Mashkull i mirë/ Mashkull i keq

Opinione

Mashkull i mirë/ Mashkull i keq

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 23 prill 2017 Në ora: 13:01
Meshkujt e mirë sipas Kimete Berishës, lartë nga e majta: Ibrahim Rugova, Edi Rama, Hashim Thaçi, Agim Bahtiri, Erion Veliaj ndërsa meshkuj të këqinj sipas saj, poshtë nga e majta: Albin Kurti, Sali Berisha, Lutfi Haziri, Xhavit Haliti, Skender Hyseni

1. Mashkull i keq.

Lutfi Haziri: Kurrë s'kisha fjetur me femër tjetër VIP, përveç me Miken! 
(Çka ta merr mendja ty, me bë me ja servu Kim Kardashianin, çka kish bë ky...kur e kish përzë nga dhoma, e kur ish shku Mikja si dikur gruaja e Bekim Fehmiut që kish pas shkuar me helikopter special ta ndajë Bekimin nga motra e Warren Beatty (Shirley Mac Laine), dhe kështu e mori n'qafë...

2. Mashkull i mirë.
Erion Veliaj: E kam pasur një të dashur në Kosovë (1999/2000).
(Po, e jo si krejt shqiptarët që 'nuk u kujtohet e kaluara' ose (për hirë të së ardhmes) nuk kanë pasur fare të kaluar  ????.

3. Mashkull i keq.
Lutfi Haziri: Nuk kam shikuar kurrë film pornografik.
(Ka mundur të abstenojë nga pyetja e jo të përgjigjet si femër...kur ai shumë mirë e di se s'ka njeri mbi këtë tokë që i beson)

4. Mashkull i mirë.
Erion Veliaj: E kam provuar kanabisin dhe nuk krenohem për këtë.

4. Mashkull i keq.
Lutfi Haziri: Ne dhe turqit e kemi të njejtin gjak. 
(Ekzistojnë veç katër grupe të gjakut, thuani gellit, dhe sqarojani se s'ka gjak me përmbajtje etnike).

5. Ish Mashkulli i keq që u bë i mirë. 
Papa Francisi: Kam dashur të bëhem kasap.
(Merre me mend ti nevojën e njeriut me therr kafshë me gjak deri në bërryl)

6. Mashkull i keq.
Albin Kurti: Mos bëni çka bëj unë, por bëni çka them unë. Duajeni ju tuajën, unë po e dua 'të huajën'! 
Qumështi Vita është 'pluhur', e mielli është krunde. E di unë. Dhe vetëm unë.

7. Mashkull i mirë.
Pending...

8. Mashkull (shumë) i keq.
Bujar Nishani: Me pare të shtetit e çon veten dhe djalin e tij m'u reklamu në Mekë.

9. Mashkull i mirë.
Prit edhe pak.

10. Mashkull i keq.
Isa Mustafa: Nuk e merr kurrë, askund gruan me vete, sillet si mos me pas grua.

11. Mashkull i mirë.
....

12. Mashkull (tepër) i keq.
Veton Surroi: E urren me shpirt bashkimin kombëtar.

13. Mashkull (shumë) i mirë.
Edi Rama: Shqipëria do të bashkohet me Kosovën. 
(Dhe ky i ka falë të gjithë ata që pa mëshirë dhe pa kufij e kanë lënduar keq në sedër dhe në shpirt)

14. Mashkull (jashtëzakonisht) i keq.
Sali Berisha: Krejt gratë socialiste janë 'kurva'. Gruaja që s'është 'kurvë' edhe në pamje të jashtme duket si mashkull, pra, me flokë të shkurtër, pa grim dhe pa fjalë.

15. Mashkull (goxha) i mirë.
Hashim Thaçi: Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. 
Dashuria e tij për të birin dhe raporti i tyre (si shokë), është fotografia më e bukur.

16. Mashkull (jashtë normales) i keq.
Xhavit Haliti aka Xhavit Hajdari!

17. Mashkull i mirë.
Agim Bahtiri: Njeriu që e bazon jetën dhe karrierën politike në dashuri. I merr votat me dashuri dhe mbrohet nga armiku me dashuri. 
I pari shqiptar që e theu tabunë e shprehjes së dashurisë publikisht dhe që guxoi ta shpreh dashurinë ndaj njerëzve pa pikë droje, në mënyrën më origjinale dhe më fenomenale të mundshme.

18. Mashkull i keq.
Skender Hyseni 'Jezusi prej letre', definitivisht.

19. Mashkull i mirë.
...

20. Mashkull i keq.
Ismail Kadare: Si mizantrop. Nuk i mjafton që është shkrimtar i mirë, pa ia pranuar njerëzit se është edhe 'njeri i mirë' dhe i hequr keq.

(Ky as nuk fal, as nuk harron. As nuk ndihmoi një shkrimtar të vetëm. Ky e do veç veten, dhe mirë ia bën. Përveç shkrimtar i mirë, është edhe i mençur. Për t'u kompletuar, i ka mbetur të bëhet (when pigs fly) veç edhe 'njeri i mirë'.

Dhe, vetëm ne shqiptarët presim nga artisti apo krijuesi të jetë medoemos edhe njeri i mirë.

Kjo vlen edhe për mua. Nuk shikoj dot (pa më mbytur) film të Woody Allen, sepse e ka marrë për grua vajzën e gruas së tij. 
Nuk mund ta pëlqej si aktor një njeri kaq të ultë, për mua njeriu më i neveritshëm që mund të imagjinohet. 
Pra, njeri i mirë është zor të bëhesh, se sa për profesionist e mjeshtër, bëhet kushdo që ia ka mësy.

21. Mashkulli më i mirë.
Ibrahim Rugova. I urtë, i butë dhe njeri që e ka ulur kokën dhe gjjthmonë është dukur i marrshëm si fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat