Çartet “Kuriri” serb: Shqiptarët deri në Nish….

Opinione

Çartet “Kuriri” serb: Shqiptarët deri në Nish….

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 21 prill 2017 Në ora: 08:45
Ballina “Kuriri”

E përditshmja beogradase “Kurir”, në numrin e saj të sotëm, nxjerr në ballinë titullin bombastik: “Shqiptarët duan ta rrëmbejnë Nishin”, duke e ilustruar me fotot e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Jonuz Musliut.

Deklaratat e liderëve institucionalë shqiptarë rreth bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, në mungesë të perspektivës së tyre evropiane, mbushën faqet e shtypit serb dhe i bënë më të zëshme reagimet e zyrtarëve të Beogradit, kur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Lugina e Preshevës, Jonuz Musliu, i tha Agjencisë informative “preshevajone” se mbështet idenë e bashkimit, por jo pa Preshevën dhe i këshillon serbët të jenë mirënjohës, që nuk janë duke e kërkuar edhe Nishin.

Gjithashtu, gazeta “Kurir”, transmeton thekse nga biseda e Jonuz Musliut, dhënë Agjencisë “preshevajone” se: “Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi”.

"Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë luftën tonë të çlirimit. Ky synim vazhdon të ekzistojë ende në shpirtin dhe zemrat e popullit shqiptar. Kjo është konfirmuar edhe me 1-2 mars të vitit 1992 me Referendum.

Image
E përditshmja beogradase “Kurir”, në numrin e saj të sotëm, nxjerr në ballinë titullin bombastik: “Shqiptarët duan ta rrëmbejnë Nishin”, duke e ilustruar me fotot e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Jonuz Musliut.

Kuriri” dhe disa gazeta të tjera nacionale serbe, i bëjnë publike reagimet e liderëve institucionalë serbë rreth idesë së bashkimit shqiptar si “fontanë dëshirash”. “Nëse unë them: të gjithë serbët në një shtet, do të më varnin në Bruksel”, thotë presidenti i porsazgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kurse shefi i socialistëve Ivica Daçiq, ish shef i diplomacisë serbe dhe një pretendent i mundshëm për kryeministër të Serbisë, shprehet i zemëruar dhe njëkohësisht i shqetësuar: “Shqipëria e Madhe” po na vjen deri në Nish, ku janë ndërkombëtarët?!

“Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket. Jemi te vetëdijshëm se shkëputja e Luginës së Preshevës nga Serbia nuk do të jetë e pëlqyeshme, siç nuk i ishte pëlqyer as shkëputja e Kosovës para 18 vitesh. Ja përkujtojmë Beogradit se kjo s’është Shqipëri e Madhe pa Nishin. Bile, Serbia duhet të na falënderojë që për momentin shqiptarët po kërkojnë bashkimin në një shtet vetëm me Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës”, ka thënë në fund Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat