Rama Ik, tashmë jeni një kufomë politike

Opinione

Rama Ik, tashmë jeni një kufomë politike

Nga: Azgan Haklaj Më: 16 prill 2017 Në ora: 12:50
Azgan Haklaj

Drama politike e Edi Ramës tashmë ka hyrë ne aktin e fundit të saj. Me antimitingun e organizuar ne ditën e 55 të protestes së opozitës deshmoj publikisht dhe para faktorit nderkombtar, se çfarë mund te bejnë despotët për të mbajtur pushtetin. Me perpjekjen per të pertrirë nje ujdi të re politike me Meten dhe Lsi-në ne prag te Pashkeve, ai demostroi së së bashku me ortakun e tij të krimit dhe korrupsionit është i gatshem të bejë krejtësisht të kunderten e rrugetimit të popullit hebre ne ditën e shenjtë te Pashkeve. Moisiu 3000 vjet me parë e nxori popullin e tij nga skllavëria dhe tirania e faraonit dhe i priu drejt tokës së premtuar.

Binomi Rama-Meta ju bejnë thirrje shqiptarëve të lirë ti ndjekin me bindje e perulje per ti skllavëruar edhe katër vjet të tjerë si puntorë me meditje në plantacionet e tyre te drogës dhe kullen e Babelit qe po ngrenë së fundmi në ortakëri dhe për interes të mafjes nderkombtare të pastrimit të parave të familjeve te tyre dhe dishepullit te Sorosit Erjon Velija. Katër vjet më parë Rama ju drejtua opozitës: Ju po largoheni nga parlamenti me protekstin se ne paskemi ushtruar dhune? S'keni parë asgjë akoma! Ashtu si Kasandra e Trojës së lashtë ai paralajmëroj katastrofën qe do ti shkaktonte Shqipërisë. Opozita dhe shqiptarët kanë parë vertet shumë në keto katër vjet të qeverisjes tuaj. Ata nuk do ta harrojnë kurre atë që i bëtë Shqipërisë duke e kthyer ne vendin kryesorë të Evropës që eksporton në perendimin qe duam të shkojmë vet?m drogë e refugjatë duke u renditur te dytët pas Sirisë se diktatorit Asad. Ju e keni shpallur opozitën armike pikërisht p?r faktin se ajo ?sht? pengesa e pakap?rcyeshme ne rrugen tuaj për ta kthyer Shqipërinë ne vitin e largët dhe t? mbrapshtë 45 ku diktatori Hoxha i dergonte njerzit nen forcën e bajonetave ne qendrat e votimit.

Hoxha ashtu si ju, pasi kishte berë nje propagandë shurdhuese duke e cilsuar vetëm organizatën e frontit si patriote e progresiste dhe kundershtaret e saj nacionalistë e antikomunistë si heretikë dhe armiq të Shqipërisë ju la votuesve vetëm një alternativë: Të hidhnin kokrrën në kutinë teneqe të frontit ose te perfundonin n? burg dhe familjet e tyre të interrnoheshin.

Endrra juaj per pushkatimin politik t? opozitës dhe eliminimin e kreut te saj z Basha nuk do të ndodhe kurrë z Rama. Diktatori Hoxha megjithëse ishte despoti me i madh i Evropes nuk guxoj te hynte ne zgjedhje pa opozitën. Kurse ju sot jo vetëm e ndermorët nje hap të tillë ,fatal por perpiqeni të emroni opozitën fasadë.Ne jubileun e 100 vjetorit të revulucionit bolshevik i cili n? 70 vjet shkaktoj 100 miljon viktima guxoni te riktheni znj s? zez? të diktatorit vilën ku ka jetuar dhe sunduar Drakula shqiptar Enver Hoxha. Ai ka pushkatuar deputetët e opozitës, ka pushkatuar 5700 burra dhe gra të ketij vendi , ka burgosur, internuar dhe skllaveruar neper gulag?t e ndertuar në të katër anët e vendit një të kat?rtën e popullsisë.

Ne "kualicionin "tuaj, me të cilin ju endërroni të qeverisni edhe një mandat të dytë keni jo rastesisht kater parti komuniste. Etja juaj e shfrenuar per te kapur shtetin e per të kontrolluar te gjitha institucionet e tij na kujton parullen e Leninit dhe të Trockit : Të gjithë pushtetin sovjetëve. Ju jeni ne një medyshje të madhe. I urryer dhe i papranuar nga shqiptarët që u shkaktuat kaq dhimbje e fatkeqsi, i çoroditur ne politiken e jashtme jeni krejtësisht i papranueshëm për Evropën perendimore dhe nuk mund të ndertoni një shtet sipas modelit të saj.

Ju endrroni të ndertoni republikën e sovjetëve apo Rraihun e tretë sipas modelit Nacional-socialist -Hitlerian. Kjo ëndërr e çmendur është varrosur njëherë e përgjithmonë me shperbërjen e Perandorisë së kuqe dhe shembjen e murit t? Berlinit. Shkoni drejt zgjidhjes tuaj sëbashku me Metën ,me aleatët tuaj komunistë dhe me ata që ju frymëzojnë për të futur ashtu si Odiseu me kalin e Trojës aventurier të të gjitha llojeve se mbase do arrish te shkatërrosh shtëpinë e socialistëve por edhe per këte veprim kriminal do të mbani pergjegjsi historike.

Ju mand ta shkatërroni partinë ne të cilën hyjtë nga dritarja por kurre Partine Demokratike , opozitën rreth sajë dhe shtëpinë ton? t? përbashkët Shqipërinë. Jubileu i 100 vjetorit te rrevolucionit te zi të Tetorit ne vigjilje të cilit ju rehabilitoni simbolet e diktaturës dhe bijtë e tyre e ben të shenjtë dhe madhështorë kauzën e opozitës dhe betejën e sajë të gjatë dhe të vendosur per ti kthyer pushtetin atij që i takon: Popullit sovran dhe të lirë, per të zgjedhur me vullnetin e tij ,me votë t? lir? dhë të ndershme parlamentin dhe qeverinë e cila do të jet? sherbetorja e tyre.

Me Republikën e Re që po lind nga tenda e lirisë ju vertet nuk do të jeni ma sundimtarë por nj? qytetarë krejt i lirë dhe jam i bindur së keshtu do të ndiheni ma mirë duke lanë pas si një enderr të keqe kohën kur ju e qeverisët vendin tuaj n? një menyrë të papergjegjshmë si askush tjetër në historinë e shtetit shqiptar. Ju e takuat senatorin amerikan Mekein dhe u shprehet se kaluat dy orë të paharrueshme. Vetem ju mund ta dini si jeni ndier perballë atij burri të shquar, kombi i të cilit ka patur në krye te vendit korifej të tillë si Ëashingtonin, Xhafersonin,Franklinin, Abraham Linkolnin, Xhon Kenedin dhe Reganin.

Nuk e di nese i kerkuat ndjesë per fyerjet ndaj presidentit Tramp, fitorën e të cilit e cilësuat fatkeqsi për njerzimin. Nëse ne, opozita e bashkuar dhe populli shqiptarë nuk do ju themi troç atë shprehjen e famshme shqiptare ndalu beg se ka hendek nuk është fare çudi qe ju pas nje viti ashtu si miqtë tuaj Vuçiç dhe Erdogan ta çonit prapë Shqipërinë ne kthetrat e pergjakura të lindjes ku ajo vuajti p?r 6 shekuj. Ne jemi ketu per te thenë solemnisht dorëzohu pa kushte ashtu siç i thanë liderët e botës së lirë Hitlerit, Sadamit dhe Millosheviçit. Rama ik. Tashme jeni kthyer ne një kufomë politike. Bastija juaj e krimit ka renë. Rajshtagu juaj ( parlamenti i krimit) po bie Qeverinë teknike, me bazë të gjerë politike me mandat kushtetues per të garantuar votën e lirië nuk e shmang dot. Republika e Re po lind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat