Kup e glup në thesin qeveritar të Zaevit

Opinione

Kup e glup në thesin qeveritar të Zaevit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 maj 2017 Në ora: 14:25
Sulejman Mehazi

Kup e glup të gjitha partitë shqiptare këndshëm e tog u futën në thesin e grisur të LSDM-së së Zaevit. Bravo Zaev, tani të ka mbetur vetëm lidhja e litarit të këtij thesi qeveritar për t'ua ngushtuar mundësitë ideore e vepruese politike Ali Ahmetave, Bilall Kasamave e Zijadin Selave. Që tani lëvizjet politike partiake shqiptare shprehin dyshime dinakërie për marrëveshjen politike nënshkruar në Tiranë. A vëreni lojërat e pista arsyetuese për  hyrje  në qeverinë e Zaevit. Shikoni, të dashur miq, si veprojnë tinëzisht partitë tona, sa lehtë na mashtrojnë.

Në një anë, së bashku, të tri partitë shqiptare kanë firmosur nëshkrimet për të formuar shumicën parlamentare, kurse në anën tjetër bëhen se s'duan të qeverisin e të mbeten në opozitë. Po çfarë mendoni ju Ali Ahmeta, Bilall Kasama e Zijadin Sela se ne hamë barë e s'ju kuptojmë se gënjeni, çfarë mendoni se ne se dimë se juve u shkon lëngu i largjeve  nga goja  nëpër gjoks, bark e teposhtë deri në aletet seksuale për të hyrë në qeveri. Mendoni se ne se dimë se asnjë lesh nuk do bëni për Marrëveshjen Politike Shqiptare. A na lejoni, t'ju japim disa pyetje të bukura, ama të jeni të sinqertë ndaj përgjigjeve tuaja?!

-Po qe se në dorën e djathte e keni shqiponjën shqiptare, në të majtën, femrën e bukur maqedonase, cilën e kishit dashur e marrë?

-Nëse ju ofrojnë dy gjëra: kombin, në njërën anë, milion euroshin, në anën tjetër, cilin apo cilën e kishit dashur e marrë?

-Nëse populli është i varfër e ju të pasur, cilin e kishit dashur popullin apo vetveten?

-Nëse takoni votuesit e varfër, kush do duhej të respektohej e përkulej më shumë, votuesit e varfër para jush, apo ju para votuesve?

-Pasi të gjitha partitë shqiptare do futen në qeveri, përveç dy deputetëve të PDSH-së, si opozitë do mbeten vetëm mediat, opinionistët, analistët që do t'ju kritikojnë ashpër e fortë. Prandaj mos u hidhëroni me ne ju të pozitës qeveritare!

Pasi është vonë e na flihet, pyetjet tjera do t'i lëmë pas formimit të qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat