Ftohje e mëtutjeshme e marrëdhënieve Gjermani – Turqi

Opinione

Ftohje e mëtutjeshme e marrëdhënieve Gjermani – Turqi

Nga: Sherif Ramabaja Më: 16 maj 2017 Në ora: 21:08
Sherif Ramabaja

Dje një delegacion i Bundestagut Gjerman kishte tentuar për ti vizituar ushtarët gjerman të vendosur në Incirlik të Turqisë. Turqia ua kishte ndaluar hyrjen  dhe reagimi gjerman ishte i ashpër ngase si aleat në NATO do të duhej të kishin një bashkëpunim të frytshëm kundër gjithë asaj se ç'po ngjet në vendet Arabe. Kryeministri turk Jildrim sot iu drejtua Gjermanisë me ultimatum: "Të vendos Gjermania, ose miqësi me ne ose me puçistët". Nëse do Gjermania miqësi me ne duhet t'ia dorëzoj puçistët shtetit turk dhe ta ndaloj përkrahjen për organizatën kurde PKK ( Partia Komuniste Kurde ) siç tha ai.

Gjermania organizatës kurde PKK ia ka ndaluar veprimtarinë në Gjermani qe disa vite dhe po ashtu anëtarët e saj i ka ndjekur , burgosur dhe dënuar edhe me burg. Oficerët ushtarak, pas puçit  vitin e kaluar në Turqi, që kanë qenë të stacionuar në garnizonet e NATO, nga frika nuk kanë dashur të kthehen në Turqi. Ata kanë paraqitur kërkesë për azil dhe pas shqyrtimit të kërkesës shumicës  u është pranuar azili. Turqia tash po të njëjtit po i akuzon si bashkëpunëtorë të puçistëve. Ata në deklaratat për opinion kanë deklaruar se nuk ishin pjesë e puçistëve dhe s'kishin fare të bënin  me revoltën e organizuar. E vetmja frikë e tyre është se duke parë , diferencimet, ndjekjet, burgosjet, largimet nga puna , gjuha e urrejtjes për ata që s´mendojnë njësoj si Erdogani ,do të pësonin në burgje. Reagimi gjerman pas puçit ishte se Erdogani duhet  të veproj me mendjen e logjikës dhe të ndal represionin ndaj një pjese të popullit të vet. Të mos i largon nga puna intelektualet, profesorët universitar, akademikët, mësuesit, gjykatësit dhe sidomos ti ndal ndjekjet dhe burgosjet ndaj gazetarëve. Këtë reagim e kishte edhe EU -ja.

Sultan Erdogani spat të ndalur derisa e organizoj edhe referendumin në prill të këtij viti dhe  pushtetin e mori të tërin në duar të veta. Tash ai vetë emëron dhe shkarkon ministra pa pyet as ligj e as kushtetutë. Synimi tjetër i tij është ta kthej ligjin e dënimit me vdekje dhe të shpallet Sulltani i Bosforit. Për EU – në as që do të dëgjoj, po nuk dihet se si do ti ecin punët me ekonomi.

 Turizmi si një degë e rendësishme  ekonomike i ka dështuar, pastaj monedha , lira, po ashtu ka pësuar zhvleftësim të madh. Investitorët dalëngadalë  ia kanë kthyer shpinën Turqisë. Një shpresë akoma e mbanë tek aleanca me Rusinë po edhe Rusia ballafaqohet me të njëjtat probleme.

Erdogani ndihet akoma superior vetëm në Ballkan, që e konsideron sferë të interesit  dhe ndoshta edhe dalëngadalë si pjesë të Perandorisë Osmane. Metoda e tij dihet, shqiptarëve u premton në njërën anë, serbëve në anën tjetër dhe kështu mundohet ta ruaj balancën e dominimit.

Synimi primar eliminimi i rivalit Gyl

Dikur bashkëpunëtor primar, kurse tash armik numër një. Ndjekjen e ka filluar në Turqi duke përdorur si pretekst organizimin e puçit edhe pse shërbimet intelegjente gjermane kanë vërtetuar se nuk qëndron akuza ndaj Gylenit. Organizimi është kryer nga vetë Erdogani. Ekstradimin e Gylenit nga ekzili e ka refuzuar edhe Amerika si të pabazë. Gyl  ndodhet para vdekjes,  në deklaratat e tij qartë ka theksuar se vetëm një provë sado e vogël po të  gjendet kundër tij  do të dorëzohet  vet. Nuk dëshirojmë që Gylin ta marrim në mbrojtje sepse edhe ai po të njëjtat pikëpamje i ka si Erdogani , si për organizimin shtetëror dhe fetar, por ndoshta  është më perfid .

Erdogani përmes ambasadorit të tij në Shqipëri i ka shpallur luftë rivalit të tij. Ai flet në emër të shtetit të tij sikur Shqipëria të iste pjesë e Turqisë. Programi i eliminimit të celulave të Gylenit në Shqipëri thuaja se është i hartuar dhe si duket ai ishte urdhër që filloni me ndekje të menjëhershme. Ne ua hapim shkollat e vërteta premton ai. Për çfarë shkollash e ka fjalën? Me siguri islamike se jo shkolla normale e shkencore. Vetëm pesë medrese i numëroj ai, po në Kosovë e Maqedoni ? Thua se shqiptarët tash e tutje do të merren vetëm me studimin e fesë islame. Gabimi më i madh i shqiptarëve do të jetë nëse vallëzojnë sipas valles turke. Shqiptaret duhet ta paraqesim qëndrimin e vet  dhe  ta mbrojnë pa marr parasysh a i pëlqen dikujt apo jo. Duhet te  jenë zot të shtëpisë se vet dhe tua ndalin veprimtarinë në trojet shqiptare që të dyve. Shkollimi, kombi  dhe përparimi i ynë është Evropa e jo Turqia. Ky polarizim në shtetin turk do merr fund një ditë, po si nuk dihet, o me paqe o me luftë qytetare, siç e kanë zakon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat