Protesta dhe arrestime në Rusi

Opinione

Protesta dhe arrestime në Rusi

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 mars 2017 Në ora: 08:53
Sherif Ramabaja

Dje protestuan me mijëra vetë me moton:  “Një Rusi pa Putinin”, në shumë qytete të Rusisë. Protestat i kishte organizuar udhëheqësi opozitar Navalny i cili u arrestua, ngase siç u tha tubimet protestuese nuk ishin lajmëruar. Navalni në fillim të shkurtit ishte dënuar nga një gjykatë sovjetike me pesë vite burg me kusht, me aktakuze mashtrime. Sipas informacioneve u arrestuan deri 150 veta në Moskë. Siç informohet në Moskë ishin 7000 deri 8000 protestues me kërkesa kundër korrupsionit. Protestuesit thërrisnin: “Një Rusi pa Putinin”  “Rusia do të jetë e lirë“. Mediet në perëndim në lidhje me gjykimin e Naqalnyt kishin potencuar se ky është një gjykim politik, me qellim  që t’ia ndalojnë kandidimin për zgjedhjet presidenciale në Rusi në vitin 2018.

Opozita që nga ardhja e Putinit në krye të shtetit ka kërcënuar, sabotuar, ndjekur, dënuar me burg dhe rivalët e denjë janë  likuiduar. Putini nuk e fsheh dhe shpesh identifikohet me diktatorin Stalin. Perëndimi për veprimet e tij ndaj fqinjëve dhe aneksimin e Krimesë nga Ukraina, i ka vu sanksione ekonomike, që deri më tash nuk kanë dhënë asnjë rezultat se Putini s’ka lëvizur qëndrimin e tij. Përkundrazi, agresiviteti i tij vetëm sa ka ardhur duke u shtuar, sa po e rrezikon edhe paqen ndërkombëtare. Lufta më e ashpër  Putini po e bën kundër EU – së, duke bërë përpjekje qe ta shpërbëj, apo dobësoj deri në atë shkallë, sa vetë ta marr rolin prijës në Evropë. Kjo u vërejt edhe me pritjen që i bëri politikanes së ekstremit të djathtë në Francë zonjës Lë Pen, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Pra, Putini me të gjitha mjetet përpiqet që ajo ti fitoj zgjedhjet,  për te do të ishte një hap  i madh për dobësimin e  EU -në. Rusia e Putinit gjithkund po i përkrah forcat rrënimtare në Evrope. Sa me keq, aq më mirë për te, është motoja e tij që ta ruaj pushtetin. Në realitet ai nuk posedon  një fuqi me të cilën përpiqet të paraqitet. Putini nuk posedon fuqi ekonomike e as ushtarake që ta luaj një rol të tillë që i ka vënë vetes. Kjo është më tepër një farsë se sa realitet.  I gjithë ky veprim rrënimtar  dikur mund ti kthehet si bumerang. Po edhe sa kohë do ti shkoj, këtë është duke e pritur edhe z. Çodorovski, që ishte viktimë e Putinit , i dënuar, interrnuar dhe sot jeton në ekzil në Perendim . Ai shpreson se brenda 6 – 8 vitesh do të ndodhin kthesa në Rusi.

Agresivitetin e Rusisë po e shfaq Serbia në Ballkan

Sa herë që Rusia në arenën ndërkombëtare është shfaqur me agresivitet, një rol të tillë është munduar që ta luaj edhe Serbia në rajon. Më tepër është munduar ta imitoj, apo t’i mbroj interesat e saj, duke treguar hegjemoni ndaj fqinjëve. Serbia me dyfytyrësinë e saj paraqitet si viktimë para Botes, në dëm të shqiptarëve për ti arsyetuar veprimet pushtuese dhe agresive ndaj nesh. Tash po kukuriset si gjeli në plehra me armatimet e demoduara,  që po i merr vazhdimisht nga Rusia. Armatimet me  të cilat është e mbushur Rusia, sa s’ka ku t’i vendos dhe gjendet Serbia, për të mos i groposur nën dhe. Me këtë veprim Rusia do t’i tregoj Serbisë se e ka aleat, ndërsa Serbia  krekoset para fqinjëve se është më e fuqishme se ata, dhe mundohet ta mbaj dominim në rajon. Kjo  është kundër produktive për vetë Serbinë sepse i nxitë edhe fqinjët që të krijojnë ushtritë, siç është Kosova dhe të tjerët që edhe ata të armatosen apo ti bashkohen Natos. Pra Serbia varrin ia përgatitë vetës sepse është e rrethuar nga rivalët apo armiq siç i quan ajo, të gjithë ata që s mendojnë si ajo, si Kroacia, Bosnia, Kosova, Mali i Zi ( Vojvodina, Sanxhaku, Presheva – Bujanoci – Medvegja). Serbia në realitet po mbetet peng i Rusisë. Në vend se ta shfrytëzoj mundësinë për tu zhvilluar, jeton akoma me ëndrra se Rusia do ta ndihmoj që të fitoj territoret, që kurrë s’kanë qenë të saj. Të bëhet e madhe me tokat e pushtuara shqiptare dhe ta sundoj rajonin. Ajo s’ka menduar kurrë  t’u kërkoj falje fqinjëve për tmerret që ua ka shkaktuar dhe të zgjohet nga gjumi se sa të jetojë me ëndrra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat