saj politike dhe luajtur rolin e saj në demokracinë shqiptare, por ka zgjedhur mënyrat politike të themelimit të krizës politike, bojkodit dhe ultimatumeve që shpesh herë vijnë nga zhargoni i regjimit, sepse shumë nga drejtuesit e saj kanë qenë pjesë e regjimit komunist.

Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen me dhe pa opozitën dhe kjo do të jetë edhe fundi i një marrëzie politike që për 27 vite pati në dorë fatet e vendit dhe tani po kërkonë ta çojë vendn në fatalitet, por një gjë është e sigurt, që fataliteti politikë është i vetë partisë më të madhe opozitare dhe cilido nga politologët mund ta konsiderojë një vetëvrasje politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat