Kënga e Eurovizionit, vota politike

Opinione

Kënga e Eurovizionit, vota politike

Nga: Sherif Ramabaja Më: 14 maj 2017 Në ora: 15:35
Sherif Ramabaja

Më me dëshirë do ta kisha pritur kualifikimin dhe pjesëmarrjen e përfaqësueses shqiptare Linda Halimit, po pasi e shikova natën finale desha të shkruaj për një fenomen tjetër. Me vite të tëra rregullisht përsëritet se ky festival i muzikës më tepër është shndërruar në ngjarje politike se sa në realitet ka të bëj me muzikën. Vitet e fundit Gjermania mundohet t'i hulumtojë shkaqet se pse pjesëmarrësja e tyre po mbetet pa asnjë poen. Ose si është e mundur që mbrëmë gjithsejt vetëm 6 poena i morën duke numëruar edhe votimin e shikuesve. Levina, përfaqësuesja simpatike gjermane, ka shpresuar më tepër. Në fund e zhgënjyer kishte shpërthyer në lot. Të nesërmen në mediet gjermane vërehej ajo e përlotur. Ajo ishte plot shpresë se do ta ndërrojë bilancin negativ. Krejt kah fundi ajo i mori poenat e parë prej Irlandës dhe në fund tri pikët e shikuesve dhe përfundoi në vendin e parafundit. Në deklaratën e saj falënderoj Irlandën dhe e dëshpëruar tha „Nëse vazhdojmë kështu me nga tri pika, në 25 vjetët e ardhshme do të arrijmë te vendi i parë“.

Reporteri gjerman asnjë moment nuk kritikonte ose nuk deklarohej se po i bëhej e padrejtë gjermanise, po qeshte kur fillonte ndarja e pikave. Pak a shumë dihet, kush prej kujt, sa do të merr. Zakonisht shtetet fqinje i dhurojnë njeri – tjetrit shumën më të madhe të pikëve. Të bien në sy padyshim se shtetet sllave pikët i ndajnë mes vete. Kjo është bërë praktikë dhe askush nuk ankohet për këtë çështje. Kjo është e drejtë e secilit shtet se si vendosë, po vlerat muzikore në këtë rast dëmtohen. S'ke se ç'bën derisa nuk vendoset ndryshe për ta mbrojtur vlerën e jo simpatitë politike. Është vërejtur se gjermanët presin më shumë prej fqinjëve, po si duket xhelozia është e madhe ndaj tyre dhe përfundojnë duarthatë.  

Levina kësaj radhe plot energji e bukur dhe simpatike, kishte një këngë që kishte fituar në Gjermani në një konkurrencë mjaft të fortë. Në fund nuk e kishte menduar një debakël të tillë, po kishte shpresuar se do të fitonte së paku një plasman solid.

Votat e jurisë shqiptare

Komisioni i jurisë shqiptare duhet të vendosë ashtu si ata vetë e parapëlqejnë ndarjen e votave. Zakonisht edhe ata të shumtën e rasteve votojnë më tepër për fqinjët. Më së shumti vota nga shteti shqiptar i merrnin Greqia, Italia, Maqedonia etj. Kësaj radhe 12 pikët, qe është maksimumi i mori Italia, që është në rregull. Më tepër kjo çështje është shndërruar në interesa politike  dhe ne pritnim se sa pikë do t'i marr Gjermania nga shteti shqiptar. Në fund  mbetem të zhgënjyer se si ndodhi ashtu, Gjermania nga ne s mori asnjë pikë, edhe pse  shqiptarët Gjermaninë e konsiderojmë  aleatin tonë kryesor në Evropë. Vlerësuan Shqiptaret muzikën, apo?!

Rivaliteti në Evropë ndaj gjermanëve është mjaft i madh. Këtu janë në pyetje edhe rrethanat ekonomike edhe ato politike. Gjermania është shteti që më së shumti lufton për ruajtjen e EU – së, stabilitetit ekonomik dhe politik në kontinent. Gjermania më së shumti i kundërvihet ekspansionit rus dhe mundohet më së shumti ta stopoj.

Që këtij Festivali Evropian Muzikor po i jepen ngjyra politike u vërejt edhe me ndalesën nga ana e Ukrainës për përfaqësuesen ruse. Ajo pak ditë para se të fillonte Kënga e Eurovizionit kishte kënduar para ushtarëve rus në Krimenë e pushtuar nga rusët, që Ukraina e mori si provokim. A do të vijë koha që të vlerësohet muzika e jo...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat