Fushatë monotone. As rrena origjinale nuk dëgjon më

Opinione

Fushatë monotone. As rrena origjinale nuk dëgjon më

Nga: Kimete Berisha Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:50
Kimete Berisha

- Mimoza me ato setra t'mavita, po duket kryeplaka e skenës politike, një politikane e konsumuar dhe e shterur...më bajatja.

- Edita Tahiri as nuk lodhet me lyp vota, krejt çka ka bë deri tash për ta 'promovuar' veten, ka qenë një rast kur duke u mundu me ia 'ftof' jetën njërit të VV ia ka përplas hundëve faktin se 'kurrë nuk ka hyp në jahtë', demek me pas hyp në jahtë kish qenë grua e keqe, e mbasi nuk ka hyp në jahtë është grua e mirë. 
Kjo budallaqe edhe në ashensor të Rilindjes kur ka hyp ju ka duk vetja Zot. Merre me mend me pas hyp në jahtë kjo...çfarë zullumi na e kish ba.

- Shpend Ahmeti sonte po folë shumë për hudrat e Kinës dhe qepët e Egjiptit. Ta krijon ndjesinë se plot xhepat bukë e djath i ka, aq shumë që qenka shnosh e fry barku kah kërset....standardi lartë.

(S'di pse për m'u duk serioz duhet me qenë njeriu më i thatë)

- Arbana Xharra në Drenicë sot ish dukur sikur e ka bërë nevojën e madhe në tlina, aq në zor që ndjehej pranë Mergim Lushtakut. 
E, Kodra nuk shkon te Muhamedi, por Muhamedi shkon te Kodra.

- Hajredin Kuçi tha sot se UÇK-ja është e Drenicës, anipse vet i shkreti është katundar i Pejës. 
Do me thënë, sipas tij, UÇK-ja s'është e Pejës, pra as e Ramushit (as e tij personalisht) por vetëm e Kadri Veselit, përkatësisht, Drenicës.

'Mburrem' që e para e kam 'zbuluar' se Profesor Baltazari është i thjeshtë si pasuli.

- Kadri Veseli i urdhëroi 90% të Drenicës ta votojnë PDK-në (demek mos u habitni ta votoni Ramushin)

- Albin Kurti paska thënë se shteti i ka dy duar. Dora e pushkës është e burrave dhe simbolizon babain, që është ushtria, policia, gjyqësia, prokuroria, kurse dora e tahretit është e grave dhe kështu shëndetësia, arsimi, kultura e kujdesu social duhet të mbeten në duar të grave.

Kishe që femrat kanë ndjenja e s'janë të zonjat me nda drejtësi, me luftu e sende vende, por janë të zonjat me këndu, me vallëzu, me la prapanica, me dhënë mësim, me la tesha, me lidh plagë, dhe me rrogtaru.

Ja çfarë filozofi është Albin Kurti. Ende nuk e pranon se më shumë sot ka burra që ndjehen si gra, sesa gra që ndjehen si burra. 
Ndjenja nuk e përcakton gjininë, ama, lë se s'ja vlen me folë për këto dogma dhe ndarje të profesioneve, sipas gjinisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat