Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të njerëzve të ditur dhe intelegjentë

Opinione

Sfidat dhe udhëkryqet e ndryshme të njerëzve të ditur dhe intelegjentë

Nga: Agron Shabani Më: 1 maj 2017 Në ora: 00:11
Agron Shabani

Psikologët e specializuar dhe kompetent në fushat e njohura të psikologjisë profesionale dhe analitike, janë të mendimit se personat ose individët e ndryshëm me koficient ose më një nivel të lartë të inteligjencës, mund të jenë të suksesshëm në aspektin e njohur të profesionit, karrierës, edukimit ose rrethit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. 

Por, gjithashtu është dëshmuar shkencërisht se personat ose individët e mesipërm me edukatë, kulturë dhe intelegjencë të lartë, e kanë mëse të vështirë të jetojnë të lumtur ose të kënaqur. 

Pse (përse) ndodhë kjo? 

Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: njerëzit e ditur ose inteligjentë, e kanë një "tendencë mizore" ose "misterioze" për të studiuar dhe analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetës së tyre dhe të tjerëve. Ata rrallëherë i shohin ngjarjet, zhvillimët ose situatat e ndryshme ashtu siç janë. Mbase, me tone, ngjyra ose simbole të preferuara pozitive dhe optimiste. Jo. Por, ata i studiojnë dhe analizojnë ato në çdo aspekt, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, jopozitive ose jooptimiste rreth tyre ose rreth ngjarjeve, zhvillimëve ose situatavve të tjera.

Se këndejmi, mendimi, studimi ose analiza e tepërt, nganjëherë janë pengesë e madhe për shëndetin e gjithëmbarëshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të personit ose individit. Prandaj edhe ekziston fraza ose metafora e njohur se “injoranca dhe padituria nganjëherë janë shpëtim dhe lumturi”.

E dyta: Standardet dhe kërkesat e tyre janë shumë të larta dhe të shumëfishta. Njerëzit e ditur ose inteligjentë e dijnë se çfarë duan dhe çfarë mund të arrijnë. Ndaj, vështirë se kënaqen me pak.

E treta: Ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. I studiojnë dhe analizojnë sjelljet e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk gëzohen ose nuk janë të lumtur dhe të kënaqur me atë ose ato që i arrijnë ose realizojnë.

 E katërta: Natyra, atmosfera, ambienti dhe realiteti i përgjithshëm ose i përditshëm shoqëror ose qytetar, shpeshherë për ta janë të mërzitshëm ose deprimues e besa madje në disa raste edhe shumë tërrezikshëm. 

Personat e ditur ose inteligjentë i njohin dhe kuptojnë elitat, strukturat ose superstrukturat më të larta shoqërore, qytetare ose politike, ritmin, taktin, trendet, standardet dhe domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë, studiojnë ose analizojnë në hollësi edhe gjëjrat më elementare. Gjërat e vogla, nuk u mjaftojnë dhe interesojnë si të thuash kurrë ose asnjëherë! Ata gjithëmonë kërkojnë ose duan më shumë se të tjerët. Por, jo gjithmonë duke i arritur, realizuar ose merituar ato që i kërkojnë ose pretendojnë.

E pesta: Ata kërkojnë të kuptohen dhe respektohen nga tjerët dhe të komunikojnë me ta, por gjithmonë në nivele të ndryshme ose të pabarabarta. Nndonëse, një ndër ndjenjat më të mira dhe më të lumtura në jetë, është të kuptoheni dhe të mirëpriteni nga të tjerët. Prandaj të diturit ose inteligjentët, gjithëmonë janë më të vetmuar si dhe më të pikëlluar se sa të tjerët, sepse e kanë ndjenjen akute ose permanente se nuk njihen, nuk kuptohen dhe nuk respektohen sa dhe si duhet nga të tjerët.

E gjashta: Shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë, vuajnë nga problemet ose shqetësimet e ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Ndërkaq, shqetësimet e ndryshme sociale ose psikologjike së bashku me simptomet ose sindromet e njohura bipolare ose libidore, janë rastet ose manifestimet më të shpeshta të njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërkohë që problemet e tyre akute ose permanente, pos tjerash janë ankthi, stresi, tensioni, depresioni ose kompelset e njohura të inferioritetit, maliciozitetit dhe ekzistzencialitetit të njohur intelektual dhe profesional si pasoja ose rezultate direkte të studimëve, analizave dhe mendimëve të tepruara me tone ose ngjyrime negative dhe pesimiste.

Ndonëse, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme intelektuale ose intelegjente në Kosovë dhe gjithandej, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë indikator, predikator dhe faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

E shtata: Jetën ose botën e njohur shkencore, intelektule, profesionale ose intelegjente, gjithëmonë e dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi, ashpersimi dhe tensionimi permanent i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme shkencore, intelektuale, profesionale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të personit ose individit. Dhe, kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë në formë krizash të rënda akute ose kronike me pasoja të paparashikuara për personin ose individin e ditur ose intelegjentë.

E teta:  Në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe intelegjenca e kombit, respektivisht, elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë mediokritetëve ose antivlerave të ndryshme.

E nënta: Aty janë edhe njerëzit e fortë të shtetit dhe pushtetit që kanë ndikime, influenca, reflektime ose interferime të fuqishme në qarqët, strukturat, superstrukturat ose elitat e ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore dhe të tja. Sidomos në rrjetët, degëzimët, rrethet(qarqet), proviniencat ose reminishencat e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët që e bëjnë akoma më tëvështirë jetën dhe botën e njerëzve intelegjent.

E dhjeta: Njerëzit e ditur ose me intelegjencë të lartë, në radhë të parë e kanë për qëllim paraqitjen ose prezantimin e globalitetit ose universalitetit të tyre gjenial ose intelektuar në individualitetit. Gjegjësisht, të individualitetit ose eksluzivitetit të tyre gjenial ose intelegjent në globabalitet ose universalitet. Këtu zatën ndodhën të fshehura ose maskuara edhe "sekretët" e ndryshme të dihotomisë së zorshme ndarëse ose identifikuese në mes gjenialitetit, budallallëkut, paranojës, skizofrenisë, psikopatologjisë dhe kështu me radhë. Mbase, në egot, alteregot, antiegot ose superegot e ndryshme iracionale ose negative të personit ose individit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat