Koncepti i shtetit etnik nuk mbrohen me parti shumetnike!

Opinione

Koncepti i shtetit etnik nuk mbrohen me parti shumetnike!

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:22
Abdulla Mehmeti

Për çfarë shteti njënacional dhe për çfarë kauze kombëtare angazhohet VMRO-DPMNE në Maqedoni, kur në koalicionin e udhëhequr prej saj, në të gjitha ciklet zgjedhore edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit 2016, më tepër se gjysma e subjekteve politike nuk janë maqedonase; ose, nga 24 subjekte politike, 11 janë maqedonase, ndërsa 13 jomaqedonase, rome, serbe, turke, vllahe, boshnjake...!

Ku janë shqiptarët dhe subjektet e tyre politike në këtë mes? Siç duket, atyre ua ka rezervuar vendin VMRO-DPMNE-ja, vetëm si numra në Kushtetutë dhe emra në grafitet antishqiptare nëpër mure!

Si nuk po e kuptojnë përfaqësuesit evropianë se për çfarë kauze angazhohen udhëheqësit aktual të protestave të udhëhequra nga VMRO dhe ish kryeministri i Maqedonisë, të cilëve u pengojnë shqiptarët, platforma politike e subjekteve shqiptare, gjuha shqipe, çështja e pazgjidhur shqiptare në këtë shtet dhe diplomatët e jashtëm?

Si nuk po vetëdijesohen këta qytetarët e mjerë joshqiptarë të Maqedonisë, sa keq i manipulon një grusht hajnash, kriminelësh e të sëmurësh psikik, të etshëm për pushtet?

Si nuk ua kujtojnë edhe këta përfaqësuesit e subjekteve politike të shqiptarëve, gjithë këta analistë e ekspertë të çështjeve politike që defilojnë përnatë në ekranet televizive, çka nënkuptojnë këta që bërtasin përditë, me javë e muaj nëpër sheshet e Shkupit dhe qyteteve të tjera, për cilin subjekt politik aludojnë se i paska fituar zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, të 11 dhjetorit 2016? 

Cili është shteti kombëtar i tyre të cilin po ua rrezikojnë shqiptarët dhe gjuha shqipe? Cila qenka kauza e tyre e shenjtë kombëtare, shteti njënacional që po ua rrezikojnë shqiptarët dhe diplomatët e jashtëm?

Thojuni zëshëm dhe thojuni përditë, se ata janë mashtrues, janë hajna, janë kriminelë, se atyre u dhimbset pushteti, se duan ta plaçkitur edhe më tej shtetin dhe qytetarët, nuk u dhimbset Maqedonia!

Çfarë kauze kombëtare dhe çfarë koncepti të shtetit njënacional mbrojtkan këta hajna, kur vetëm përmes manipulimeve dhe kriminalitetit, falsifikimit dhe votave të blera kanë fituar një numër deputetësh, që nuk është i mjaftueshëm për formimin e qeverisë së ardhshme, dhe pikë!

Thojuni hapur, zëshëm dhe përditë, për çfarë kauze dhe koncepti të shtetit njënacional angazhohen udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së, kur ata, asnjëherë dhe në asnjë cikël zgjedhor, në zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale, nuk kanë garuar si parti e veçantë, që t’i matin forcat si parti sa u besojnë qytetarët e Maqedonisë?

Përkujtojuani se ata dhe partia e tyre janë udhëheqës të koalicionit shumetnik, jo nacional, të përbërë nga 24 subjekte politike, prej të cilave vetë 11 janë maqedonase, ndërsa 13 të tjera janë subjekteve politike të bashkësive të tjera etnike, të romëve, serbëve, turqve, vllahëve, boshnjakëve dhe grupeve të tjera etnike më të vogla!

Pyetni hapur këta shovinistë të egërsuar, çka nënkuptojnë me konceptin e shtetit etnik, njënacional, me unitarizëm, me kauzë kombëtare, që ua rrezikojnë shqiptarët dhe diplomatët e jashtëm, kur më tepër se gjysmat e subjekteve politike në koalicionin zgjedhor që udhëheq partia e tyre, në të gjitha ciklet zgjedhore, nga gjithsej 24 subjekte politike, 13 prej tyre, ose më tepër se gjysma e këtyyre subjekteve janë të nacionaliteteve të tjera jomaqedonase, ndërsa vetëm 11 prej tyre janë maqedonase!

Kjo është Maqedonia, e të gjithë qytetarëve të saj, jo vetëm shtet i maqedonasve dhe VMRO-DPMNE-së!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat