Populli sytë nga perëndimi, politika nga lindja

Opinione

Populli sytë nga perëndimi, politika nga lindja

Nga: Ilir Vata Më: 25 mars 2017 Në ora: 12:27
Ilir Vata

Shqiptarët janë populli pro-amerikan dhe pro-europian, ndërsa elitat politike pro lindjes dhe shkollës së vjetër të regjimit komunist, pasi ka ende nga ata që besojnë te destabiliteti, revolucioni për të marrë pushtetin e sunduar njerëzit, por harrojnë se shqiptarët me lirinë nuk kanë të ngopur, sepse kanë dalë nga një regjim mizor diktatorial dhe ata janë në dalldinë e tyre pa fre.

Pasojat e regjimi komunist në Shqipëri janë të pariparueshme sepse jo vetëm klasa politike shqiptare, por dhe elita përfaqësuese politike e shoqërisë është e mpleksur me të shkuarën e regjimi dhe për 27 vite kjo elitë ka mbetur aty stoike, konservatore e së keqes, duke penguar qarkullimin e elitave dhe përjashtuar një brez të tërë nga politikëbërja dhe jeta publike.

Një brez që mbahet nën presion me metoda përjashtuese, mos përfaqsuese, madje shtergohet në liri, privohet në të drejta, si e punësimit duke krijuar një hendek më të thellë mes brezit të ri dhe ati të vjetër që tashmë është bërë komondues, kontrolluas në të gjithë aspekte shqoqërore dhe politike.

Partitë politike prej dekadash drejtohen nga pak njerëz dhe po ata të vetmit, madje dhe partitë e reja që krijohen, drejtohen po nga ata ose disa të tjerë që kanë qenë pjesë e klanit të vjetër të regjimit, apo pjesë e klanit të ri të mëkatit siç është korrupsioni dhe pasurimi i paligjshëm, pra një kallep i ndyre, i ndryshkur me dy medalie!.

Mungesa e trasparencës me të shkuarën, fshirja e memories kombëtare, mos kurimi i të shkuarës, mos rishikimi i historisë ka bërë që të gjithë të shiten të majtë të djathtë, në qendër, madje të përndjekurin politikë e bënë dhe mëkatari, të ndershmin i korruptuari, madje drejtësinë e bënë edhe krimineli.

Kjo llojë politike ka sjellë dhe rezultatet pas ofro tre dekadash, fundin e politikës së vjetër, pavarësisht përpjekjeve të saj për të qëndruar në pushtet me çdo çmim.

Sot kemi në gjendje shoku partinë e parë opozitare me diktaturën, nesër në radhë dhe parti të tjera politike sepse brezi i ri nuk po i mbështet më, ata janë aq indiferent për t’i ndjekur sa ju duket qesharake kur shohin se kjo llojë politike ju ka zënë sytë, ekranet dhe tani dhe sheshet.

Diktatura i bëri shqiptarët armiq me njëri-tjetrin, mosbesues ndaj vetës dhe zotit, të kursyer në liri, i brymosi me më të ligat e një regjimi dhe mjerisht ajo klasë e paaftë është sot elita ku varen fatet e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, ku në të vertetë njerëz të mençur, magjistrat, doktorat janë të përkjashtuar, sepse regjimet dhe gjysëm-regjimet ushqehen nga injoranca dhe urrejtaja ndaj dijes dhe vlerave të një shoqërie në civilizim.

A duhet legalizuar "Çadra"?!

Opozita me 18 shkur realizoj një protestë paqsore të arrirë pas një kohe të gjatë heshtje dhe mund të konsiderohet si një ndër mitingjet më të mira të saj, por vendimi për të vendosur çadrën ishte i parakohëshm për një pjesë të PD-së dhe për gjysmën tjetër e vetmja mundësi dhe që nga ajo ditë protesta ka hyrë në muajn e dytë me të njëjtat kërkesa, madje edhe duke i shutuar ato deri në konfuzitet.

Grupi i radikalëve në PD ka qenë këmbëngulës që të qëndrohet në protestë, të bojkotohen zgjedhjet, të pengohen ato nëse zhvillohen pa opozitën, deri në destabilitet duke themeluar krizën institucionale, si paralizimi i KQZ-së, pengimi i Vetingut, pengimi i zgjedhjes së presidentit, mbarimi i afatit kushtetues të kuvendit dhe mbarimi i afatit kushtetues të qeverisë, pra vendi pa shtet dhe institucione, një anarki institucionale, ku zot mund të bëhet dhe më i ligu.

Në të gjithë histrorin e kombit shqiptar, shqiptarët janë qeverisur në një farë mënyrë, dikur nga plebishitaja popullore, shtëpitë e para që ishin mandatuar nga pleqëria, pushtues të ndryshëm që kanë kaluar në shekuj, deri te principatat e mesjetës, Skenderbeu dhe një sërë qeverish në shekullin që sapo lamë pas, madje me mbretëri, diktaturë dhe disa qeveri post saj.

Por një mendje djallëzore ka menduar që ta ndal shtetin, ku në anën tjetër dikush përgjigjet do të bëjmë shtet dhe drejtësi dhe pikërisht te kjo e fundit shkojnë dhe dyshimet më të mëdha qytetarëve sepse një grusht njerëzish të korruptuar duan ta ndalojnë drejtësinë për të mbrojtur pasuritë e tyre të paligjshme, pikërishtë duke minuar shtetin e së drejtës, demokracinë dhe madje dhe integrimin e vendit, një paketë jetike për shqiptarët që tashmë gjendet e rrezikuar.

Ka të tjerë që mendojnë se grupi i moderuar është bindur për çadrën për të shpëtuar pushtetin e liderit të opozitës, sepse duke parë gjendje e opozitës që ka bërë shumë pak për riorganizimin e strukturave është e pa besueshme në fitore dhe çadra është një zgjidhje që mund të justifikojë edhe vetë humbjen.

Të tjerë mendojnë se opozita më çadrën e ka nisur fushatën si heret dhe po bënë shumë mirë duke joshur grupet e interesit, duke bërë promocion falas nga mediat, por kohët e fundit edhe interesi mediatik, madje dhe qytetarë ka rënë.

Çuditërisht edhe ndërkombëtarët kanë qenë indiferent, sepse brenda tyre egziston bindja se ky bojkod i pa argumentuar ka vetëm një shkak pengimin e reformës në drejtësi, sepse po të ishte për përmisimn e Kodit Zgjedhor nëpërmjet një reforme, aktorët politikë janë të gatshëm, por opozita ka zënë një protekst të pa besueshëm, çfarë e shton dyshimin për protestën opozitare.

Lideri i opozitës është konfuz, deklaron se do të hymë në zgjedhje por nuk marrim pjesë me këtë qeveri, do të terheqim zvarrë zyrtarët e shtetit, do kaloni mbi trupin tonë për të vënë një ministër, kanë sjellë krahasime me diktatorë të egzekutuar në botë, pra kanë hedhur në qarullim pikërisht atë zhargon fjalësh që janë teje primitive për kohë që jetojm, madje dhe dekada më parë kur diktatura vriste qytetarët shqiptarë, bota qeshte me injorancën dhe hakmarrjen e një regjimi mizor ndaj qytetarëve të vet.

Por edhe nëse çadra do hiqej sot dhe opozita do të hynte në zgjedhje ajo do të jetë sërish aty pas humbjes së opozitës dhe simfonia do të ishte “na vodhën votat”, i blenë me para krimi dhe kriminel, pra e njëjata melodi qerramane që haset rëndomtë kur shqiptarët munden në garë, sepse ata nuk e pranojnë një gjë të tillë nga mburravecësia, apo mendësia që ua nguliti regjimi dhe më keq akoma se nuk duan të humbin pushtetin se udhëhiqen nga unai dhe babëzi e pushtetit.

Pas harresës së ndërkombëtarëve për bojkodin e pa argumentuar të opozitës mbetet dhe një shpresë, mos vallë pakënaqësitë qeverisëse do të hedhin vështrimin nga çadra, pra mundësia e tyre që të vazhdojnë dhe rrinë në çadër egziston, pra çadra ka dhe mbështetës të padeklaruar politikë dhe të gjithë bashkë t’i fshehen drejtësisë.

Beteja e pa fituar për të penguar drejtësinë do të konsiderohet dhe orvajtja e fundit e të korruptuarve për të shkatërruar shtetit, për tej imagjinatës së tyre se ndikimet e huaja mund të trazojnë rajonin e Ballkanit dhe të gjitha këto hamendësi bien, Shqipëria mbetet një vend perendimor, atare e NATO-s që do të konsolidohet në vendosjen e shtetit ligjor, një vend që do prodhojë stabilitet, mirëqenie madje do integrohet në BE, çdo devizë tjetër është mendësi që vjenë nga bolshevizmi, injoranca e disa njerëve të trembur nga drejtësia.

Shqiptarët janë popolli më pro-amerikanë dhe pro-europian, por eletitat politike janë pro lindjes, bolshevizmit sepse ata vijnë pikërisht nga lidhjet me regjimin dhe elitat drejtuesve të diktaturës, madje ka eksponet të saj janë sot zot të politikë sot.

Kjo llojë politike, ku një grusht njerëzish marrin pushtetin me metoda të pabesueshme, kriminale, për të vjedhur, sunduar shqiptarët dhe përdorin çdo mjet për të ruajtur pasuritë e tyre të paligjshme.

Por a do të munden kësaj radhë në syrin e shqiptarëve dhe të gjithë botën perendimore që liderët politik Bolshevik shqiptar të mund të arrijnë të dastibilizojnë vendin për ti shpëtuar drejtësisë, apo grantuar pushtetin e tyre?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat