Kujdes, Edi Rama bashkon Shqipërinë me Kosovën!

Opinione

Kujdes, Edi Rama bashkon Shqipërinë me Kosovën!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 prill 2017 Në ora: 14:58
Sulejman Mehazi

Kujdes, kujdes Edi Rama nga Tirana ju jep kushte BE-së e SHBA-së, nëse Shqipëria nuk bëhet anëtare e Bashkësisë Europiane, atëherë bashkojmë Shqipërinë me Kosovën, po me shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës e Bojanovcit, Malit të Zi, me Çamërinë çfarë do bëhet? Asgjë. Po ia bëjmë një pyetje Edi Ramës, nëse politikanët kosovarë s'duan të bashkohen atëherë çfarë do bëhet?

Një detyrë t'vogël përgjegjësie  të martesës e marrim e mënjëherë ndahemi nga vëllezërit e një barku për të jetuar më mirë, e ku Hashim Thaçi e Ali Ahmeti të bashkohen me Ramën e Lulzim Bashën. Nuk i ka lënë mendja  t'i humbin ambicjet e tyre politike. Ata e dinë shumë mirë se në Shqipërinë pesë milionëshe kurrë nuk do mund t'i marrin votat para Edi Ramës e Lulzim Bashës. Me mos marrjen e votave e humbin fuqinë politike të deritanishme. Prandaj ky bashkim jo se nuk mund të bëhet, po nga populli, ama nga politikanët shqiptarë kurrë nuk mund të bëhet.

P. S.

Më qershor të vitit 1912, Hasan Prishtina e merr Shkupin. Duke parë rrezikun nga Serbia, për mos t'humbur qytetin kryesor shqiptar, kërkonte ndihmë nga Vilajetet e tjera shqiptare, mirëpo udhëheqësit e tri Vilajeteve, nga inati i suksesit të Hasan Prishtinë as që donin të ndëgjonin fjalët kërkuese, lutëse e ndihmëse të këtij patrioti të shquar Kosovar. Për shkak inateve politike në vend që të shpallet Pavarësia e Shqipërisë në Shkup, për tre muaj e humbëm Shkupin e u shpall mëvetësia më nëntor në breg të detit, në Vlorë. Punë shqiptarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat