“Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla kanë bërë listën për të vrarë komandantët”

Opinione

“Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla kanë bërë listën për të vrarë komandantët”

Murat Jashari Nga Murat Jashari Më 4 maj 2017 Në ora: 10:04
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Murat Jashari, i njohur për rolin e tij tek organizata “Syri i Popullit”, e cila synim kishte eleminimin e krerëve më të lartë të shtetit, të cilët konsideroheshin si tradhtarë, ka goditur presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe anëtarët e ish-partisë së tij, PDK-së.

Jashari, që është vëllai i Ismet Jasharit – komandant “Kumanovës”, i cili po vazhdon të qëndrojë në paraburgim më vendim të Gjykatës së Apelit, për veprat penale Hakmarrje në tentativë dhe Mbajtje nën pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve, ka dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot” mbi 50 letra. Këto letra, gazeta “Bota sot” nga sot e tutje do t’i publikojë me vazhdime.

Në këto letra, Jashari që dikur ishte anëtar i Programit të LPK-së, (për popull, çlirim e Atdhe), bashkë me Xhavit Halitin, e ka quajtur presidentin Thaçi “Esat Pashë Toptani 2”.

Ai ka thënë se Thaçi bashkë me Ramë Marajn i kanë vrarë aktivistët e LDK-së.

Gazeta “Bota sot” do t’i publikojë në vazhdime letrat e tij:

(Letër për studim, prej ekspertëve që e njohin mirë Testamentin e Nostradamusit).

Për ata/ ato që i njohin mirë katër librat e shenjtë!

 Për Teologët e mirëfilltë!

Për pishtarët e mirëfillt!

Të analizojnë e studiojnë këtë Letër fenomenet dhe të japim mendimet kritike positive!

Intelektualët e mirëfilltë kombëtar e ndërkombëtar të japing mendimet e tyre kritike!

Recensime prej kritikëve letrar!)

Njoftim dhe sqarim!

E dashur Rini e artë shqiptare

I dashuri populli liridashës shqiptar!

Të nderuar dhe të respektuar ju mjete të informimit, të shkruar dhe elektronike shqiptare!

Të Martën, më 11 Prill 2017, Gazeta “Bota Sot” ka botuar shkrimin e Albulenë Muji, me titull “Syri i Popullit”, pjesë e shërbimeve të huaja, sekrete”

Organizata, Lëvizja “Syri i Popullit, është formuar prej Opangës së Popullit shqiptar!

E Mërkurë, 02 Tetor 2002, ora 03:00 me Urdhërin e 28-të të ZOTIT të Marëdhinshmit, nëpërmjet Ungjëlleshës ( Mologes) Drita, më kanë ardhur këto Këshilla:

Image
Letrat e Murat Jasharit të dërguara në redaksinë e gazetës "Bota sot"

Të formojë organizatën, Lëvizja “Syri  i Popullit”!
Organizata “Syri i Popullit” duhet ta ketë
Shtabin Qeveritar prej trembëdhjetë (13) anëtarëshe! (Nji ma tepër jehuohtë kanë e kanë formuar shtetin)
Gjashtë (6) anëtarë duhet të jenë Grupi operativ!
Shtatë (7) anëtarë duhet t ëjenë të Grupit Politik
Grupi Opertativ me Grupin Politik nuk të njihen!
Ndërmjetësues i këtyre dy (2) Grupeve duhet të jesh ti!
Përgjegjësat e sektorëve të Shtabit Qendror duhet të kenë zëvendësa!
Zëvendësat duhet të kenë zëvendësa!
 Duhet të ketë përgjegjësat të Grupeve Guerile!
Përgjegjësat e Grupeve Guerile dhe anëtarët e Grupeve Guerile duhet të kenë zëvendësa dhe këto të fundit, most ë njihen ndërvehte! Most ë dinë se jemi anëtar të Lëvizjes!
Mbrenda gjashtë (6) jonëve duhesh ti zgjedhës katër fëmijë, djelmosha dhe një sokoleshë të tri kategorive, të dala prej tri  (3) luftërave të fundit çlirimtare!
E martë, 26 Nëntor. 2002, ora; 05:00 (1) te varri i të shenjtit Adem JASHARI, të sillemi gjashtë (6) herë rrethë varrit të të Madhit dhe mbi varrë venë Flamurin Kombëtar Shqiptar dhe Betohemi!

Urdhërinë e Madhërishmit ZOT e kryjeta si është më mirë”

Image
“Esat Pashë Toptani 2 (Hashim Thaçi) me Ramë Marajn kanë vrarë politikanët e LDK-së”

Pse u formuar Lëvizja “Syri i Popullit”?!

Duke e parë se nga viti 1991 populli shqiptar me vehtën e vetë po formonë kastë mafio-politiko- ekonomike!
Duke parë se kjo klasë (hartë) mafio- politiko- ekonomike nuk ka të ndaluar dhe nuk po ngrihen!
 Duke e parë se kjo hartë, e ka mbërthyer dhe hapë shtetin në të gjitha segmented (Shqipëri)!
Duke parë se kanë plaçkitur Buxhetin e shtetit dhe thesarin e shtetit (Shqipëri) dhe po vazhdojnë në pa kufi!
Duke parë se sistemi i Drejtësisë nuk funksionon (Shqipëri).
Duke e ditur dhe më parë se në trojet shqiptare, të votuarit nga populli, asgjë nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë për popull, por vetëm po pasurohen.
Duke e parë se si “udhëheqësit” dhe “komandantët” e këtyre tri luftërave të fundit çlirimtare, po pasurohen dhe për popull fare nuk po mendojnë.
Duke e parë se tri kategoritë e dala nga lufta dhe popullin e kanë lënë në mëshirën e Zotit.
Duke e parë se popullit ia kanë vrarë dinjitetin dhe krenarinë.
Duke e parë se janë korruptuar dhe kanë krijuar, zhvilluar e rritur krimin e organizuar.
Duke e ditur se kanë hipoteka të së kaluarës.
Duke e ditur se serbtë popullit shqiptar të Shqipërinë i ka emëruar “Albanci” dhe shqiptarët nën pushtimin serb e Jugosllav i kanë pagëzuar “shiftari”.
Duke e ditur se mbas luftës më në krye Esat pashë Toptani, mec serbët popullit shqiptar i kthejnë “Kosovën” dhe kjo hartë po e dojnë sa më shumë ta largojnë popullin shqiptar të Kosovës prej Shqipërisë.
Duke e ditur se Esat pashë Toptani 2 (Hashim Thaçi) ka qen e gjakë serb.
Duke e ditur se Esat pashë Toptani  2 ( Hashim Thaçi ) është më i rrezikshëm se Esat pashë Toptani 1.
Duke e ditur se Esat pashë Toptani 2, ka denoncuar në UDB- Nuredin Ibishi bazë e ku gjendet udhëheqësi politik i Lëvizjes që ishte pro bashkimit me Shqipërinë, Afrim Zhitia dhe Fakri Fazliu.
Duke e ditur se Esat pashë Toptani 2, UDB, më fillim të viteve të 90-ta i krijojnë rrethanat të zgjidhet Kryetari i Studentave të Universitetit të Prishtinës.
Duke e ditur se UDB e nxorri në Perëndim ti bëhet krahë Xhavit Halitit me c’o ta marrim udhëheqësinë e LPK-së.
Duke e ditur se Esat pashë Toptani 2 është shumë gënjeshtarë dhe shantazhues.
Duke e ditur se si e mashtruan kryetarin e Fondit të shenjtë të UÇK-së,, Vendlindja  Thërret, Jashar Salihu dhe e morrën atë.
Duke e ditur se si i vrajtën dhe i denoncuan te UDB anëtarët e Shtabit Qendror të UÇK-së.
Duke e ditur se katërsha, mafia e “Drejtorisë Politike” e UÇK-së, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla kanë bërë listën për ti vrarë gjithë komandantët që janë për Kosova ti bashkohet Shqipërisë.
Duke e ditur se kjo katërshe dhe të tjerë, compania e tyre, për me ardhë me çdo kusht në maje të pushtetit ishin në gjendje të bëjnë luftë civile.
Duke e ditur se Esat pashë Toptani 2 me do dhe me Ramë Marajnë kanë vrarë politikanët e LDK-së.
Duke e ditur se Esat pash Toptani 2 ka dekonspiruar mbledhjen e UDB mbledhjen Konsultative që është mbajtur në Korçë (Prill 1993) dhe gjitha mbledhjet tjera të përgjithshme të LKP-së, UDB-së.
Duke e ditur se për interes të vetin, të gjithë  i tradhëton dhe Amerikanët!
Duke e ditur se nëpërmjet Firmës ORLLATI (Lazanjë- Zvicër, pronar shqiptar) në vitin 2014- 2015 kanë ndreçur 680 banesa.
Duke e ditur se paret e pista të tij punuar nji firme në Gjermani, Austri e Kosovës (ndërtimtari).
Duke e ditur se Esat pashë Toptani 2 me para ia ka kaluar edhe Behgjet Pacollit, është bërë milioner.
Duke e ditur se me SHIK-un e tij kanë mbërthyer e gjithë Kosovën.
Duke e ditur se Esat pashë Toptani 2 me do e kanë kapur shtetin në të gjitha postet dhe popullit ia kanë marrë ajrin e freskët.
Duke e ditur se me Esat pashë Toptanin 2 populli i Kosovës nuk mundet të shkojë më larg se Mali i Sharrit e Bjeshkët e Nemura.

Vijon…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat