Greqia i frikësohet fuqizimit të shqiptarëve në Maqedonisë

Opinione

Greqia i frikësohet fuqizimit të shqiptarëve në Maqedonisë

Nga: Asllan Dibrani Më: 26 maj 2017 Në ora: 09:56
Asllan Dibrani

Politika greke  gjithmonë ka qenë  grabitqare ndaj fqinjëve  e posaçërisht ndaj shqiptarëve. Ditët e fundit me  epilogun  e ngjarjeve në Maqedoni, Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias u prononcua për ruajtjen e  Maqedonisë.

Mos të harrojmë se ka që shumë vite ka probleme me mosnjohjen e emrit të Maqedonisë dhe politika greke ishte gjithnjë agresive ndaj Maqedonisë artificiale, por kur është në pyetje  faktori shqiptar,ata kanë ngrit zërin në mbrojtje  e saj!

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias shprehet se është kundër atyre të cilët mendojnë dhe ëndërrojnë për destabilizmin e Ballkanit dhe ndërrim të kufijve.

Pra shihet qartazi se  në këto momente e shpreh friken e ndikimit të faktorit shqiptar  në Maqedoni për shkatërrimin e saj. E dinë mirë greket se është bërë një e pa drejtë nga fuqitë e mëdha ndaj shqiptarëve dhe  me rastin e prishjes së Maqedonisë,grekët nuhatin rrezikun nga shqiptarët.

“Greqia  i dinë shumë mire  si e ka aneksuar Çamërinë shqiptare me terror e dhunë dhe  herë do kur,duhet të bëhen ndryshimet e kufijve në Ballkan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat