Dhuna në Maqedoni, nuk është protestë, por terrorizëm

Opinione

Dhuna në Maqedoni, nuk është protestë, por terrorizëm

Nga: Armend Halimi Më: 28 prill 2017 Në ora: 00:00
Armend Halimi

Sa do e dhimbshëme që është situata momentale në Maqedoni, megjithatë nuk është gjë e re dhuna ndaj shqiptarëve. Këta të fundit atje sikur në pozicionin e qytetarëve, sikurse të funksionarëve, përherë janë të presekuetuar dhe terrorizuar nga pushteti maqedon dhe bandat kriminale e terroriste të sponzorizuara nga regjimi shtetror.

Shqetësues është fakti i hestjës së ndërkombëtarëve për dhunën e tmerrshme që është duke u zhvilluar pa u penguar, sikurse është shqetësuese ajo që kjo dhunë po kamuflohet në epitetin e “protestës” apo paknaqësisë së qytetarëve, që në fakt, kjo nuk është hic më pakë se dhunë terroriste, ngase dihet mirëfilli se sulmi ndaj institucioneve shterore, sulmi apo tentimi i lëndimeve dhe vrasjeve të zyrtarëve të lartë me cdo ligj të secilit vend konsiderohen vepra terroriste, pikrishtë dhe në mënyrë analoge me atë cfarë po shohim sot në parlamentin maqedonas.

Është e pafalshme, madje tjetet shokuese që kjo dhunë është duke u toleruar nga mekanizmat e rendit dhe sigurisë, përkundër prezencës së këtyre të fundit në vendin e ngjarjës. Pra, kjo vec tregon se këtu kemi të bëjmë me dhunë të orekestruar nga regjimi në pushtet, që nuk ka si të dal jashta suazave të definicionit terror apo terrorizëm.

Minimumi që duhet të bëjnë institucionet e dy shteteve shqiptare, sic janë Shqipëria dhe Kosova, është që të kontaktojnë mekanizmat ndërkombëtarë për reflektim dhe ndëshkim të kësaj forme, reagim ky shumë urgjent për të cetësuar gjakrat e qytetarëve shqiptarë jashta Maqedonisë, ngase sic edhe vrehet nga opinion, zemrimi i tyre ka arrit kulminacionin. Andaj, një përkujdese dhe shqetësim real institucional, do ishte mëse i duhur për të mos lënë në dorën e qytetarëve vetgjyqësinë.

(autori është magjistër i studimeve të sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat