Hetuesi komunist operativi i sigurimit dhe drejtori i skëterrit mizorist

Opinione

Hetuesi komunist operativi i sigurimit dhe drejtori i skëterrit mizorist

Nga: Sali Leka Më: 19 mars 2017 Në ora: 09:14
Sali Leka

Ashtu si u premtova në shkrimin tjetër do të tregoj për drejtorin e shtëpisë botuese “Naim Frashëri“ Tiranë, që e rraha në vitin 1968. E rraha fort drejtorin zuzarist narcizist se donte të burgoste redaktorin e kulturuar Dhimitri Fullani, i cili daktilografonte në makinë shtypi librat e mia me poezi lirike erotike, eposike dhe me tregime të vërteta kombëtare historike. Mbasi e rraha në zyrë dhe korridor shkova në polici dhe i tregova hetuesit dhe operatorit të sigurimit.

Ata e thirrën urgjentisht drejtorin e rrahur si gomari në duhan. Drejtori megaloman, profain sharlatan erdhi dhe tha: Nuk më ka rrahur Sali Leka. Gënjen si derr, plagët në trup i kam se jam rrëzuar nga shkallët e korridorit.

Kur u largua drejtori hetuesi më tha: E o shkrimtari Sali Leka. Do të dënohesh rëndë si gënjështarë i keq dhe provokator kundër organeve të hetimit. Unë i fola dhe i kërkova: Dërgo dy polic ta kapin drejtorin ta sjellin në burg dhe unë do ta rrah, përpara tërë të burgosurve dhe personelit të burgut.

Hetuesi dhe operativi i sigurimit më thanë: Edhe 20 drejtorë me rrahur. Ti Sali Leka, nuk do të tregojnë, por do të thonë: Nuk na ka rrahur Sali Leka. Sepo treguan për rrahjen dalin në skenë librat e tua të mrekullueshme, të dobishme por nuk i botojnë. Dil shporru nga biruca e burgut. Policia dhe hetuesia nuk merret me botimet e librave të tua.

Unë u ndava me hetuesin dhe operativin e sigurimit, u nisa shkova dhe u takova me shokët dhe shoqet e mia daktilografiste letrare dhe redaktore shembullore, nën drejtimin korrekt të redaktorit Dhimitri Fullani, intelektual, humanist, modernist, për të mos u diktuar nga spiunkit, urithkit dhe gelbockit, punonin me derën e zyrës të mbyllur nga jashtë. Dhimitri Fullani, Sejdin Kondi, Shaqir Palamani, Delije Marku, Jolanda Gjoni, Fatbardha Spahiu, kanë bërë punë të madhe kolosale 25 vjet, kanë shtypur në makina 85 libra dhe 2700 në shtypin periodik, por nuk i botuan censuristët frikacakë, alabakë skurrikë.

Në kujtim të punës të redaktorit Dhimitri Fullani të shokëve dhe shoqeve të tjera dhe për nderimin e 20 Marsit 1967, 50 vjetori i jubileut shembullorë, do të rreshtoj katër poezi lirike, erotike eposike.

Poezia e parë.

BASHKË DYQIND MILION VJET

Sa t`kam pa vashë ty

Sa t`kam pa me sy

U çel u hap blerimi

Shpërtheu vullneti e admirimi

Shkëlqeu shpirti si Dielli e Ylberi

Po fluturoj si pëllumbi e skifteri

Me u takua vashë me ty.

Kaloj kodra, pllaja, shkrepa, male

Kapërcej lugina me tërfil e dafina

Për ty o vashë sydelina

O viganike, guximtare, o krenare vitale

Edhe unë viganik vital jam

Po të përmallem ty of aman

Se me ty bëhem kreshnik, besnik, human

Me ty bashkë o bashkë me ty

Gji më gji e sy me sy

Lundrojmë pa anije në oqean

Çdo ditë dimër e verë

Qëndrojmë pezull dorë për dore

Në galaktikë në atmosferë

Të pamposhtur mbi çdo planet

Edhe kur Qielli me fjollza bore

O sa mrekulli, energji e shëndet

Me dashuri lezet e vitalitet

Bashkë dyqind milion vjet

Edhe në parajsën e bekuar Hyjnore

Aty s`ka vullkan, as tërmet ibret

As të liga, as tmerr mysibet

 

Poezia e dytë

ME KËRTHIZËN TËNDE NEKTARIKE SHEGENIKE

O vajzë e dashur o manushaqe shederlike

O vajzë e bukur aderike mahnitike

E shkathët sokolike si flutura flladike

Vetullat, ballin e faqet e tua blerin

Bashkoi me faqet e mia me këngë e gëzim

Sisat e gushen tënde aromatike

Bashkoi me gjoksin tim blin frashin

Unë me ty nuk acarohem, as inatosem

Por të lutem të përmallohem

Me kërthizën tënde nektarike shegenike

Pjalmoje me kërthizën time viganike

Ngjite, forcoje qelizoje qelizoje

Me aftësi, afsh dhe energji, energji

Deri në përjetësi o në përjetësi

O vajza guximtare dhe krenare eposike

O mendimtare ngadhnjimtare teuratike

Eja i bashkojmë kërthizat tona ilminike

Dhe i shijojmë si mjalti n`hoje

Se jeta është e jona, e jona, aderike, aderike

Deri lart në pavdeksi o në pavdeksi

Do të shkulmojë jehona o jehona mahnitike

O sa lumturi o sa mrekulli

Të gëzohemi, të këndojmë

Njëri tjetrin ta vitalizojmë

Gojë më gojë me harmoni

Me lezet dhe admirim

Çdo minutë e pandalim.

 

Poezia e tretë

ME KIMET E IRADIN

Unë jetoj vashë për ty

E veç për ty o me ty, me ty!

Jam poet me shumë vullnet

I pashterruar si burimi i Drinit

I mbushur, i forcuar me vitalitet

Por me ty o vasha e blerimit

E zmadhojmë hapsirën e Qiellit

Bashkë i arrijmë rrezet e Diellit

Se ti o vashë je embrioni i shkëlqimit

Të dy bashkë deri treqind milion vjet

I ripërtërijmë ndjenjat e dëshirat

Aftet e shpirtit dhe të zemrave tona

Vasha gjeraqina viganesha

O drenusha skifterina pëllumbesha

O filozofe ojnatare lozonjare

O fratesha mendimtare guximtare

Eja ashtu si nga hera

Me vullnet betim e krenari

O sa bukuri lulzoi pranvera

Ta gëzojmë, ta shijojmë me fllad e freski

Me admirim e harmoni, o sa mrekulli!

Me afsh e isharet si m`ke thanë

Natën me yje e me hanë

Do ta zbardhim jetën tonë

Me aromë e jehonë o jehonë

Edhe kur ditën s`ka Diell

Edhe kur s`ka yje në Qiell

Edhe kur pikon borë e shi

Edhe kur fryn rrebesh e stuhi

Edhe kur akull ka ngri

Do ti ngrohim zemrat tona

Me shumë dashuri o dashuri

Të dy buzë më buzë e gji më gji

Se Dielli më i nxehtë në këtë jetë

Është dashuria o dashuria e vërtetë

Ta dijë Durrësi, Kruja e Tirana

Sa fort bashkë dashurohemi

Të na shohi Korça, Shkodra dhe Vlora

Si shkëlqejmë e si lumturohemi

Më kimet e iradin, o iradin

Me shpirt e zemër të përmallume

Me nektar ilmin vitalizue.

 

Poezia e katërt  

ATY KE SHEGA E TRËNDAFILI

Sa të pashë vashë

O sa të pashë ty

Ajka e aroma e kimetit

Mu pre oreksi për gosti s

As për venë, as për raki

Buza më dridhet prej sikletit

Kur më josh e ma bën me sy

Zemra po m`del prej vullnetit

Duar e gishta janë mpi e ngri

As kafe s`mundem me pi

Filxhani vring e trinx u thy.

O sa fort vashe më ke mahnit

Si Hyri e mrekulli më je fanit

Aty ke shega e trëndafili

Më fol me isharet, sekret e marifet

Eja eja poet më thua

Eja, eja shpejt fluturim!

Si falkoi, skifteri e bilbili

Afrohu e rri puq e puth me mua

Vashë o vashë skifterina e alenit

Mu çel shpirti prej lezetit

Me ojnat, sevdat e nazet e tua

Mu shtua etja për dashni o dashni

Mu ndiz ilmi e iradi si fosfori e kristali

Vashë o vashë o gjerushe drenushë mali!

O sa etje të madhe kam për dashuri

Etje e nxehtësi pa derman

Aftet e dëshirat buçasin e gurgullojnë

Digjen ndjenjat si benzina avullojnë

Ngrihen lart si dallgët e detit

Etje, e nxehtësia prush e flakë përvëlojnë

S`po i ftohin as akujt e acarit

Po më del vasha te shega e trëndafili

Duro o poet duro, duro!

Duro sa të perëndojë Dielli!

Me yje të shkëlqejë Qielli

Do ta shuajë vasha  etjen ty!

Ta ftof e dashura nxehtësinë ty!

Ngjit me vetull qerpik e sy

Afshi yt shkulimi i oqeanit

Si mjalti e nektari do ta shijojmë

Bashkë me ëmbëlsi e kënaqësi

Ashtu kërthiz hapur dhe gji o m`gji

Aty ke filizi e currili, ke currili

Stolisur me pjalm e lule tërfili

Gushë m`gushë e faqe m`faqe

Me dafina shederlike e manushaqe

Maskuar e mbuluar si Mikaili e Asrafili

E mos t`na shohi asnjëri

As pëllumb i bardhë, as korb i zi

Me ty i dashur çdo minutë e pandalim

Dyqind milion vjet puq e puth me ty

Gjoks mbi gjoks e sy mbi sy

Me aromë, fllad, harmoni e lumturi.

Ashtu vashë ashtu po, po!

Sa shumë ti më do, më do!

Edhe unë poeti eposik blin frashin

Do të mbajë hopa mbi gjoksin tim

Treqind milion vjet me admirim

Me energji dhe aftësi pambarim

Të dy bashkë me betim dhe ibadin!

Shënim: Poezia “ATY KE SHEGA E TRËNDAFILI”

Tre poezitë që rreshtuam sot me rastin e 20 Marsit 1967, 50 vjetori i paharruar dhe 721 poezi të tjera lirike erotike dashurie, nuk janë botuar nga redaksitë e gazetave, “Drita, Zëri i Rinisë, revista Nëntori, nga viti 1967 deri në vitin 1991.

Nuk i botuan me akuza obskurante monstruoze shkrimtari dhe poeti Sali Leka dekadent, mikroborgjez, reaksionarë i rrezikshëm kundër partisë dhe komunizmit shkruan poezi erotike, moderniste dhe degjeneruese për njeriun e ri socialist revolucionarë që ka formuar partia dhe shoku Enver.

Dekadenti, mikroborgjezi dhe reaksionari Sali Leka, detyron dhe imponon edhe shkritmarët e tjerë për të shkruar letërsi dekadente kundër partisë komunizmit dhe artit të realizmit socialist.

Kurse unë nuk u dëshpërova nga këto akuza mizoriste.

Shkrimtari Sali Leka

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat