Dy qeveritë shqiptare bashkë dhe përballë njëra tjetrës dhe ty dyja bashkë krejt përballë të gjithë shqiptarëve dhe historisë

Opinione

Dy qeveritë shqiptare bashkë dhe përballë njëra tjetrës dhe ty dyja bashkë krejt përballë të gjithë shqiptarëve dhe historisë

Nga: Genc Drini Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:21
Genc Drini

BE në kufirin e saj të jashtëm jug lindor ka një varg shtetesh që e ndajnë nga përplasja direkte me sferën ruse dhe ekspansionin e saj drejt perëndimit. Në vijën e zjarrtë të përplasjes, si barrierë penguese perëndimore e pa kompromis janë shqiptarët të cilët synojnë pa hezitim integrimin në BE. Por politika e BE synon të ketë në BE apo në mos në BE me vete jo vetëm ato që i ka, shqiptarët, po do që ti ketë dhe serbët e sllavët tjerë, dhe duke supozuar se po shuan dhe problemet mes tyre me ngut përpiqet ti mbërthejë të gjithë popujt e kësaj pjese të Ballkanit juglindor, në një treg të përbashkët, sërisht në një Jugosllavi.

Kjo politikë e BE kthehet plotësisht kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, përkrahës të BE. Politikat zhvillohen si eksperiment, përfshirë dhe politikat e BE. Në rast dështimi, me zgjuarësi kërkohet për ide të tjera dhe nis një eksperiment tjetër. Po kur këmbëngulet në ribërjen e eksperimentit të vjetër, që sjell të njëjtën pllakë “gramafoni“ që do të shpërthejë në “çirrje” aty ku është e gërryer përfundimisht, ose kemi të bëjmë me një brez politikanësh të varfëruar nga idetë, ose me shtete brënda BE që i rrinë preferencave të vjetra.

Është e dhimbëshme kur shtetet, qoftë dhe të BE, për interesat gjeostrategjike të tyre po dhe të grupimeve të mëdha ekonomike, bankave shtyjnë drejt eksperimenteve dramatike që bëhen me fatin e popujve, me qindra mijëra jetë njerëzish që mund të humbasin. Shtetet Europiane janë secili veç e vec në BE, po kështu mund të futen në BE dhe shtetet e kësaj pjese të Europës juglindore jasht mbërthimeve dramatike me treg-osllavi.

Ne e çmojmë BE dhe duam të bëhemi pjesë e saj më tepër se popujt tjerë të Ballkanit, po jo gjithçka që vjen prej saj është e mirë, kjo është dialektike, prandaj gjithçka që vjen prej saj nuk duhet pranuar apriori pa e analizuar, pranuar, kundërshtuar ose  hedhur poshtë. Dhe shtetet europiane të BE duke u përpjekur të krijojnë një ekuilibër interesash për popujt e tyre“hahen”ashpër me njëri tjetrin. Vetë filozofia e sistemit të zgjedhjeve demokratike e pohon këtë kundërshti. Jo më kot ankohet kandidati për president në Francë Makron për diznivele zhvillimi dhe përfitimi në BE, dhe jo krejt pa argumente Le Pen e të tjerë në Europë duan ta shkatërrojnë BE-në. Politikanët shqiptar nuk mund të kthehen në lolo dhe ti thonë po me servilizëm e nështrim BE të fuqishëm edhe kur projektet eksperimentale si ky “i famëshmi” “treg-osllavi” i zë frymën shqiptarëve.

Eksperimente europiano sllave, qenë 1913-a që la jashtë Shtetit Shqiptar gjysmën e Shqipërisë dhe shqiptarëve, traktati i fshehtë coptues i Londrës më 1915, pushtimi italian më 1939 e mos denoncimi i tij, etj. braktisja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve pas v. 1945 me marrëveshjen e Jaltës, etj.. Eksperimente qenë dhe krijimi i dy jugosllavive me gjysmën e kombit shqiptarë nën pushtimin sllav dhe një shekull diskriminim dhe tmerre mbi shqiptarët dhe lufta për çlirim.

Sot vërtetë nuk jemi para shteteve të veçuara të Europës por një BE me filozofi tjetër, por që megjithëse nuk e ka vendosur përfundimisht se do ti pranojë këto shtete në BE dhe as ekzistencën e vet nuk e ka të sigurtë ngul këmbë për eksperimentin e vjetër ringritjen e Jugosllavije tjetër dështuese, aq sa shastisur nga këto përpjekje që bëheshin që dhjet vite më parë, më 2007, një presonalitet si Xhefri Kuhner pas tmerreve nga luftat në ish Jugosllavi, shkruante në “Washington Times”: ''Prap bashkim ballkanik?, duke nënkuptuar lufta dhe krime? Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, shumë e mirëpritur dhe me mirënjohje të madhe nga shqiptarët, u nxit dhe nga dhuna e tmerrëshme serbo jugosllave mbi shqiptarët.

Po dhe sot po vijon një “dhëmshuri” gjeostrategjike për Serbinë agresore dhe shpresojnë dhe përpiqen ta mbajnë me vete drejt Perëndimit. Më kot e kanë ajo do luaj ekuilibristin, pa heq dorë kurrë dorë nga Rusia, një lidhje e provuar nga historia dhe e shenjtëruar nga patriarkanat ruse dhe serbe edhe në hapat më të përgjakur. “Rusia po e mund Evropën në Ballkan. Europa po i lë hapsira Rusisë në betejën për dominimin e Ballkanit paralajmëron gazeta gjermane “Die Zeit”. (Gazeta “Mapo”, 29 Mars, 2017”)

Politika e BE nuk mund të hudhë popujt me “shpresa” tregëtareske në ruleta shkatrrimtare.

Nëse duke manipuluar me drejtues politikë shqiptarë BE do arrinte ti fuste shqiptarët në treg-osllavi, apo thjesht Jugosllavi gjithçka do të kthehej si boomerang dhe mbi vetë BE, eksperimenti do shpërthente në luftë. Po sikur të supozojmë se do ecte ca kohë, jo që Serbinë nuk do ta bënte kurrë për vete por do kishte sabotuar barrierën shqiptare kundër influences ruse që do penetronte pa pengesë në të gjithë Ballkanin Juglindor.

BE do rrudhej dhe do zhvendoste më afër qendrës së Europës vijën e vet mbrojtëse nga presioni presioni rus. Po e keqja e madhe do përplasej mbi  shqiptarët që do mbeteshin të braktisur të vetëm të përfshirë brënda unazës së “zjarrit” serbo rus, dhe do reagonin me luftë ku do përfshihej detyrimisht dhe Perëndimi në konfuzion. Më 1999 Perëndimi, shkatërroi krijesën e vet Jugosllavinë agresive, dhe nuk mund ta zhbëjë fitoren në disfatë duke e ribërë atë.

Po eksperimenti i rrezikshëm i BE e ka ndërtuar tashmë laboratorin, po nuk duhet lejuar kurrë që të ndodhë, duhet penguar me çdo kusht. Shqiptarët duhet të krijojnë urgjent bërthamën intelektuale e politike, legjionet protestuese, reaguese, penguese. Ia vlen shumë më tepër se të bërit me aq shumë bujë një protestë ekologjike për një vend të vogël lojërash për fëmijët tek liqeni, qoftë dhe sesa protesta e madhe efektive kundër sjelljes së lëndëve kimike, e çfardo tjetër proteste zgjedhore për “vjedhje votash”, që mund tu shkojë ndërmend! “Jugosllavia tjetër” është një eksperiment i BE që bëhet pa probabilitete matematike, po vetëm me fall plakash me shpresën se në Serbi forcat proeuropiane do jenë fituese…! BE po dridhet nga rreziku i ardhjes në fuqi të të djathtave ekstreme, dhe shpreson të mos ndodhë.

BE po e sheh sot veten duke bërë politikë emergjente shpresash..! Përpjekja e BE për të arnuar Ballkanin me stampat e vjetra të shqyera e djegura me jugosllavi është një politikë emergjencash dhe pasqyron dhe gjendjen politike të paqartë në të cilën ajo është. Pavarësisht se nxiten nga qendra të BE, për shqiptarët nuk duhet e nuk do ketë kurr treg të përbashkët ballkanoperëndimor, dhe kuptohet si drita e diellit, kurrë më Jugosllavi. Shqiptarët kanë një shpresë që BE të mbijetojë dhe përgatiten për tu integruar në të nëse kushte do krijohen.

Shqiptarët nga shekujt e dinë se janë përballë vetvetes dhe para askujt tjetër. 

Por përpara kanë një mision të përhershëm të pa lëkundshëm për të përmbushur, misionin që i shpëton, Bashkimin Kombëtar, akush dhe asnjë shpresë nuk mund të na lëvizë prej tij. Në rastë se kryeministri Mustafa “rastësisht” sheh vetëm BE, dhe jo bashkim kombëtar, vetëm sa thamë më lart duhet ta bëjë të mendojë. Shumë keq nëse e bën për prirje “pashallëku”, keq nëse e bën për kundërvënie elektorale, por gabon duke u shprehur kështu edhe nëse shprehet për oportunizëm ndaj BE.

Realitetet e pritëshme shqetësuese në Ballkan, e më gjërë, do ta bëjnë dhe atë të shohë bashkimin kombëtar jo si garë në mes pashallëqesh, partishë a më keq në mes shqiptarësh, po vetëm si shpëtimin e vetëm të të gjithë shqiptarëve.Të gjitha përpjekjet e shqiptarëve përfshirë dhe aleancat me SHBA që ka bërë shumë për Kosovën, dhe BE poashtu, duhet ti shërbejnë këtij misioni shqiptar me lëvizje në kohën e duhur.

Integrimi në BE që po e kërkojmë me ngulm, sidoqë nuk dihet a do të ndodhë, as nuk mund të zhbëjë misionin e Bashkimit Kombëtar dhe as nuk mund të bëhet prioritar, as nuk mund të na detyrojë të futemi në kllapën e Serbisë, e as të Rusisë, por mund të ecë paralel me misionin e bashkimit kombëtar, për ti shërbyer po interesave shqiptare. Mbi filozofinë e intertesave reciproke janë bashkuar shtetet në BE.

Duke pranuar se perspektiva euroatlantike është mundësi më e mirë për të përballuar sfidat e ndikimeve gjeopolitike, është “mëkat” i madh për një rektor universiteti që me 19 prill në shkrimin “Ballkani Perëndimor përballë…” u shpreh tek “Panorama”: “Shqiptarët nuk e kanë të ardhmen në një Shqipëri të madhe po drejt një europianizimi të madh në kulturën tonë shoqërore dhe politike…”. Shprehje krejt evasive, pa përgjegjësi.  “E madhe” në gjeopolitikë nënkupton pushtimin e tokave të popujve të tjerë. Kurse ne shqiptarët nuk kërkojmë Shqipëri “të madhe”, por veç Shqipëri që përfshin të gjithë shqiptarët, të gjithë trojet tona. Kërkojmë bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Vlorë, 24 prill 2017, rinisje, sidoqë e vështirë, apo inskenim tjetër?

Jemi para një pozicionimi të qartë drastik të Qeverisë së Kosovës kundër “Tregut të Përbashkët të “Ballkanit Perëndimor ” i quajtur dhe ”enklavë” nga BE për të nanurisur shqiptarët. Jemi para një deklarimi të mëpasmë të Kryeministrit Rama për bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën, nëse dështon futja e dy shteteve shqiptare në BE, që nënkupton një bashkim të gjithë shqiptarëve që tingullon ndryshe nga ato që ishin mësuar të dëgjonin këto dy vite shqiptarët nga ecejaket e tia në Serbi.

Dhe para një treguesi të tretë, ministrit të jashtëm Bushati i cili pas deklarimeve të vazhdueshme në të cilat mbështetëse me entuziazëm dhe pa droje “Tregun e Përbashkët të Ballkanit Perëndimor”, para dhjetë ditësh bën një stopim të befasishëm të turrit “bashkimeuropian”që kishte marrë për ti çuar shqiptarët drejt “Serbisë”, dhe një kthesë të madhe.

Në një konferencë në “German Marshall Fund” në Uashington del krejt kundër pohimeve të veta të mëparëshme dhe shprehet se “rajoni ka pengesa politike” të cilat, sipas tij, e pamundësojnë jetësimin e idesë: “Nuk mund të ketë treg rajonal pa një union doganor dhe nuk mund të kemi union doganor nëse vendet nuk e njohin njëri- tjetrin”. E dyta kur denoncon idenë për treg rajonal “si një përpjekje për rikrijim të Jugosllavisë së dikurshme, që u shpërbë në vitet 1990 si pasojë e luftës së përgjakshme që mori jetët e qindra- mijëra personave në Kroaci, Bosnjë e Kosovë dhe shprehet: “Nuk duam të kthehemi prapa në ato kohëra.

Ne po shikojmë përpara drejt Bashkimit Europian”. Deri këtu është i qartë dhe i prerë, por vemë re se më tej rrokullis gjithçka me deklarimin me dy faqe, që “ne do ta favorizonim një treg rajonal që nuk shihet si alternativë për antarsim në BE”. Nuhatja për Jugosllavi e thithur keq më 1941 deri më 1947, mëkat se ministri nuk kishte lindur ende, nuk hiqeshka nga hundët tona! Mund të lexohet si një shteg i lënë edhe për të ndrruar qëndrim nesër ku “për qefë të vet” a nga presionet nga BE,veç me lojë fjalësh mund ta interpretojë tregun me Serbinë e Co “jo si një alternativë ndaj futjes në BE” dhe të përpiqet për ta realizuar treg-osllavinë. Krejt kundër kjo me atë që deklaron Kryeministri Rama që pas integrimit në BE sheh direkt bashkim me Kosovën dhe nuk përmend as treg-osllavi, as Jugosllavi, duke u shfaqur kështu në pozita të shëndosha kombëtare.

Para mbledhjes së planifikuar të dy qeverive të dy shteteve shqiptare në Vlorë, deklarimet e mësipërme të kryeministrit shqiptar Rama dhe të ministrit të jashtëm Bushati, flasin për braktisje vullnetshme a të detyruar të idesë për tregun e Përbashkët të Ballkanit “Perëndimor” dhe një rikapje të vullnetëshme apo të detyruar të asaj ideje që është nënkuptuar në takimin e parë të dy qeverive të dy shteteve shqiptare.

Por këto deklarime nuk mund të jenë dhe nuk janë në asnjë mënyrë një inskenim makjavelik manipulues me mbledhjen e dy qeverive nga kryeministri Rama për të thënë se ja ne po bëjmë diçka në mes tonë, për të vazhduar tinëzisht me Serbinë me 14 korrik 2017 në mbledhjen e Triestes me projekte që çojnë në trego-sllavinë e përfolur, ku fjala treg është mjegulla për të kaluar Jugosllavinë.

Po vetëm nëse qeveria shqiptare ia lë bosh në Trieste komisionerit Han të shqetësuar që kjo pjesë e Ballkanit të mos braktiset disi nga BE, dorën e etur të BE që shtyn përpara pa përgjegjshëm në humbje dhe zjarr shqiptarët dhe Kryeministri Rama nuk dorëzon, nuk zotohet të projektojë, nuk pranon, e nuk firmos projeke që çojnë ujë në mullirin “treg ballkano perëndimor”-trego-sllavi, Jugosllavi, dhe nuk pranon në asnjë mënyrë asnjë nga projektet europian të përbashkëta që ndërlidhin ndërvartësisht dhe pa shkëputshëm sistemet ekonomike me Serbinë, dhe kurrë strkutura administrative çfardo të përbashkëta, atëherë e ka kryer punën e vet me dinjitet para të gjithë shqiptarëve, nis bazat e shtetit të shqiptarëve. Me Serbinë, me synime agresive e të pa ndrrueshme kurr kundrejt shqiptarëve, projekte vetëm jasht këtyre përcaktimeve përjashtuese dhe marëdhënie tregëtare të zakonëshme. Pasi të jenë siguruar këto, insistimi i shqiptarëve për integrim në BE mbetet i pa lëkundur.

14 korriku i takimit të Triestes dhe të tjerë në vijim nëse nuk ndalen aty, që nuk kuptohet sesi çuditërisht përkon me festën kombëtare të Francës së shumë interesuar për Serbinë dhe jugosllavitë, është testi i së vërtetës për kryeministrin Edi Rama.

Jo rastësisht

Mund të theksojmë se qëndrimi i Ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj u bë i ditur në gazetën “Uashinton Post”. Në Uashington bëri deklarimin kthesë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë. E pas tyre erdhi dhe deklarimi i Kryeministrit Shqiptar Edi Rama për alternativën që çon në bashkimin e shteteve shqiptare që u quajt “aventuresk” vetëm nga ata pdeudoanalistë që pëlqejnë filma me aventura. Do donim të ishin shënja të ndërprerjes nga administrata e re e SHBA të mbështetjes që i jepte administrata e kaluar amerikane projektit të BE për një Jugosllavi tjetër, fatkeqësisht në kurriz të shqiptarëve.

Ky do ishte sinjali më i qartë se SHBA kanë përcaktuar tashmë kahjen e vet në politikën e jashtme dhe nuk do ta braktisin fitoren e drejtë të arritur në këtë pjesë të Ballkanit, nuk do braktisin në dorën e Rusisë dominimin e Ballkanit përfshirë Shqipërinë e Kosovën e të gjithë shqiptarët. Si rrjedhim nuk do pranojnë që Bashkimi Europian ti japë Serbisë dhuratën e madhe, një treg me emrin e sajuar ballkano perëndimor, për të mbuluar etjen për të krijuar një Jugosllavi tjetër me gjithë shqiptarët në të, e nëpërmes saj Rusisë çelësat e Ballkanit dhe daljen e pa pritur dhe të ëndërruar në Adriatik, Jon dhe Mesdhe. Po pavarësisht nga kjo, ne, mbi të gjitha do të donim që përmbysja e projektit antishqiptar të mbështetur arbitrarisht nga BE, pas të cilit nis vërtetë zbatimi i projektit shqiptar të jetë vepër e hollë dhe e mirfilltë, e ndërgjegjëshme, e pa dukëshme në fillimet e saj, një diplomaci e guximëshme e klasës politike gjithëshqiptare, e shqiptarëve, e drejtuesve të të dy shteteve shqiptare, e burrave të vërtetë shqiptar të shtetit.

Data dhe e duhura

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Q. Minxhozi, për takimin e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, shprehet: “nuk pritet që të zhduken të gjitha problemet por që të minimizohen… Në të shumtën e rasteve takimet nuk janë parë si produktive..” Dhe nuk kishte si të ndodhte përderisa të gjithë energjitë, trysnitë dhe makinacionet ishin drejtuar për të devijuar rrugën e shqiptarëve me qëllimin për ti futur në kllapë në kurthën “Jugosllavi”. Me shkatërimin nga shqiptarët të idesë penguese shkatërruese, “treg-osllavi”-Jugosllavi, mendja dhe energjitë e politikës shqiptare lirohen dhe përqëndrohen për të çuar përpara organizimin e përbashkët ndërshqiptar, për të ndërthurur organikisht, përplotësueshëm, pa ndashëm ekonomitë e dy shteteve shqiptare.

Mirë është që Mbledhja e Vlorës e dt. 24 prill të ndryshojë datë, ashtu si dhe po flitet, sepse jemi para një situate të re të krijuar, që kërkon doemosdo kohën e nevojëshme që të analizohet jo me ngut dhe amatorizëm, as me improvizime, a zët, po me shumë qetësi dhe vizion perspektiv dhe këtë e arrijnë me qetësi “burrat e shtetit”. Kanë detyrimin të grumbullojnë gjithë elitën teknike intelektuale që mund të kontribuojë realisht për projektin e përbashkët, i përkrahur në të gjitha trojet tona, nga të gjithë shqiptarët

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat