Sulmi në tru

Opinione

Sulmi në tru

Nga: Haki Bunjaku Më: 26 prill 2017 Në ora: 23:16
Haki Bunjaku

Si duket, Zotin e kanë hidhëruar keq ,se vetëm në rrobot të kresë po u mëshon njerëzve dhe këte goditje e ka shpeshtuar, për çka njerëzit ndjehen të frikësuar dhe kanë arsye.

Kjo sëmundje kohëve të fundit po bie si rrufeja në të këthjellët dhe po paralizon shumë koka,por edhe tër gjymtyrët e të goditurit,kurse shërimi i pjesëshëm dhe tepër i vështirë. Edhe vetë e pësova triherë sulmin në tru, por fal aftësisë dhe kujdesit intenziv mjeksor, shpëtova me fare pak pasoja (gishtat e dorës së majtë nuk më funksionojnë normal).

Nasradin Hoxha ish pasë rrëzue prej dardhe dhe kur shkojshin njerëzit me vizitue i pyeste: çka je ti?-Hoxhë. A je rrëxue prej dardhe?-Jo. -Hajt shko se nuk e di çka është dhimta!

Hyn tjetri, ky po e vet:-Ti çka je? -Mjek. A je rrëzue prej dardhe? Jo. -Hajt shko se pa u rrëzue prej dardhe nuk e di se çka është dhimta!

Lexova, me keqardhje për ish kryeministrin, Bajram Rexhepi që ka pësue dy sulme në tru (Edhe vetë isha rëzue tri herë prej „dardhe“, prandaj ndjeva dhimbje për të.

Pak ma lehtësoi dhimbjen Hashim trimi (rrenci) kur pohoi se me parat e presidencës dhe me aeroplan special do ta dërgoi në Gjermani. E besova gënjeshtrën Hashimiane se ma kishte ana. Në këso raste nuk duhet pritur, se po nuk u veprue urgjentisht, më nuk ka sukses.

Sot lexova se gjëja sante po e niskanë për Turqi,t te „sulltan“Erdogani dhe më shtrëngoi irritimi ndaj presidentit rrenacak.

Atij rrenat kurrë nuk i shterrën ani pse ia kanë marrë fytyrën për trohe. E tash pa fytyrë, nuk ka çka me koritë, veç zuzën.

Unë kurrë se kam pranue për president dhe posa ky u ngrit në atë post, unë e kam dorëzue nënshtetësinë e Kosovës. Bile thanë se qentë letërnjoftimin tim e kishin nxjerr krye të bërllogut në kontajner.

Punë e madhe, une e kam hedhur dhe po të kisha mundësi mu ashtu do e hudhja presidentin e juaj, që të shpëtoni nga rrenat.

Zgjidhne një tjetër, pa u mendue fare, se garant, më i mirë se ky do të jetë, që së pakut nuk do të quhet: -presidend rrenci.

Ani do po i bien shkurt: -Foli rrenci, na sosi rrenci, na krypi etj. Po mund që këta të jenë në një mendje me mua. Dhe,  inshalla shtohet numri jonë e rrencat i kap sulmi në tru, që të kurtalisemi.

Se beli më beli, se jo vetëm nënçmim, por edhe vështirë të durohen e bahen gjithmonë rrenat. Edhe nga kush? -Nga kreu i shtetit!

Po më mirë le ta merrë kolicën (karrocën e të bëhet rrabaxhi në tregun e gjelbër,ku e ngut puna e nuk i del kohë për rrena.

Mos ia konkuroni vendin!

Të keni pak mirëkuptim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat