Skandal, kushërira e ministrit Bushati, Floreta Luli - Fabri, udhëheq lobingun e Partisë Socialiste në Uashington

Opinione

Skandal, kushërira e ministrit Bushati, Floreta Luli - Fabri, udhëheq lobingun e Partisë Socialiste në Uashington

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 21 prill 2017 Në ora: 18:47
Ministri i jashtem shqiptar Ditmir Bushati

Nepotizmi, i cili është një akuzë e zakonshme në politikë, kur një i afërt i një figure të fuqishme ngjitet në një fuqi të ngjashme në dukje pa kualifikime të duhura, nga ngjashmëritë në emërime të tilla mund të gjenden vetëm në shtete despotike, dhe diktatoriale, që drejtohen nga dinasti familjare dhe lidhje fisnore.

Skeçi i njohur dhe nga më popullorët e kohës së monizmit “ Jam kushuriri i shokut Xhemal”, duket se e ka thelbin e saj nga shprehja britanike "Xhaxhai i Bobit”, i cili mendohet të ketë lidhje me origjinën kur Robert Arthur Talbot Gascoyne-Cecil, marshuesi i tretë i Salisbury, e promovoi nipin e tij, Arthur Balfour, në postin e famshme të Kryeprokurorit të Irlandës, i cili shihej gjerësisht si një Akt i nepotizmit, të asaj kohe.

Mirëpo, duke iu referuar nepotizmit të qeverisë, Rama, sot, mendojë se as në kohën e Robert Arthur Talbot Gascoyne-Cecil, dhe të monizmit në Shqipëri, e jo më në këto 26 vjet demokraci , duket se nuk kan qenë më të afërta se sa sot, me lidhjet e tyre mes pushtetarve të lartë në Partinë Socialiste, përfshirë , edhe ato me emrimet në qeveri nga vet Kryeministri i vendit Edi Rama, nëse do të shikojmë të gjitha emrimet e tyre, gjatë këtij mandati (2013 -2017).

Të gjitha këto emrime (caktime) që janë bërë nga ata, në këtë mandat prej se kur morën pushtetin e tyre, me ata që kan të gjitha edhe lidhjen e tyre fisnore, duke filluar nga origjina e tyre, kushirinjë të parë dhe të dytë. A thua se Shqipëria, nuk kishte të tjerë socialistë, për të emruar dhe caktuar në krye të qeverisë Socialiste.

Sipas statistaikave, aktualisht janë 31 bijtë e bijat të cilët janë me lidhje fisnore apo familjare nga ish pjestarët e Bllokut, ose të pridërve të tyre me lidhjve të afërta familjare, pikërishtë me ish- eksponentët të lart nga ish- Byroja politike e Partisë së Punës së Shqipërisë, dhe KQPPSH, dhe ish qeverisë së athereshme, sidomos, bie në sy të atyre që kontrollojnë shtetin Shqiptarë, jashtë dhe brenda tij, sot Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme, duke bërë demokracinë sipas Katovicës, ashtu si deshën vet ata.

Nga më të spikaturat gjatë këtyre katër viteve, kjo qeveri ka qenë e dalluar në emrimet (caktimet) e saj, nga Kryeministri Rama, i cili është vet nipi i Spiro Kolekës, djali i ish anëtarit të KQPPSH, Kristaq Rama, ka bërë ndërmjet këtyre dy ministrive më të larta të shtetit Shqiptarë, Ministrisë së Jashtëm, dhe Ministrisë së Brendsheme, duke ruajtur lidhjet e tyre të trashëguara nga e kaluara e tyre.

Në kohën e ish ministrit të Brendeshëm Saimir Tahiri, policia, në kuadër të një farë reforme, me urdhër të minitritit të athereshëm, u tej mbush me oficerë policie, komisar dhe drejtues të lart të Policisë së Shtetit, nga jugu i Shqipërisë, kryesishtë Tepelena, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Permeti, Lushnja, Skrapari, dhe Fieri, duke larguar nga detyra edhe oficera police me grada dhe përvojë të madhe në luftën krimit dhe drogës.

Në Ministrinë e Jashtme, ministri Ditmir Bushati, i zvendësojë të gjithë Ambasadorët, duke larguar edhe diplomatët e karjerës, Ambasadorë me gradë, e tjer dhe të suksesshëm në vendet që ata ushtronin detyrën. Duke, i zvendësuar menjëher ata me bijtë e tyre, nga ata të lindur dhe rritur në Bllok, që tashmë janë në krye të Ministrisë së Jashtme, dhe më konkretisht janë edhe kushërinj të parë dhe të dytë, dhe mjaft të afërt me njeri – tjetrin me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin.

Babai i Ditmir Bushatit, Sul Bushati, i cili ka qenë një nga eksponentët e rëndësishëm të PPSH, në atë kohë, dhe babai i zv.ministres, Barbullushi, janë djem dajash ose kushërinj të parë ndërsa bijtë e tyre, që tashmë janë në krye të Ministrisë së Jashtme, janë kushërinj të dytë dhe mjaft të afërt me njeri – tjetrin.

Floreta Luli - Fabri , është Ambasadorja e R. Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, si ambasadore jo rizedente, e cila është kushurira e parë e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Ajo është parë këto muajt e fundit të bëhet lobistja më e madhe, në Uashington e shefit të saj - alias kushiririt të saj Ditmir Bushati, sidomos, duke shfrytëzuar postin e saj diplomatik, në Uashington dhe lidhjet e tyre me biznesmen të afërt me Edi Ramën në SHBA.

Ambasadorja e R.SH, në Washington, Floreta Luli - Fabri, në takimet e Shtëpisë së Bardhë - në prezantimin e tyre me Administratën e re - të Presidentit Donald Trump, me diplomatët e huaj në kryeqytetin amerikan, e ka “shfyrtëzuar” dukshëm, statusin e saj, për lobuar për Kryministrin Rama dhe natyrishtë për kushuririn e saj Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Floreta Luli - Fabri , e cila është kushurira e parë e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, nga komuniteti shqiptarë, dihet se është lobistja më e madhe, në Uashington e shefit të saj - alias kushiririt të saj Ditmir Bushati, kjo u vrejt edhe në "fushatën" e saj për organizmin e Samitit të Diasporës, kur ajo zhvillojë fushatë për të bindur Vatrën dhe grupet anti komuniste dhe patritotët e atdhetarët për një pjesmarrje që ajo nuk arriti ta realizojë si donte Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm.

“Skandali” i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me dekleratat e ashpëra që hodhi ai vitin e kaluar kundra Donald Trumpit, duke e parë atë si një rrezik për SHBA, botën dhe Shqipërinë, duket se ka qenë shumë i vështirë për t'u kaluar, nga kjo Administratë, nga se akoma Ambasadorja e R.SH, në Washington, Floreta Luli - Fabri, nuk ka siguruar ndonjë takim të afërt me Shtëpinë e Bardhë - në prezantimin e Kryeministrit Edi Rama, si të "penduarin" me Administratën e re - të Presidentit Donald Trump.

Po aq të vështirë ambasadorja, duket se e pati edhe me “skandalin’ e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, kur Votoi në OKB kundër SHBA, shtetit që Shqiperia, ka marrëdhënie strategjike dhe prioritare, e cila nuk ka qenë lehtë për të i “kaluar” para Administratës së Presidentit Donald Trump, nga Ambasadorja e R.SH, në Washington, Floreta Luli - Fabri, në dy takimet e fundit që i realizojë ajo, me zyrtarët Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit senator dhe kongresmen -

Dy vizita e fundit në Amerikë, të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati , të paralajmërura më parë prej se kur Presidenti Donald Tramp, bëri betimin dhe caktojë Administratën e re, rikthen edhe një herë dyshimet për lobizimin që po bënë Ambasadorja e R.SH, në Washington, Floreta Luli - Fabri, në takimet e Shtëpisë së Bardhë - prezantimin e shefit të saj Ministrit të Jashtëm, alias kushuririt Ditmir Bushati me Administratën e re - të Presidentit Donald Trump.
Këtë herë zëra dhe teoritë konspirative vijnë nga Washingtoni, ku më parë ishte një portal me qendër në SHBA, i quajtur “Eurasia Review”, i cili ka publikuar një artikull për marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Ilir Metes.
Portali, i cili është një publikim i kompanisë amerikane ‘Buzz’, me qendër në Oregon të SHBA-ve, me autori të shkrimit një shqiptaro-amerikani, Peter Tase, shkruante se kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, kishte ndërmarrë një seri fushatash jashtë vendit për “të njollosur reputacionin e mirë dhe në rritje tek ndërkombëtarët të Ilir Metës”.

Ai shkruante se “Meta, ka fituar mbështetje të admirueshme në komunitetin ndërkombëtar. Eksperienca në qeveri dhe parlament e ka bërë atë një partner të qëndrueshëm”, shkruan më tej ai.

Sipas artikullit të përkthyer më pas në të gjitha mediat kryesore online në Tiranë dhe Prishtinë, në vizitën e tij në Uashingon Ministri i Jashtëm Bushati, ka pasur si qëllim lobimin kundër Ilir Metës.

“Gjatë vizitës aktuale në Uashington, Bushati nuk pushoi së njollosuri imazhin e zotit Meta si politikan dhe si një arritës i vërtetë marrëveshjesh”,- thuhej në artikull.

Autori Peter Tase përmend dhe takimet që ka kryer në SHBA ministri Bushati, në të cilat, sipas tij, është folur kryesisht kundër aleatit kryesor në koalicionin qeveritar. Pra vetëm kundër Ilir Metës, pasi qëndrimet ndaj opozitës pala amerikane i ka të qarta.

“Gjatë takimeve me kongresmenët Eliot Engel dhe Ed Royce, me zyrtarët e Departamentit të Shtetit, përfshi ambasadoren Victoria Nuland, Bushati u fokusua në rritjen e popullaritetit për Ramën dhe kërcënimin e reputacionit ndërkombëtar të zotit Meta. Fokusi kryesor i administratës së Ramës janë bërë shpifjet dhe denigrimi i lidershipit të mirëmaturuar të Ilir Metës dhe partisë së tij. Në fakt, Meta po shfaqet si një lider i vërtetë i socialistëve shqiptarë dhe një avokat autentik i klasës së mesme dhe një mbështetës i lehtësimit të taksave për biznesin e vogël”,- thuhet në artikullin e publikuar nga media amerikane.

Por jo vetëm e kësaj kategorie, kryesisht shtresave të majta të varfëra. Dueli mes PS e LSI duket se po vlon si llava e vullkanit, i cili fillon të nxjerrë tym dhe më pas shpërthen. “Tymin” e lëshoi në SHBA ministri Bushati. Pritet “llava” të dalë nga LSI !

Nga datat 25 deri në 29 shkurt ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi takime intensive në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimet publike të Ministrisë së Jashtme thuhet se që qendër të takimeve kanë qenë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe reformat për procesin e integrimit të vendit. Pretendimet e ngritura në sajtin amerikan sjellin një pamje tjetër të axhendës së numrit një të diplomacisë shqiptare. Një axhendë që është shqetësuese për shumë arsye.

Së pari, sepse kemi të bëjmë më një keqpërdorim të misionit të Ministrisë së Jashtme. Diplomacia shqiptare ka objektiva të tjerë që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit. Në rast se pretendimet janë të vërteta, atëherë ministri i Jashtëm e ka kthyer institucionin në një seksion partiak që punon për pazare politike. Mes SHBA dhe Shqipërisë ka marrëdhënie të shkëlqyera, por që gjithmonë ka nevojë për të njohur dimensione të reja. Në rastin konkret duket se kemi një ministër që shpenzon kohën, fondet e ministrisë dhe autoritetin si përfaqësues i Tiranës zyrtare, jo për të punuar për qeverinë, por për të sulmuar një politikan dhe një forcë politikë në Shqipëri. Ky është shpërdorimi më i madh që mund ti bëhet vetë Ministrisë së Jashtme, por edhe marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të takohesh me Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Victoria Nuland dhe në vend t’i flasë për projekte me SHBA, i shkon me një dosje kundër Ilir Metës apo kundër çdo politikani tjetër shqiptar është tallje që zyrtarët tanë bëjnë me vetë shtetin. Drejtësia vendoset në Shqipëri dhe nga drejtësia shqiptare, e cila është në proces reformimi edhe me zhvillimet e reja.

Së dyti, që kjo histori me nuanca konspiracioni të mos kthehet në një gangrenë të koalicionit është koha që kreu i diplomacisë shqiptare të sqarojë pozicionin e tij. Ditmir Bushati duhet të tregojë nëse në SHBA ishte me axhendë personale, apo kishte dhe miratimin e Kryeministrit Edi Rama. Në rast se kemi të bëjmë me një axhendë personale, mënyra më e mirë e kreut të qeverisë për t’u distancuar është largimi i Ministrit të Jashtëm nga detyra. Por pak gjasa ka që ministri Bushati të ketë folur pa lejen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat