Dehjet e njohura të natyrës së dashur atdhetare ose vendlindore....!

Opinione

Dehjet e njohura të natyrës së dashur atdhetare ose vendlindore....!

Nga: Agron Shabani Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:38
Agron Shabani

Sa të pëlqente dhe kënaqte atëbotë aroma e tyre freskuese. Sidomos ngjyrat e tyre në muajin e majit ose në stinën e bukur të pranverës në qytetin e dashur dhe legjendar rrënzë Cabratit. Aromat e këndshme të luleve dhe harmonia e pashoqe e atyre ngjyrave të bukura atdhetare ose vendlindore që të kënaqnin dhe fascinonin gjithmonë ose vazhdimisht. Ishte vërtetë e mahnitshme dhe tepër fascinante se si krijohej në sfond harmonia e atyre ngjyrave të bukura dhe aq të mrekullueshme. E kuqja me të bardhën, e bardha me të verdhën, e verdha me të kaltërten, e kaltërta me të jeshiltën, e jeshilëta me të portokalltën... Sidomos e kuqja me të zezën që puçëshin ose gërshetohëshin në sfondin e njohur atdhetar ose vendlindor.

Gjithënjë fjala mbi harmoninë e pashoqe të ngjyrave të atyre lulëve të bukura që dikur kishin lëshuar shtat gjithandej atij kopshti të madh atdhetar ose vendlindorë. 

Tek i shikoje i dehur dhe mrekulluar nga aromat dhe ngjyrat e tyre, lulet që kishin shpërthyer nga toka, duke lëshuar shtat si dhe duke u hasdisur aq shumë në atë kopsht të madh atdhetar ose vendlindor: Gjithëmonë sikur të pushtonte një etje dhe dëshirë e madhe për t´i përqafuar dhe për t'u ngopur me aromën e tyre freskuese dhe ledhatuese. Ishin lulet e rinisë ose gjeneratës tonë gjatë atyre vitëve të paharruara të gjimnazit në Gjakovë ...Ku sapo kishim zënë të lëxonim dhe mësonim paksa mbi baletin e yjeve, ansamblin e ngjyrave, puhinë ose polifoninë e lezme të lulëve dhe harmoninë e pashoqe në mes njeriut dhe natyrës së dashur atdhetare ose vendlindore që puçëshin dhe gërshetohëshin vazhdimish në sfond me korin ose simfoninë e atyre lutjeve dhe atyre deshirave tona rinore ose djaloshare që bënin kryq në qiell. Aty ishin edhe bukuria, dashuria, lumturia dhe krenaria që i kishim ose që besonim dhe shpresonim aq shumë se i kishim ose do i kemi dikur...Një Ditë...!

Ndërkaq, në sytë e diellit dhe në vetullat e hënës, sikur i skiconim dhe vizatonim si të thuash rrugët e ditës së nesërme. Kjo në një kohë kur të panjourat dhe të papriturat e shumëta misterioze dhe enigmatike të natës së gjatë serbo-bizantine, shpeshherë i linin të pafjalë dhe të patekst agimet ose mengjeset e atëhershme atdhetare ose vendlindore. Ndërkohë që ëndërrat dhe shpresimet e njohura rinore ose djaloshare, kurrë nuk kanë nevojë për dëshmi ose dëshmitar. Dhe, aq më pak për robër të ndryshëm dhe sundimtar të huaj. 

Se këndejmi, terri dhe minxyra e llahtarshme dhe tepër fandaksëse ose deprimuese e natës së gjatë serbiane, pos ëndërrave dhe deshirave tona rinore ose djaloshare, atëbotë i zinin shpesh në "gjumë" ose befasi të ndryshme edhe qirinjtë e ndezur mbi tavolinë të cilët sa e sa herë e kishin djegur dhe kallur vetën për t´iu bërë dritë të tjerëve. Neve pra!

Ndërsa, gotat ose kelqët e ndryshme të jetës i kishim të mbushura plot e përplot nektare dhe eliksire të ndryshme atdhetare ose vendlindore që i ruanim dikund thellë në kopshtim e madh të mendjes, zemës dhe shpirtit tonë. 

Në pasqyrën e shpirtit si dhe në kornizat e syve, atëbotë ishin lulet e bukura nga kopshti i madh atdhetar ose vendlindorë që të përcjellnin dhe shoqëronin në të gjitha portat ose hyrje-daljet e mundshme të jetës. 

Ngjyrat dhe aromat e tyre ishin të mbushura me plotë nektare dhe eliksire të ndryshme. Në flegrat, petalet dhe buzët e tyre ndërkaq, vazhdimisht sikur prehëshin, skicohëshin dhe vizatohëshin në sfond" tabelat e ligjëve" të njohura atdhetare ose vendlindore së bashku me algjebrën dhe alfabetin e lirisë së munguar që kishte zënë të shfaqej pakthyeshëm dikund thellë në hapësirë ose horizont.  

Në buzët dhe mjekërrat e mbajtura dhe mbështetura për ato shpatulla vigane dhe titanike të kombit dhe atdheut, dridhëshin fjalët e pathëna të atyre që i donin lulet e njohura atdhetare ose vendlindore... Dikund me largë tyre ndërkaq, nga thellësitë tokës dhe përpjetë qiellit të sertë atdhetar ose vendolindor, po lindnin dhe lulëzonin Lulëkuqet e njohura të lirisë dhe shqiptarizmës...Kokat krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat