Serbia po konsolidon radhët e veta kriminale në Kosovë

Opinione

Serbia po konsolidon radhët e veta kriminale në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:03
Milazim Maraj

Serbia  e mbështetur profesionalisht dhe më logjistikë nga Rusia  po konsolidon radhët e veta kriminale në Kosovë. Para një kohe një shërbëtor serb i nxitur nga shërbimet serbe hipi në minaren e xhamisë në Komunën e Gjilanit dhe demoloj minaren. Xhamia kishte shqiponjën në maje të minares.

Ky akt u hesht shumë shpejt. Pra si pas kësajë tradite të gabuar mediale në Kosovë, lajmi për të qëndruar gjatë në opinion duhet të jetë në dëm të serbeve ose bashkëpunëtorëve të shtetit të tyre. Për ndryshe shuhet shpejt. Nuk u trajtua ky akt kriminal që ngacmojë shqiptaret e besimit mysliman.

Nuk e bën çështje për të u studiuar dhe trajtuar as Bashkësia Islame në Kosovë. Pastaj nuk bënë të gjallë as “ekstremistët” në Kosovë. Ishte kjo punë e heqjes së shqiponjës nga minarja e Xhamisë Mulla Idriz Gjilanit. Pse ndodhi kështu ???!!!. A nuk ishte ky një provokim në baza nacionale dhe fetare në Kosovë?. A po kështu jemi mësuar të jemi të durueshëm para kriminelëve serb. Tani ndodhi edhe në Novobërdë. Djali i ish policit serb në Kosovë të i cilit paraprakisht iu kishin përgatitur dokumentacioni nga Beogradi si person më probleme psikike; demoloj një xhaminë në Novobërdë. Përsëri ky akt edhe pse kriminal u përmend kalimthi në media të Kosovës.

Pse ky i çmenduri serb nuk e demolojë kishën në Novobërdë, por xhaminë? Jabllanoviq akuzoj nënat e të vrarëve dhe të zhdukurve në Gjakovë edhe ky kaloj pa dënim. U shkarkua nga posti i ministrit pas shumë dëmtimeve dhe  humbjeve që pati Kosova si në planin material ashtu dhe njerëzor dhe diplomatik. Jabllanoviq  provokoj edhe një herë në Koshare duke shkuar ilegalisht. Tani ish ministri i Administratës Publike të Kosovës Lubomir Mariq i shkarkuar nga Kryeministri Mustafa kohë më parë, mbanë fjalime raciste në Mitrivicë. Ky tani është  zëvendës i Marko Gjuriqit.  Ky përfaqësues i shtetit serb nuk i fsheh aspiratat e agresionit serb për Kosovën. Fyen dhe ofendon popullin shqiptar së nuk paskan ditur çka është arsimi.

 Kush është ky farë” shkencëtari” serb? Lubomir Mariq? Sipas informatave ky është një ish bukëpjekës nga Knini. Nga atje ka ikur sepse nuk ka lënë vend për të jetuar më fqinjët e vet kroat. Nuk dihet nëse kërkohet nga policia kroate për krime lufte. Por Kosova “zëmër hapur” e pranon ministër pa një analizë në biografinë e tij.  Tani duke i plotësuar  kushtet për instrument kriminal  serb, është dërguar në Kosovë më mision të çartë; të pengoj më çdo kusht si që thotë vet dhe më çdo formë, konsolidimin e institucioneve në Kosovë si dhe të vazhdon zbatimin e planit të urrejtjes ndërnacionale në Kosovë.

Mariq më tutje thekson”shteti jonë ka pasur më shumë pushkë së sa koka të mençura”. Ai porositë studentet serb të jeni resursi më i rëndësishëm serb në Kosovë!. Në përmbajtjen e këtij fjalimi kjo thirrje e studentëve është që të edukohen si antishqiptar, si shovinist serb për të urryer    çdo jo serb. Për këtë rast nuk kemi njohuri  nëse organet  relevante në Kosovë kanë filluar ndonjë procedurë kundër këtij zyrtari të Serbisë që mbjell urrejtje dhe nxitë luftë në Kosovë.

Ndërsa Gjykata komunale në Deçan vazhdon gjykimin e z. Asim Cenaj për një deklaratë që nuk krahasohet as për së afërmi më këtë fjalim. A është kjo drejtësi?. Të drejtat e njeriut janë universale, të mbrojtura më konventa ndërkombëtare. Nëse dikush ka të drejt të shprehet vrullshëm  dhe nuk mundë të i frenojë emocionet janë shqiptaret e Kosovës pas të gjitha krimeve që u bënë në Kosovë para dhe gjatë luftës nga Serbia në Kosovë dhe të gjitha trevat tona të banuara më shqiptar.

 Shqiptarët në Kosovë janë shumë më të matur në raport më serbet. Kjo nuk është e lehtë. Serbia po i konsolidon radhët kriminale të sajë. Kishat serbe propagandojnë nacionalizëm dhe shovinizëm serb,pretendojnë dhe fitojnë më gjykata tona, tokat e shqiptarëve duke u mbështet në vendimet e kriminelit  Sllobodan Millosheviq. Kthimi i ish policëve që ushtruan dhunë dhe terror në Kosovë. Lista serbe, pengon çdo zhvillim të duhur për Kosovën, kthimi i kriminelëve para së të behët gjykimi i tyre,ngacmimet në baza kombëtare dhe fetare dhe shantazhet për mes të Interpolit për arrestime të shqiptarëve.

Arrestime dhe maltretime të shqiptarëve  që udhëtojnë nëpër Serbi për në vendet të ndryshme të Evropës. Dërgimi i kriminelëve më eksploziv afër ambasadës së SHBA etj. Serbia  ka ndërprerë dënimet e kriminelëve serb për krimet e bëra në Kosovë.  Znj, Milica Kostiq nga fondi Humanitar i Serbisë deklaron së, që tre vjet Prokuroria serbe  për krime lufte në Kosovë  nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.  Por është edhe më e tmerrshme as Prokuroria e Kosovës nuk ka ngritur aktakuza  për 11.000 të vrarë, të plagosur dhe 20.000 gra të dhunuara në Kosovë vetëm dy serb, janë dënuar për krime lufte në Kosovë.

Neveritshëm vazhdon përshkrimi i talljes serbe më kufomat tona ende të pa gjetura. Hulumtojnë pa prezencën e shqiptarëve, nuk gërmojnë atje ku dyshohet, e shantazhe tjera ofenduese dhe nënçmuese. Organet tona relevante nuk filluan një aktpadi për shitjen e organeve të shqiptarëve që u gjendën në varrezën masive në  afërsi të aeroportit ushtarak të Serbisë në Batjanicë. Prokuroria e Kosovës nuk ka filluar aktakuzë për shtetin serb për përdorimin e helmeve kimike dhe biologjike në Kosovë. Ka 18 vite që Kosova po merret më vetvete dhe po numëron në vend.  Kuvendi i Kosovës disa herë ka debatuar për ngritje të pagave të deputetëve por jo për përgjegjësinë e Prokurorisë dhe Gjykatave tona për dënimin e krimeve të, luftës në Kosovë. Heshtja neveritëse e shqiptarëve në krejt këtë situatë të mjegullt dhe të paqartë, krijon hapësirë të përshtatshme për instalimin e rrjeteve kriminale serbe në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat