“Komandantat bashkë, veç Ibrahim Rugova me pas qenë gjallë kish mujt m'i 'rrëzu'”

Opinione

“Komandantat bashkë, veç Ibrahim Rugova me pas qenë gjallë kish mujt m'i 'rrëzu'”

Nga: Kimete Berisha Më: 17 maj 2017 Në ora: 11:35
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook ka komentuar arritjen e koalicionit mes PDK-së me AAK-në dhe NISMA-n. Sipas saj, tashmë komandantët janë bërë bashkë dhe vetëm Ibrahim Rugova me qenë gjallë do t’i rrëzonte.

“Veç Ibrahim Rugova me pas qenë gjallë ndoshta kish mujt m'i 'rrëzu' të gjithë përnjëherë, në pako! Se përndryshe, s'ka kush ju hyn në mes. Kush u del përpara këtyne! Këta e fituan luftën, e s'po i fitojnë zgjedhjet. Plus që me lyp puna, disa prej tyre vjedhin edhe vota”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Komandantat, bashkë!

Rrëzoni, n'mujshi!

Veç Ibrahim Rugova me pas qenë gjallë ndoshta kish mujt m'i 'rrëzu' të gjithë përnjëherë, në pako!

Se përndryshe, s'ka kush ju hyn në mes. Kush u del përpara këtyne!
Këta e fituan luftën, e s'po i fitojnë zgjedhjet. Plus që me lyp puna, disa prej tyre vjedhin edhe vota.

Krejt e kanë në dorë.
Dhe pse mos me pas n'dorë, kur munden!

P.S. Vetëvedosje përsëri u tregua fëmijërore, egoiste dhe idealiste, duke qëndruar e vetme në zgjedhje, kurse LDK zgjodhi njeriun që nuk po e njeh as nana jem që gjithë ditën rrin tuj lexu lajme.
Avdullah Hoti mund të jetë njeri i mirë, por ne nuk e njohim, nuk e mbajmë mend një thënie apo një betejë të tij.

LDK e ka pasur Kujtim Shalën, Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin, Anton Çunin etj. që do të shtinin kry' me komandantët, e jo që e ka zgjedhur për kandidat për kryeministër një njeri 'të panjohur' për shumicën e popullit, i cili duket se është kopje identike e Isa Mustafës, i ftohtë, i largët, i trembur, i pasigurtë, joenergjik dhe gati gjithçka çka s'ka qejf popull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat