Premtimi Kushtëzohet

Opinione

Premtimi Kushtëzohet

Nga: Haki Bunjaku Më: 18 prill 2017 Në ora: 22:50
Haki Bunjaku

E thash disaherë publikisht se do të rimartohem.

Premtimi mbetet ashtu,derisa të parashtrohen kushte të reja.

Kishte ditë e javë që isha mirë dhe thoja:-Do të martohem!Po kishë ditë e javë që nuk ndjehesha mire dhe thoja:-I kam ra pishman.Nuk martohem.

Mendimi për martesë ishte iluzion impulsiv,sepse besoja të kthehem në kohën e rinisë,në vrullin e jetës që aq shpejt më iku.Po,mirë!Nëse nis startin nga rinia,edhe martesa nuk përjashtohet.Bile si iluzion, jo se jo.

Tash premtimi mbetet i njëjtë,vetëm kushtëzohet.

Lexova në internet:

Hashim Thaçi ka vu kusht (që nuk i besohet) që nëse nuk e formon Ushtrinë,jep dorëheçje.

Kushti im është:-Që kur të japin Hashimi dorëheçje,unë e shpalli martesën.Mos mi keqkuptoni fjalët; Se as Hashimi  nuk jep dorëheçje,prandaj as unë nuk martohem.

Se kushti është kusht e jo fjalë e Isës apo e Hashimit,që kurrë nuk rrespektohet.

Unë nuk e ndërroi mendimin,as nuk e shkeli fjalën (besa as nuk gënjej pa folë).

Këtu është pika e dobët e imja,prandaj mbeta prapa.

Sot,te ne gënjeshtra është kusht për tu marr me politikë,me biznes e me hajni dhe me faqe të zezë,si të udhëheqësve tanë.

Kush gënjen më shumë fiton më shumë edhe autoritet patriotik e luftarak.Hashim Thaçi pa qenë kurrë në luftë e themeloi PDK-në (Parti e luftëtarëve të podrumeve) dhe e mbushi dëng(rrejshëm) me anëtarë.

Kështu gënjeshtër mbas gënjeshtre hypi në maje sane.

Tash ska ku shtyhet më vetëm nëse tokërrlitet,edhe duhet.

Njeni ia kishte nis me njeh në tespi,po sdinte çka thotë vetëm:-kokërr mbas kokërre,po në fund kur i erdh ajo e trasha me tufë tha:-Fup,kokërrdheci i madh!

Hashimi kësaj rradhe smund e kapërcej furdulluqin,se edhe ky amerikani e shtini me pi ujë me fre në gojë.Gjynah,se shpirt po bajmë!

Sipas kushtëzimit,unë mbeta tangall.Bile edhe kaparin për dafrrunga e kam dhan,pa kthim.

Ilustrim:

Një babë punonte me djalin,por djali gjithnjë bënte të kundërtën që  i thoshte

baba.Një shpatine i tha djalit shtyje kerrin teposht!Ani se mbasi kurrë,kësaj herë po të ngoj dhe e prapëtoi kerrin.

Drue që edhe mue do më ndodh kështu se si shkurt e kam nafakën e pastaj vaj halli për mue që mbes godare e do të më regjistrojnë në partinë e gënjeshtarëve.

Ani une pa pare,pa pullë,veç me marre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat