Kush po i frikësohet bashkimit kombëtarë - Vetëvendosje në dysh?!

Opinione

Kush po i frikësohet bashkimit kombëtarë - Vetëvendosje në dysh?!

Ragipi Guraziu Nga Ragipi Guraziu Më 21 prill 2017 Në ora: 11:15
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Daçiq: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish, VMRO dhe LSDM bëhen bashkë kundër shqiptarëve, BDI me gishta në gojë, Derisa në Vetëvendosje, po shtyhen me bërryla se ; Kush o mo i forti në Vetëvendosje ?!

Po mirë, çka ka të keqe këtu, shqiptarët po u kthej kanë në trojet e veta

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, tani si mbeti tjetër veç se si një ''minuk'' po deklarohet dhe po njofton botën se ;Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish, ku janë ndërkombëtarët? Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jenë përgjegjëset kryesore për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë.

Gjithë popujt i gëzohen bashkimit, por Serbisë i pengon bashkimi shqiptarë dhe çfarë të drejte ka Daçiqi me fol se a duhet të jetojnë shqiptarët të ndarë apo të bashkuar? Kush është Daçiqi që merret me punët e brendshme të shqiptarëve. Nuk e kuptojë pse e harxhon kohën Daçiqi për shqiptaret që kërkosh se dëgjon çka po fletë si ndonjë Pederash i rrugëve?!

Çka po e pengo politika shqiptarë kombëtare Daçiqin?!

Ai këtë e ka thënë pas deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Bujanocit Jonuz Musliu për "Presheva jonë" për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë.

Duke reaguar në fjalët e kryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës “është i pakuptimtë pa Luginën e Preshevës”, Daçiq ka thënë se politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”.

“Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”.

“Kjo më kurrë nuk do të përsëritet. Serbia askënd nuk po e provokon, por askujt nuk i frikësohet. Për fat të mirë, e gjithë kjo është vetëm një ëndërr e bukur”, ka thënë Daçiq.

Nga njëherë, z.Daçiq, ëndrrat bëhen realitet..

Gjithë popujt i gëzohen bashkimit por Serbisë i pengon bashkimi shqiptarë dhe çfarë të drejte ke Daçiqi me fol se a duhet të jetojnë shqiptarët të ndarë apo të bashkuar? kush je ti Daçiq që merret me punët e brendshme të shqiptarëve. Nuk e kuptoi pse e harxhon kohen Daçiqi për shqiptaret që kërkosh se dëgjon çka po fletë si ndonjë Pederas i rrugës.

Po me siguri,zemra po i'a reflektojka, deri ku ishin trojet Shqiptare . Disa komentues po shkruajnë se ; Po frikohen, se ndoshta nuk kemi burra, siç ishin Ismail Qemali, Isa Buletini ,Shaban Polluzha etj . Tash i na kanë mbet vetëm disa Burreca ?!

VMRO dhe LSDM bëhen bashkë kundër shqiptarëve, BDI ''me gishta në gojë''

VMRO-ja e Nikolla Gruevskit dhe LSDM-ja e Zoran Zaevit kanë nisur takimet intenzive mes vete kundër “Platformës Shqiptare” dhe shqiptarëve në Maqedoni.

Të pyetur nga portali Tetova Sot BDI-në e Ahmetit thonë se kanë informacione për takime të tilla ditëve të fundit. “Kemi informacione se Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski kanë pasur disa takime ditëve të fundit” thonë nga BDI-ja e Ahmetit duke mos e komentuar më shumë.

Siç duket  “Deklarata Shqiptare” e iniciuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  ju ka ngelur në fyt liderëve maqedonas, ku tani kanë nisur edhe të bashkëpunojnë për të penguar idenë e Ali Ahmetit për çështjen shqiptare në Maqedoni.

Lideri i BDI-së Ahmeti vazhdimisht ka qenë i këmbëngulur rreth kësaj deklarate, duke theksuar se  nuk do të lëshojë pe në asnjë pikë sa i përket avancimit të shqiptarëve, gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe barazisë ekonomike të një shteti të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonaseve.

Nga ana tjetër nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ka mohuar se ka pasur takime të tilla. Sheqerinska tha se kreu i saj nuk ka pse të takohet me Nikolla Gruevskin, duke shtuar se këto informata burojnë nga qendra propaganduese e VMRO DPMNE-së dhe kanë për qëllim përçarjen e shumicës parlamentare.

“Praktikisht, ne tërë kohës kemi kontakte me kolegët e grupeve të tjera parlamentare, por takime zyrtare ose të fshehta mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së nuk ka pasur. Mendoj se propaganda e VMRO DPMNE-së në disa raste dëshiron të lëshojë fluska testuese të opinionit, të tilla me qëllim që të krijojnë një dozë mosbesimi mes partive pjesë të shumicës parlamentare, por edhe mes LSDM-së dhe opinionit. Për çfarë duhet të negociojmë ne me VMRO – DPMNE-në? Për diçka që është princip themelor në demokraci, për atë se kur i humb zgjedhjet duhet të lërë pushtetin?” ka thënë Shekerinska.

Ndryshe VMRO-ja e Gruevskit vazhdon të protestojë kundër idesë së Ali Ahmetit – Deklaratës Shqiptare gati 2 muaj, ndërsa Zoran Zaevi pasi pranoi pikat e asaj Platforme doli me programin e tij duke e shkelur marrëveshjen me Ahmetin e BDI-së e duke ua kthyer shpinën shqiptarëve.

Ne qofte se sllavo-maqedonasit nuk i duan shqiptaret si qytetare te barabarte ne Maqedoni, atëherë shqiptaret duhet te kërkojnë ndarjen prej tyre dhe krijimin e Republikës se vet me emër Ilirida. Pas kësaj, maqedonaset le të propozojnë duan federate a konfederate me Iliriden. Shqiptarët nuk duhet ta ulin kokën kur iu digjen trashëgimia kombëtare si rasti ne Manastir me Shtëpinë e Alfabetit te Gjuhës Shqipe.

Sllavët maqedonas po kuptohet kundrejt shqiptarëve në mes veti, ndryshe, BDI e Ali Ahmetit duhet medoemos t'i bashkoj të gjitha subjektet politike, dhe nga kërkesat e tyre mos të zbrazen fare, se ditët e mira po për shqiptarët po vijnë.

Kush o mo i forti në Vetëvendosje ?!

Personaliteti i Albin Kurtit, apo i Shpend Ahmetit, i pari lider i Subjektit politik, Vetëvendosje!''  I dyti i pari i Prishtinës, që i vetmi e ''theu'' LDK, sa i përket këtij posti, por ja që si po duket, personaliteti i tij ka nisur të zbehet, dhe nga askush tjetër, por mu nga  lideri i lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, dhe këtë nuk mundem ta mohojë se njërit do i bie personaliteti, por jo Albinit,Shpendi tani duhet të ndihet paksa në siklet, së dikah po i frynë, dhe po me duket se  ky post i tij,do i bëhet si ''egjel'',që do ta mundojë gjithë jetës.

Prandaj, derisa sllavët e Serbisë, Rusisë, Maqedonisë etj, të gjithë kundër shqipatrëve, dhe po kanë frikën e bashkimit të shqiptarëve se janë në dijeni se ju kanë borxhë shqiptarë në territore, dhe jo rastësisht; Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, tani si mbeti tjetër veçse si një ''minuk'' po deklarohet dhe po njofton botën se ;Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish, ku janë ndërkombëtaret? Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jenë përgjegjëset kryesore për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë.

Dhe jo rastësisht, po bashkohen subjekte politike sllave në Maqedoni, por edhe subjektet politike shqiptare në të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarët të bashkuar dhe unik do ia dalim sepse ne jemi në tokat tona, truallin tonë dhe dielli po rrezit në të gjitha trevat shqiptare, kjo është e vërteta.

Lëvizja Vetëvendosje! Nuk e gjeti kohën e preferuar për tu shty me ''bërryla'' se kush do jetë mo i forti në këtë subjekt politik. Po mendojë se lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, të nxitohet kundrejt kryetarit të Prishtinës, falë tij, VETENDOJE po udhëheq këtë komunë, dhe tani nuk do si do të reflektoj mund në prag të zgjedhje komunale qe i kemi në vjeshtë, dhe jam i bindur se në korrik do i kemi edhe zgjedhjet nacionale të parakohshme, si po zhvillohen proceset deri më tani, proceset politike e kamë fjalën.

Daçiq: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish,VMRO dhe LSDM bëhen bashkë kundër shqiptarëve, BDI me gishta në gojë, Derisa në Vetëvendosje, po shtyhen me bërryla se; Kush o mo i forti në Vetëvendosje ?! Këto ishin disa tema që më shtyen të bëjë këtë shkrim si më aktual për këtë fund javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat