Virusi politik serb, është bërë kancer për gjithë boten, jo vetëm për kombin shqiptar

Opinione

Virusi politik serb, është bërë kancer për gjithë boten, jo vetëm për kombin shqiptar

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:09
Ragip Guraziu

Le ta di e gjithë Bota se; Virusi huliganist, çetnik e shovinistë serbë, nuk është tani një virus vetëm për ne shqiptarët si komb, Ballkanin e Evropën, por tani është bërë kancer për gjithë botën e civilizuar, duke u mbështetur edhe nga nëna Rusi, siç e quajnë ata të cilët erdhën nga Karpatet dhe u vendosën këtu në Ballkan, dhe janë que peshë, e për këtë shprehje, populli ka këtë fjalë historike që thotë, si përgjigjeje;'' e hangshin'',kryet-kokën e vetë.

 Vetë prezenca e trupave serbe atje në Veri të Kosovës nuk paraqet tjetër pos rrezikun e sovranitetit të Kosovës, siç e bëjnë të njohur edhe përfaqësuesit e Kosovës.

Me të vërtetë ekziston një plan i mirëfilltë i Serbisë për marrjen e Kosovës Veriore. Këtu ka prova të dëshmuara se Serbia është kundër perëndimit dhe tekstualisht pro ruse, të cilën në çdo situatë e konsulton apo e provokon që të intervenojë, pra ftesës së saj duhet t`i përgjigjet Rusia, e cila na “tregohet” e gatshme të intervenojë, prandaj Serbia i ka keqësuar dukshëm raportet e saja me të gjitha vendet fqinjë.

Se ushtria e Rusisë është në përgatitje të betejës së madhe dhe vendimtare me SHBA-në, në përputhje të Greqisë e të Serbisë, të triat ortodokse, dhe kjo është sidomos një kundërshti ndërkombëtare, që përballë e ka NATO-n, me Bonstillin, në Gjilan e Ferizaj, sepse Franca, që është pjesëtare e NATO-s, mund t`i lëviz gishtat e saj sa andej e sa këndej, por është me Rusinë; ndërsa Anglia është vetë ortodokse e mund të kalojë kah Greqia e Rusia, pa e përmendur Spanjën e Portugalinë, sepse janë të çmendura në budallallëkun e vetme të tyre. As Maqedoninë nuk e harrojnë, të cilën e udhëheqin bullgaro-makedonët e janë me bllokun e lindjes, sado që kur t`i nevojitet asaj është “sllave”, e herë nuk është...

‘’Mençuria është e lindur prej Zotit të Madh dhe dituria me shkolla’’....

Mençuria është e lindur prej Zotit të Madh dhe dituria me shkolla mund t`a stilizojë mençurinë natyrore, por doktor mund të bëhet ai që shkollohet, jo ai që nuk e lënë, e as ai që nuk ia japin këto gjasa e detyrohet të punojë ose edhe të arratiset. Diturinë t`a japin shkolla, institutet, rrethi i caktuar, miqësia dhe shoqëria, por kjo nuk e lejon “t`ia marrë” mençurinë atij që e ka mençurinë dhe “të drejtën” për t`a vënë në spikamë.

Bota veç shqiptarët po i shiqon me një ‘’SY’’, tjetër?!

Armiqtë tonë më rrebtë, Rusia, Serbia e sllavo-makedonët, mund të ndalin pjesët vitale të tokave të cilat kanë qenë dikur tonat dhe janë më të vlershme me pasuritë nëntokësore e mbitokësore; edhe me historinë e vjetër pellazgo-ilire dhe shqiptare, ata i shohin si pjesë të fitimeve të veta dhe vdesin për to; dhe neva na i japin një grusht dhé “për bashkim kombëtar”, por që kanë mbetur gjatë luftërave e gjenocideve historike me serbë e serbo-ortodoks e serbofilë, brenda tyre. Edhe në “udhëheqjen” vendore na i lënë servilat e tyre të na “prijnë”, si prijsa. Kjo nuk do koment më tepër...

Nuk do mend se do t`a lejmë pa e cituar nga media e cila na shkuan se “e parasheh” se SHBA-ja “mund t`a lë Kosovën Veriore nën mëshirën serbe”, si thotë një gazetar amerikan i specializuar për politikat e mbrojtjes dhe profesor i Universitetit të Havardit, z. Thomas E. Ricker, i cili, ndër të tjera e thekson se në muajin mars të këtij viti, Kosova do të përballet me trazira dhe kjo është sipas tij shkaku i testimit të Trumpit...

‘’Pikërisht këto të dhëna të ndryshme, na forcojnë mendimin që të pranojnë të dhënat edhe të tjera nga shypi e portalët e internetit, të cilat thonë se si një “akademik” dhe “Dokor e Profesor” e harron historinë lashtë kombëtare dhe shkon e bashkohet me historinë e fryrë të armikut më famëkeq serb, pa qenë tradicionalisht në tokat tona, të cilët janë Sorbi dhe Surbi, prej Iranit; gënjeshtar të përkryer e falsifikatorë të pafund, të cilëve ne dimë t`u themi Shkja e shkencorisht Kashkai; sipas latinishtes Serpente, që do të thotë GJARPËR. Kush e ka patur këtë pseudonim nga lufta çlirimtare e ka treguar sipas të gjitha gjasave është gjarpër në mes të shqiptarëve; Don Kishoti në mes të Sanço Pançave, i cili do t`a merrte pushtetin; ai që shkon për “darkën e pajtimit” me kryesinë e Serbisë, në Bruksel, ndonëse e thotë se është për pavarësinë e Kosovës; sorvranitetin e Kosovës dhe nuk është për ndarjen e Kosovës Veriore dhe ndërhyrjen ushtarake serbe në Kosovë.’’

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 113 shtete të botës, në mesin e tyre superfuqitë botërore; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Britania e Madhe; Gjermania; Turqia, etj. dhe nuk mund të prishet. Po e marrin një shembull nga Shqipëria e Jonë, prej Mr. Sc. Refik Hasani, se Serbia duhet që t`a njoh pavarësinë e Kosovës; nuk duhet asgjë tjetër që të kërkojmë te faktori ndërkombëtar; të këmbejmë ambasadorë;[19] dhe të rrënojmë murin që e ndanë Mitrovicën Veriore prej Mitrovicës Jugore, sepse është një territor.

Përpjekja serbe shumë shekullore për të zhvatur sa më shumë që të jetë e mundur prej palës së nxënë nën vete, do ta ndihmojë veten e saj me hapjen e kufijve në një luftë që më së shumti e dëshirojnë Rusia, Greqia dhe Turqia, të cilat, nëse fillon lufta, e njollosin tërë botën e njëkohësisht humbin popuj të vegjël, parasegjithash populli shqiptar i Kosovës, nëse nuk arrinë të ketë krahun e djathtë, SHBA-së dhe Ushtrinë e Shqipërisë.

Bashkimi kombëtar vie vetëm nëse serbët i lirojnë përpara trojet e Kosovës Lindore jashtë Republikës së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht, dhe tërë Sanxhakun e Serbisë, etj. e kjo do të ishte një gjest i mirë nga ana e Serbisë, por kjo është ëndërr e jona shpirtbardhë, sepse kemi një përvojë të hidhur se serbët ende jetojnë me mitologjinë e këngëve të veta, të para 400 vjetëve.

Ndërsa pajtimi do të vie në shprehje për etnitë e ndryshme

Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që të ketë qenë objekt i shtypjes nacionale siç ishte populli shqiptar, i cili jeton në trojet e veta autoktone në Kosovë e gjetiu. Mjeti më drastik, përveç shtypjes, terrorit, dhunës, likuidimit fizik etj. ishte edhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb. Kështu, Kosova, edhe pse truall etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e popullsisë që pastaj do të bënte sllavizimin dhe shkrirjen graduale të popullit autokton shqiptar. Serbia gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit të trojeve shqiptare, e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt trajtimi në këtë punim.

Kolonizimi i trojeve në Kosovë është një proces, që pikësynim kryesor i gjithë politikës dhe i makinerisë ushtarake serbe e pastaj edhe jugosllave, në të gjitha periudhat kohore, ka qenë sllavizimi i Kosovës. Ndërkaq, gjatë historisë janë vërejtur edhe oshilime, herë ngadalësim e herë shpejtësim i hovshëm të procesit kolonizues, gjë që varej nga rrethanat politike, ekonomike e shoqërore që ishin të pranishme. Mirëpo, si proces, ai nuk është ndalur asnjëherë.

Për të realizuar sllavizimin e territoreve shqiptare mbi popullin tonë u veprua me masa e me mjete të ndryshme politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato ekonomike e sociale. Masat ishin sa antinjerëzore, aq edhe fashiste e të egra. Ato shkonin nga ato të ngacmimit e të kontrollimit të vazhdueshëm policor, deri tek rrahjet, vrasjet e zhdukjet masive të vendësve.

Për realizimin e qëllimeve pushtuese të kolonizimit të Kosovës me elementin sllav dhe dëbimin e shqiptarëve nga atdheu i tyre, në politikën e tyre antishqiptare ishin angazhuar akademikë serbë, politikanë, shkrimtarë, nobelistë, historianë, ushtarakë madhor, mësues, pedagogë, diplomatë të karrierës, të cilët në bazë të udhëzimeve të kupolës së piramidës shtetërore serbe hartuan projekte, platforma, memorandume, programe, mbajtën tribuna të fshehta e të hapura, u tubuan në konferenca e simpoziume “shkencore”, organizuan tryeza të rrumbullakta në emër të “Serbisë së Vjetër”, çuan mesha drejt qiellit, shenjtëruan ose mallkuan luftëtarët serbë e shqiptarë, shkruan libra e monografi plot mllefe, shpërndanë fletushka me subjekte të trilluara dhe me ngjarje të stisura, me heronj të paqenë, me teza demagogjike që profanonin popullin shqiptare dhe kulturën, moralin dhe traditat e tij shekullore.

Përkitazi me shkrimet dhe deklarimet e tjera antishkencore të historiografisë serbe, nuk mjafton vetëm konstatimi se janë botime jo shkencore. Nuk mjafton të thuhet se nuk meriton me merresh me të. Ky supozim është i dëmshëm, është pacifist dhe i papranueshëm për shkencën e vërtetë. Mirëpo, të gjitha ato shkrime e vlerësime paushallë duhet të argumentohen me gjuhen e fakteve dhe të ndriçohet e vërteta për të kaluarën historike të trevave shqiptare. Për këtë ekzistojnë shumë fakte e dëshmi të dokumenteve arkivore që i demantojnë plotësisht vlerësimet dhe botimet e shumë “studiuesve” serbë por edhe disa të tjerë që ishin nën influencën e shkrimeve serbe.

Le ta di e gjithë Bota se ; Virusi huliganist ,çetnik e shovinistë serb, nuk është tani një virus vetëm për ne shqiptarët si komb, Ballkanin e Evropën, por tani është bër kancer për gjithë botën e civilizuar, duke u mbështetur edhe nga nëna Rusi, siç e quajnë ata, të cilët erdhën nga Karpatet dhe u vendosën këtu në Ballkan, dhe janë que peshë, e për këtë shprehje, populli ka këtë fjalë historike që thotë, si përgjigjeje;'' e hangshin'',kryet-kokën e vetë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat