A jeni për t'iu lavdëruar, përkrahur apo kritikuar

Opinione

A jeni për t'iu lavdëruar, përkrahur apo kritikuar

Nga: Islam Fejzullahu Më: 28 maj 2017 Në ora: 14:48
Ilustrim

Fushata parazgjedhore, e cila po vazhdon me një trend neveritës në Kosovë sapo vjen e po bëhet më trishtuese! Unë kam vetëm një pyetje të hapur për të gjithë protagonistet e spektrit politik në këtë fushatë, kryesisht për liderët: Vallë a jeni për t'iu lavdëruar me këtë retorikë, për të cilën po harxhoni kaq shumë kohë dhe energji, por edhe mjete materiale, a jeni për t'u përkrahur në ket fushatë të këtillë, apo për t'u kritikuar?

Sipas mendimit tim, në këto ditë çfarë ju i ofruat popullatës së Kosovës në fushatë parazgjedhore është për çdo kritikë, retorika e juaj dhe vrazhdësia e juaj kryesisht kundër njëri-tjetrit dhe kundër subjektit tjetër nuk don koment, por mendoj se nuk meriton as përkrahje! Koha të cilën po e shpenzoni dhe mediat të cilat po iu japin hapësirë për t'u dëshmuar se cili do eksponohet dhe ekspozohet më i vrazhdë ndaj tjetrit, mendoj se i keni kaluar të gjitha limitet, normat etike e njerëzore. Ku janë temat për programet me të cilat do e bombardoni popullin apo mashtroni sikur herave tjera se si do qeverisni, sa vende pune do hapni, apo jeni të ketillë sikur deri tani? Tu mbetet në ndërgjegjen tuaj liderëve politikë për retorika të këtilla me të cilat po dëshmoni se të vetmin cak dhe qëllim keni kapjen e pushtetit. Ti mbetet popullit që më në fund t'i vë gishtin kokës dhe të distancohet nga retorika të tilla, ofendime, akuza, fyerje ndaj njëri-tjetrit dhe në fund të vendosin ku do vënë besimin (votën)? Zoti e shpëtoftë kombin shqiptar dhe prijësit i drejtoftë në rrugë të mbarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat