Të jesh besnik!

Opinione

Të jesh besnik!

Nga: Kimete Berisha Më: 27 maj 2017 Në ora: 21:34
Kimete Berisha

Ata që janë idhnu që nuk janë përfshirë në Lista, duhet me kuptu, se rregulla numër 1 për të qenë pjesë e një grupi, është se duhet të jesh BESNIK.

Askush nuk e do pranë vetes një njeri të dyshimtë, të paparashikueshëm, inatçor dhe krenar, që mund të të lë në baltë, nëse e prek në sedër.
A e do ti për bashkëpunëtor një njeri që të pasigurtë, të parehatshëm dhe intrigant!
Jo!

Edhe nuset kur i zgjedhni, i zgjedhni 'të urta'!
Pra, askush nuk të do, as nuk të fton t'i bashkangjitesh, sepse flet shumë, je krenar, je i drejtë dhe nuk bën kompromise (a duhet të bëje).

Ti je vetëm, i vetmuar, nuk i përket asnjë klani apo grupi, sepse je krenar, individualist, njeri i lirë dhe i pavarur. 
Bën shumë zhurmë.

Nuk mund të jesh i lirë dhe i pavarur duke qenë pjesë e një partie.
Nuk mund të mbetes besnik, duke qenë i drejtë.

Besnikëri do të thotë 'ta heshtësh edhe të keqen' e mikut apo grupit të cilit i përket.

A më mirë të jesh besnik apo i drejtë!
Mendoj se më mirë të bjen të jesh besnik, sepse drejtësia nuk varet nga ti, kurse besnikëria jote varet vetëm nga ti.

Prandaj, unë e kam matur veten, dhe s'kam pranuar të bëhem pjesë e një mendësie, një politike, një grupi.

Sepse e njoh veten. Kur më vjen 'xhallazi' të flas, të shorehem dhe të jem e drejtë njësoj për të gjithë.

Dialektika e të menduarit nuk ma lejon që të bëhem kinse nuk shoh mirë askund, vetëm te vetja.

Besnike ndaj tjetrit jam e sigurtë se mund të isha deri në vdekje, por s'i ti mbetem besnike vetes, kur shpirti më çohet peshë dhe dhe dua të them diçka, e për hirë të grupit apo partisë, nuk e them.

Individualistët mbeten vetëm. 
Vetmia është çmimi më i lartë i lirisë dhe pavarësisë individuale.

Ia vlen!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat